Blerim Latifi: Konfirmim - Radikalizmi islamik në Kosovë është projekt i Serbisë

Plani
i madh i UDB-së (BIA), i gjetur në telefonin e Shehollit. Konfirmim i plotë i
asaj që ndër vite e kemi paralajmëruar: Radikalizmi islamik në Kosovë është
projekt i Serbisë për shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit të shoqërisë
kosovare.
Nuk
keni dashur të dëgjoni e të shikoni. Keni zgjedhur heshtjen dhe mbylljen e
syve. Kuptohet, një ditë do të detyroheni t’i hapni, por mbase do të jetë vonë.
Ja plani i marrë nga
dosja e prokurorisë dhe i botuar sot në media:
“Pasi
që të bëjmë marrëveshje me operativet tanë në Kosmet, mbledhjen e fondeve nga
ambasadat islamike në Beograd shumica e këtyre parave do të investohen në
ndërtimin e xhamive . Xhamitë duhet të ndërtohen në vende të dukshme si afër
auto udhëve, shkollave, qendrave tregtare ndërsa xhamitë ne fshatrat e mëdha
duhet të dyfishohen dhe trefishohen. Pranë xhamive, shkollat islamike
(medresetë) duhet te shtrihen në të gjithë vendin edhe në ato vende ku
interesimi është më i vogël, fëmijë dhe të rritur duhet të barten nga vendet ku
feja është më e rëndësishme se kombi si nga vendet Mitrovicë, Vushtrri,
Djeneral Jankovic, Kaçanik, Dragash dhe Prizren. Krahas operativëve Shqiptarë
kontribut të madh do të japin edhe njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosnja dhe
Sanxhaku duke përfshirë Romët dhe Ciganet të cilët janë të gatshëm të punojnë
për ne dhe të aktivizohen në Islam.
Udhëheqësit
e bashkësive islamike të Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës, Kosmetit janë nën
kontrollin tonë dhe po punojnë qe sa më shumë të inkuadrojnë njerëz me kombësi
Shqiptare me ndikim në Sport, media
muzike dhe politike. Edhe në disa parti politike kemi njerëzit tanë të cilët
punojnë për ne dhe të cilët e përkrahin fuqishëm islamin dhe të cilët janë të
lidhur me udhëheqësit islam të cilët janë duke shpërndarë islamin edhe në
vendet ku nuk ka pasur kurrë xhami.
Në
vendet perëndimore janë deleguar njerëzit tanë nga bashkësitë islame nga Kosova
dhe Sanxhaku të cilët janë nën urdhrat e ambasadave tona në Zvicër, Gjermani
dhe Belgjikë. Me këtë do teë arrijmë që t`i ndajmë Shqiptarët të cilët jetojnë
jashtë shtetit kryesisht në Zvicër dhe Gjermani ku jetojnë Shqiptarët më të
pasur dhe më të fuqishëm të cilët e kanë përkrahur Rugovën.
Poshtë
në Kosmet duhet të krijohet atmosfera ashtu që njerëzit të ndjehen sikur po
jetojnë në një shtet të huaj kështu që një pjesë e rinisë do të ikë jashtë
Kosovës dhe një pjesë do të vendosin për fenë islame. Pas 20 viteve Kosova do
të duket si Kandahar. Fuqitë perëndimore do të ndryshojnë mendimin për Kosovën
dhe kështu do të vendosin për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e
Serbisë".


