E premte, 24.05.2019, 02:51 AM (GMT+1)

Editorial » Saro

Vangjush Saro: Pozitë-Opozitë, fyellit në një vrimë

Mënyra se si vazhdon të sillet opozita shqiptare, opozitat në tërësi, është e njëjta për gati një çerek shekulli. Le të kujtojmë se në deklaratat për shtyp të drejtuesve të opozitave të çdo kohe, gjithnjë ka qenë në krye të radhës zelli për të mohuar çdolloj arritjeje...

Vangjush Saro: Ikja e një prozatori të spikatur

Komuniteti i shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë humbi këto ditë një nga prozatorët e spikatur të letërsisë për të rritur dhe të asaj për fëmijë e të rinj, Petraq Zoton. Mes nesh, nuk është më autori i librave “Gjahu i së dielës”, “Verka” dhe “Burimi i drerit”, fituesi i çmimit “Pena e argjendtë” dhe i një ...

Vangjush Saro: Përtej një pikniku tradicional

Në kulturën dhe traditat shqiptare, sidomos të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në diasporë, koncepti i piknikut nuk është thjesht ai i një shëtitjeje në natyrë, ndonjë sofër e shtruar, pak muzikë, e kështu më tej. Pikniku, si koncept dhe si akt, vjen nga kohë të largëta, pse jo të vështira...

Vangjush Saro: Arsim profesional, stop retorikës

Në këto kohë që në Shqipëri duket se ka “mjegull” më shumë se kurrë, me ikje të vazhdueshme nga vendi, me shkëmbime akuzash e mërish politike tashmë të bëra bozë, me banalitete që do ta lodhnin edhe atë më harbutin e të tjera këso, më tërhoqi vëmendjen një nga temat e cekura gjatë një vizite...

Vangjush Saro: O(h)pozita!

Afrimi i zgjedhjeve vendore, po shpalos edhe njëherë me intensitet huqet e vjetra dhe prirjet e turbullta të partive politike dhe të drejtuesve të tyre, të vjetër e të rinj, (gjë në të cilën asfare nuk kemi parasysh moshën fizike). Nëse nuk e rëndojmë pritshmërinë e lexuesit të nderuar për këto radhë...

Vangjush Saro: Kohë për kameleonë…

Një emër i nderuar, ai i Gjergj Bojaxhiut, po lakohet mjaft këto kohë. Zgjedhjet vendore e kanë risjellë edhe njëherë në publik problemin e karakterit dhe mendësisë së politikanëve shqiptarë. Duke parë interesimin e disa mediave dhe qarqeve qytetare për këtë emër...

Vangjush Saro: Nga tutela dhe moralizimet...

Ndërsa lexojmë e rilexojmë letërsinë më të mirë të krijuar në kohëra, vetvetiu na bëjnë përshtypje: rrëfimi i veçantë, thurrja e pamërzitshme e ngjarjeve, forca imponuese e tekstit, vizatimi organik i personazheve, etj. Dhe themi me vete se pikërisht për këtë, ato vepra na pëlqejnë, ndonjëherë ...

Vangjush Saro: Dy poetë në trajektoren e fatit (2)

Nëse vendos të rimarrësh një shënim, kjo do të thotë se lënda që ke ndër duar, prapë të jep mundësi të thuash diçka. Edhe pse nuk ndërhyn dot në imazhet e fatit (artistik). Jam i ndërgjegjshëm ndërkaq, se në ndonjë nënvizim a detaj të pjesës së dytë të këtij shënimi, mund edhe të cek në...

Vangjush Saro: Pse kaq e palumtur Shqipëria!

Dy çika vend dhe na e merr lumi; në të gjitha kuptimet. S’jemi në gjendje ta mbajmë, ta mbrothësojmë. Por nga llafet dhe zënkat s’heqim dorë. Si tha ai i mënçuri, që dinte ç’do të thotë ekuilibër dhe qytetari: “Shqipëri, të kam… ndjerë, s’të kuptova asnjëherë…” Ndoshta përmbytjet e këtyre ditëve dhe ...

Vangjush Saro: Sa do vazhdojnë rrëfimet e Bllokut

Kohë pas kohe, e shkuara ngrihet dhe zë kryen e vendit në median shqiptare, në letra, në debate gjithfarësoj, në dëshirën për të sulmuar përpjekjet aktuale për mirëqenien dhe qetësinë e qytetarëve shqiptarë, patjetër edhe në jetën e tyre të përditshme, me gjithë ngarkesat apo ...

Vangjush Saro: Letrat shqipe, në hall…

Duke parë se çfarë ndodh dita-ditës në Shqipëri dhe në përgjithësi atje ku shqiptarët përpiqen të krijojnë letërsi dhe art, të bëhet se e gjithë kjo është një punë në… erë. Me të vërtetë, letrat shqipe sot janë në një gjendje të tillë, që vështirë se mund të pozohen ose paraqiten në një dimension bindës...

Vangjush Saro: Vodevili i dosjeve

Këto ditë, për të disatën herë, në mjediset shqiptare, përfshi edhe mediat, shoqërinë civile dhe politikën, është hapur sërish debati për hapjen e dosjeve; ato të ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo është një histori e vjetër, një plagë e hershme, një dramë, sipari i së cilës dikur duhet të ulet...

Vangjush Saro: Kodi i vjetër i patetizmit

Ndonjëherë, qasja në disa tema sociale delikate, është më shumë se e domosdoshme. Kohët e fundit, na duket se jo vetëm mendjemadhësia, kapadaillëku, gjaknxehtësia dhe provincializmi - të meta që i kemi analizuar edhe më parë - janë të vetmet dukuri e cilësi që për fat të keq i “frymëzojnë” ...

Vangjush Saro: Një “lutje” për institucionet shqiptare

Është bërë e zakonshme; sapo ndodh ndonjë ngjarje e rëndësishme, njerëzit vihen sakaq në garë me njëri-tjetrin në lidhje me qëndrimet që duhen mbajtur, madje shpesh duke bërë edhe median, edhe gjyqtarin, edhe prokurorin; e kështu më tej. Ka një përfshirje të të gjithëve në të gjitha...

Vangjush Saro: Piknik shqiptar në Vankuver

Një ditë e veçantë, e përcjellë me një sërë aktivitete dhe shumë dashuri nga shqiptarët në Cresent Park, pranë White Rock, (Greater Vancouver Area). Veprimtaria përkoi me atë që këtu e quajnë Dita e Punës. Shoqata Shqiptare "Eagles Land" BC (Provinca British Columbia - Kanada) kishte...

Vangjush Saro: Histori me miliona dhe milionerë

Edhe pse prodhohen skena dhe lajme të "gëzuara", si ai nga Samiti i Berlinit, që gjithsesi duhet ta përcjellim me shpresë, skena shqiptare e ekonomisë dhe protagonistëve të saj, ka kaq shumë hije dhe paqartësi. Ndjek shpesh një emision të quajtur "Dragons' Den"...

Vangjush Saro: Precedenti i gradës zero...

Vjedhja monstruoze në Bankën e Shtetit, për çka po flitet e do të flitet gjatë, në një vështrim, ishte një përpjekje e dëshpëruar për ta trazuar vendin dhe për ta kthyer atë në nivelin zero; jo thjesht nga pikëpamja e sigurisë financiare, por edhe në kontekstin e mungesës së shtetit...

Vangjush Saro: Kakofonia ekonomike

Në një tragë paralele me shumë probleme të politikës së sotme shqiptare dhe asaj të trevave ku jetojnë shqiptarë, edhe rrokëpuja e kakofonia ekonomike është një realitet në vendin tonë. Asnjëherë nuk e ditëm çfarë na mungon, çfarë do të na duhej më shumë, përse fundja gjendemi pareshtur ...

Vangjush Saro: Çerek shekulli reforma...

Prej të paktën 23 vitesh, në Shqipëri sajohen dhe pastaj (bëhet sikur) zbatohen dita-ditës reforma gjithfarë. Së paku, kështu i quajnë. Reforma. Por, gjithnjë është mirë të fillohet me atë që do ta quanim "Marrëveshja e fjalës". Ndryshime cilësore e të domosdoshme në të gjitha fushat dhe...

Vangjush Saro: Fryma e OJF-ve, si sundim

Ajo çka ndodhi këto ditë në atë gjysmëproteste, kur ministri Erion Veliaj iu drejtua dikujt në një mënyrë të padenjë për emrin e tij, më risolli edhe njëherë në mendje idenë se njerëzit e OJF-ve kanë kontribuar edhe ata, me ç’kanë mundur, për ta bërë lëmsh këtë vend. E them haptazi, kam menduar...




Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT

Leter Lajmeruese