Ilir Muharremi: Tema e edicionit të dytë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit

Tema e edicionit të dytë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit

Bienalja
Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësitështë një aktivitet i përdyvitshëm
në lëmin e artit pamor dhe kyvit shënon edicionin e 2-të të tij, ku falë
përfshirjes së vendevetë ndryshme nga e gjithë bota ka si qëllim shpërfaqjen
dhespikatjen e vlerave artistike të së tashmes tonë nëpërmjet qasjeskonceptuale
dhe filozofike të artistëve bashkëkohor mbi temën: "Periferia: Tranzicione
pamore".
Qenia
njerëzore në rrugëtimin e saj është organizuarsistematikisht në shoqëri. Kjo
veçori tipike e qenies njerëzore ka për qëllim të bashkëndajë ekzistencën e vet
me të tjerë tëngjashëm. Një aspekt antropologjik që mundësoi lindjen e qyteteve
e rrjedhimisht edhe të periferive.
Periferia
është e barasvlershme me perimetrin, me kufizimin e një territori, apo
peizazhin brenda secilit ndërvepron një grup shoqëror.
Periferia
përfaqëson folklorin urban par excellence, një vend piktoresk dhe kontradiktor
njëherazi: i pafajshëm dhe i dhunshëm, poetik, por në të njëjtën kohë
degradues. Një hapësirë që mbart brenda vetes të vërtetën e jetës njerëzore,
aty ku koha dhe gjithçka tjetër herë-herë mbeten pezull.
Periferia
është shumë më shumë sesa një hapësirë territoriale, koncept hermetik shoqëror
dhe përmasë antropologjike e pavarur nga pjesa tjetër e qendrës së qytetit.
Periferia është shëmbëlltyra e së vërtetës të një shoqërie që kur nisën të
krijoheshin qytetet e para në antikitet e deri në metropolet e sotme të bashkëkohësisë
tonë. Periferia personifikon thjeshtësinë, por edhe ndërlikimin e të qasurit
përballë sfidave të shumëfishta të jetës, miqësinë dhe armiqësinë, respektin
dhe përbuzjen, nderin dhe amoralitetin, pranimin dhe refuzimin, besën dhe
pabesinë, lirinë e të jetuarit pa rregulla dhe kaosin e bashkëjetesës që rrjedh
prej saj, doket, zakonet dhe pseudo "qytetarin e ri".
Ndaj
së pari do të duhet ta jetojmë qytetin për të njohur më pas edhe peizazhin e
tij social, ekonomik dhe kulturor. Në këtë fushëpamje artisti bashkëkohor
ndërhynë me shumë kujdes dhe brishtësi për të hulumtuar këtë të vërtetë e më
pas për ta muzealizuar atë nëpërmjet veprës artistike brenda një hapësire
muzeore.
Janë
34 pavijone kombëtare pjesëmarrëse të cilë do të ekspozohen në 14 institucione
publike, sheshe dhe monumente të trashëgimisë kulturore të qytetit të Durrësit,
ato janë:
Afrika
e Jugut, Argjentina, Brazili, Bullgaria, Finlanda, Gjermania, Italia, Japonia,
Kamboxha, Kameruni, Kanadaja, Kili, Kina, Kolumbia, Kosova, Kuba, Libani,
Mongolia, Mauritiusi, Nigeria, Norvegjia, Polonia, Qipro, Uganda, Shqipëria,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovakia, Spanja, Togo, Turqia, Uruguai,
Vietnami, Zelanda e Re dhe Zvicra.



