Blerim Latifi: Sulmi rus dhe gardhi i Maliq Pashës rreth Prishtinës
Sulmi rus dhe gardhi i Maliq Pashës rreth Prishtinës

Në
vitin 1807, konsulli francez në Janinë, François Pouqueville, gjatë një
udhëtimi nëpër Kosovë, kaloi edhe në qendrën kryesore të saj, Prishtinë. Atje
ai pa diçka të çuditshme. Sundimtari i qytetit kishte urdhëruar hapjen e një
hendeku të madh rreth tij dhe ngritjen e një gardhi po ashtu të madh me ferra.
Ky
sundimtar ishte Maliq Pashë Gjinolli. Atij i kishte shkrepur në kokë se së
shpejti Rusia do të sulmonte Prishtinën dhe ai duhej të merrte masa.
Kur
ata që po punonin në hendek i thanë me mburrje Pouqueville-it se tani qyteti
ishte i sigurt, ai ua bëri qejfin, për të mos ua prishur iluzionin e atij
improvizimi qesharak.
Por
a ishte real rreziku i një sulmi rus në Prishtinë në vitin 1807?
Natyrisht
që jo. Në atë kohë Rusia ndodhej në telashe të mëdha përballë përplasjes me
Francën napoleoniane në Evropë dhe askujt në Rusi nuk i shkonte ndërmend një
sulm në Ballkan, aq më pak në një katund të humbur thellë brenda tij. Por edhe
po të donte, Rusia e asaj kohe nuk kishte fare mundësi ushtarake për një gjë të
tillë.
Frika
e Maliq Pashës ishte thjesht frika e një njeriu injorant dhe analfabet, që
thashethemet i merrte për të vërteta dhe nuk ia kishte fare haberin e asaj që
po ndodhte në Evropë në atë kohë.
Dhe
merreni me mend: ky vend për shekuj është sunduar nga pashallarë të tillë
injorantë, analfabetë e budallenj, të cilët mendonin se çifliku i tyre i mjerë
kishte rëndësi botërore.


