Blerim Latifi: Arbëreshët ruajnë gjuhën dhe shpirtin shqiptar prej shekujsh

2h më parë

Prof. Blerim Latifi:

Një fotograf shqiptar në Itali u ndal për të fotografuar dy ushtarë që po bënin roje para një ndërtese. Gjatë bisedës me ta, ai mbeti i habitur kur kuptoi se njëri prej ushtarëve fliste shqip rrjedhshëm.

I surprizuar nga shqipja e tij, fotografi e pyeti se sa vite kishte që jetonte në Itali.

“Kam lindur këtu, jam arbëresh”, iu përgjigj ushtari.

Ai më pas i tregoi se jeton në një fshat arbëresh në Itali, ku njerëzit e tij vazhdojnë të ruajnë me përkushtim gjuhën shqipe, këngët tradicionale dhe veshjet e trashëguara brez pas brezi.

Popujt kanë arkiva dhe muze ku ruajnë shenjat e gjurmët e së kaluarës së tyre. Ne kemi një arkiv të gjallë, që na tregon se cilët ishim këtu e 500 vite më parë: arbëreshët.