Blerim Latifi: Vushtrria, 1671 dhe 2026 - Historia që po përsëritet

Viti
1671. Dioqezën e Shkupit e viziton Shtjefën Gaspri. Ai ka për detyrë të hartojë
një relacion për Romën mbi gjendjen e katolikëve në këtë dioqezë, e cila
përfshinte territoret që sot janë Kosova dhe Shkupi me rrethinë.
Në
Prishtinë, ai mëson se katolikët e mbajnë meshën në fshehtësi të plotë, në
shtëpi private, duke vendosur një roje jashtë për të lajmëruar në rast se
shfaqen turqit.
Në
Vushtrri gjen të njëjtën gjendje. Katolikët atje luten fshehtas në një shtëpi
private. Për kishë as që bëhet fjalë. Ndërkohë, kambanat e kishave ortodokse
dëgjohen fort nga Graçanica në Pejë.
Kanë
kaluar shekuj nga ajo kohë e errët. Perandoria Osmane ka 114 vjet që ka vdekur.
Edhe sundimi gati njëshekullor serb ka përfunduar. Kosova thuhet se është shtet
i lirë, demokratik dhe proevropian, por ja që në Vushtrri, atyre pak katolikëve
të deklaruar u ndalohet të kenë një kishë të tyre në një katund të saj, ashtu
siç u ishte ndaluar në vitin e largët 1671.
Kushtetuta
e Republikës së Kosovës e garanton lirinë e besimit, e kjo liri, mes tjerash,
nënkupton edhe të drejtën për të pasur tempuj fetarë. Kjo e drejtë garantohet
edhe në situatat kur ekziston edhe një individ i vetëm i një feje të caktuar.
Por
nejse, çfarë po flas edhe unë. Po i referohem Kushtetutës së Kosovës, e cila,
nga dita në ditë, po kthehet në një copë letre të pavlerë, në sirtarët e një
shteti të cilin askush nuk e merr më seriozisht, përfshirë edhe ata që dje
ndihmuan me armë e diplomaci në krijimin e tij.
_________
Shihe
magarin me çka merret: gjithqysh me gjetë diku diçka që t’i bindë shqiptarët me
fillu me u martu brenda lidhjes familjare.
Një
ditë, krejt ky imoralitet e primitivizëm ka me kalu, ashtu siç zgjohemi prej
një ëndrre të keqe, dhe kemi me u ndi të turpnum për faktin që e lejuam me ndodhë
mes nesh.

_________
Afganistani
ka rreth 43 milionë banorë. Sipas informacioneve të WFP-së, rreth 14 milionë
afganë përballen me uri akute. Vdekjet nga kequshqyerja dhe mungesa e
shërbimeve shëndetësore janë bërë përditshmëri. Një komb i tërë i dënuar në uri
dhe sëmundje.
Kështu,
talibanët tani po kërkojnë që SHBA-ja të rikthehet, të rivendosë marrëdhëniet
diplomatike dhe të hyjë me investime ekonomike në Afganistan.
Sepse
ekonomia nuk mbahet me dokrra ideologjike e religjioze. Por mençuria është që
kjo e vërtetë e thjeshtë të kuptohet para se të ndodhë katastrofa, sepse pas
katastrofës ajo nuk ka më asnjë vlerë.


