Blerim Latifi: Barbarë të maskuar si liberalë dhe barbarë të sinqertë

Liria
e besimit është një nga kategoritë themelore të kushtetutave të shteteve
demokratike dhe liberale.
Kuptimi
i saj është më i gjerë sesa thjesht e drejta për të pasur një fe.
Të
kesh një fe është e drejtë, jo detyrim. Pra, feja i përket fushës së të
drejtave dhe lirive individuale, jo asaj të detyrimeve që shteti mund t’ia
imponojë individit.
Por
semantika juridike dhe filozofike e lirisë së besimit shkon edhe më tej: ajo
nënkupton se feja është zgjedhje dhe jo imponim.
Liria
e zgjedhjes përfshin, së pari, të drejtën për të zgjedhur një fe të caktuar,
por edhe të drejtën për të mos zgjedhur asnjë fe.
Ajo
përfshin gjithashtu të drejtën për të ndryshuar bindjet fetare: një individ ose
grup individësh është i lirë të heqë dorë nga një fe dhe të përqafojë një
tjetër.
Po
aq, ai është i lirë të heqë dorë nga çdo fe.
Prandaj,
liria e besimit nuk mund të kuptohet vetëm si liri për të besuar.
Ajo
përfshin në mënyrë të barabartë edhe lirinë për të mos besuar fare në fe.
Në
një rend liberal, shteti nuk ka detyrë të përcaktojë se çfarë duhet të besojë
ose të mosbesojë individi; detyra e tij është të garantojë që individi të jetë
i lirë të besojë, të ndryshojë besimin ose të mos besojë fare.
Kështu
mendojnë dhe sillen popujt dhe shtetet e civilizuara moderne.
Barbarët,
ndërkaq, mendojnë e sillen saktësisht në mënyrën e kundërt.
Ndër
këta ka dy llojesh: barbarë të maskuar si liberalë dhe barbarë të sinqertë, që
nuk fshihen fare. Këta të dytët bile meritojnë një minimum respekti për faktin se nuk maskohen. Të parët
janë qenie esencialisht të poshtra.


