Brahim Avdyli: Breshërimat e çasteve të trishta (9)

BRESHËRIMAT E ÇASTEVE TË
TRISHTA
Pjesa
e nëntë
(Ky
është vetëm një rrëfim për personazhin kryesor, në vetën e parë dhe nuk e
përmbanë tërë romanin, për trashëgimtarët. Ka edhe të tjera rrëfime që
kryqëzohen në këtë roman. Pjesët e tjera të romanit janë të shkruara në vetën e
tretë. Ndonjëherë kryqëzohet edhe me intermezzo dhe rrëfimet e tjera, pro e
contra. Çdo ngjashmëri e jetës sime është material bazë, por me ndryshime të
mëdha. Në të gjitha pjesët, shkrimtari deklarohet anonim.…)
Në të vërtetë, me vuajtje e pavuajtje, isha një profesor.
Më së pari më sundonte zemra, e pastaj mendja.
Kush sundohet nga mendja, ai është në duar të djallit.
Djalli të futët apo demonët më lehtë në mendje, e nuk të futen në zemër, pa e
pranuar ti me zemër e me mendje. Këtë gjë, nuk e di askush!
E tani, nuk jam njeri i denjë, jam tepricë, as profesor
dhe askush! Jam pus i thellë i mbeturinave apo një humnerë që secili gjuan nga
diçka. Jam për disa “dëlirsi i plehurave”!
Po, dëlirës i plehurave të botës! Jo për të gjithë, sepse prej tyre ndahen disa
që më venerojnë me keqardhje, prandaj disa të tjerë e zyrtarë, e disa e kthejnë
kokën anash dhe fjalët e liga nuk i nxjerrin.
Nëse dua të bëj ndonjë ligjëratë, në një fakultet të
dijes, atëherë do të mbaj ligjërata lisave të mëdhenj të pyellit! Ja, këta
lisa! Askush nuk më lejon t`u mbajë ligjërata të rinjëve, e as nëpër mërgatë,
nëpër shkolla fillore dhe nëpër shkolla të mesme! Jo, jo! Me ta, nuk më lejojnë
të punoj! Njoh aq thellë historinë e vjetër e para lindjes së Krishtit, gjuhën
e parë të botës, që është gjuha amëtare, të cilën nuk e njohin askush. Madje
lidhemi gabimisht me “gjuhën e vonshme
letrare”, pas vitit 1908, kur u rithemelua alfabeti i ri.
E bëra një përpjekje thuktë deri në Konfederatë, me një
komision të veçantë, që të pranoi gjuhën shqipe si gjuhë të dytë të huaj, në
shkollat e këtushme, meqë shkonin fëmijët tanë. Por, më kundërshtuan prej
vendit tim dhe kërkuan që të bëjnë menjëherë Lidhjen e Arsimtarëve dhe Lidhjen
e Prindërve Shqiptar, të cilët në fund u shkrinë në një gjë: LAPSH-i, Lidhja e
Arsimtarëve e Prindërve Shqipar, për çdo Kanton e Republikën e këtushme.
Më së pari i ngarkuan dy fish të vegjlit dhe të rinjtë,
me mësim nëpër shkolla e pas shkollave të rregulta, të mësonin edhe njëherë
gjuhën shqipe, pra dyfish mësime e dyfish pagesa!!
Shqiptarët dhe Shqiptarëqiçat nuk e kuptonin këtë punë, sepse
nuk e di nëse janë bij të vërtetë nga babai shqiptar apo nga “babajt” e dhunshëm sllavo-serb, që
pjellnin kopila tek ne, me vetitë e armiqve tanë!!...
Në të vërtetën absolute, jam profesor, madje i të
mëdhenjëve. E “në të pavërtetën“
shtetërore, jam njëri që thirret “profesor”,
por që nuk përfill asnjë rregull dhe është “i
pa dëshirueshëm”. A e kuptoni ju mirë këtë punë? Aah! Jo, nuk e kuptoni! Qe
Besa, jo! Po them kështu...
Tri herë kam qenë i përnxënë nga Konfederata e
Demokracisë së Theqafjes, i mbyllur mirë në tren, i lidhur, që po qëndroja
këmbë, sepse nuk kishte vend më të ligë se sa burgu i trenit! Sa vite më
kushtuan me vuajtje të përhershme! Dëgjoni, dëgjoni: “i pa dëshirueshëm”, që “nuk
përfill asnjë rregull”! E kush i ka bërë pikërisht këto “rregulla”?! Hëë! Këto “rregulla” të pathënura, janë rregulla
që i përfill çdo njeri, janë rregulla të pashkruara të Konfederatës, e cila
është e prirur të shfrytëzojë fuqinë fizike e të punës së atyre që kërkojnë “stehim politik”, dhe i vendosin me
direktiva të nevojshme të punëdhënësve në mbarë Konferatën e Demokracisë së
Theqafjes, jo në aspektin intelektualë apo si profesorë.
Në të vërtetën „reale“
nuk jam askush, e kam mbetur realisht në këtë Konfederatë, por as pastrues nuk
mund të llogaritem! Pastrues dhe shërbyes kisha për të qenë dhe kam punuar herë
pas here, e nuk do të kisha tjetër “fjalë”,
pos një “fjale”, si rafal: „Ja, jawohl“ (Po! Po, me të vërtetë)! Duhet
të më lënë pa një “punë”, e pastaj policia
ka me çka të merret!
Kjo e tregon „të
vërtetën“ e vetme: ai që nuk i përfill „të
drejtat“ e kësaj Konfederate dhe i quaj „të
Padrejta“, e duhet të plakem, duke u zvarritur nga dita në ditë, i vetëm e
pa grua, pa fëmijë, pa nipa dhe mbesa, fillikat i vetëm e pa asnjë lloj punë.
Policia Konfederale e Demokracisë së Theqafjes e hap numrin e një të ardhuri
dhe ata mund t`a dënojnë pa punë, vetëm bukë e ujë i ke të llogaritura. Kjo
llogari, vetëm për këta tipa ka vlerë. Je i dënuar pa punë e me pak punë, madje
shumë pak të holla ose të çmendesh, folë vet me veti! Vijnë me furi lloj lloj
forcash, më së shumti ata të përfshirë përpara, pa e ditur këtë çështje, e të
ladërtisin në ndonjë fatkeqësi.
Edhe unë e kisha një fatkeqësi me veturë, aty ku u vra
edhe Olldashi i Shqipërisë Veriore dhe rashë tri kilometra teposhtë, duke u
ndeshur nëpër gurë e nëpër lisa. Më së fund më hodhi vetura e thyer si një
taban i thyer në tridhjet e dy metra mu në byth të list të gjërë, me plot myk,
që ishte siç e mendonin të menduarit, djajtë e të mëdhenj, ate çka e thoshte
Kryedemoni:
“Të
vritet ky pis, se nuk e ha kulaçin tonë dhe kundërshton ashpër e nuk durohet,
ose të shpëtoj prap i gjallë, por pa mendjen e tij!”
Kjo është “e
vërteta e pa shkruar”, top-sekret, që nuk të jepet e askund nuk shihet.
Policia ka gjithnjë “të drejtë”, e ti
mund të bëhesh edhe ironik e satirik, por pak ke gjasa të kesh ndikim, sepse,
pa “dijen” tënde, ata të kanë
shpallur “i çmendur”, “i shokuar”, e të lënë kot për asgjë, mut
e plot erë!...
Eh! Fatzeza jonë apo pafati ynë më degdisi këtu! Ku të
mbaj ligjërata, si “pensionist invalidor”,
që të jetoj e të mos mund të flas, pasaqërisht në një temperaturë mbi 25 gradë,
sepse atëherë rritet diabeti e nuk më dalin fjalët!
Fjalët kanë humbur nga fatkeqësia apo më mirë të them se
ishte një atentat mbi mua, që shoferi e ktheu bagerin e madh të ndërtimtarisë
trup në rrugë, sikuse që e përgatiti kështu për Oldashin, në Shqipërinë
Veriore. Ajo ishte rrugë në maje të maleve! Nuk kishe ku të ndaleshe, vetëm
maleve e gërxhave, teposhtë, rrotullime e ndeshje, me gurë e lisa të mëdhenj!
E gjetën një formë për të më degdisur në këtë fatkeqësi
të maleve, e populli e kishte një formë tjetër të degdisjes! Populli ishte i
robëruar “me qeverisjen” e vet, me
një formë tjetër të “qeverisjes”, e
indirekt sundonin edhe turqit! Kështu m`a pëlcitën qenien nëpër ndeshje e
rrotullime, derisa unë u përplasa me mesin e kokës në lisin e fortë dhe me myk,
prandaj më humbi edhe medja! Gjysëm-shqiptarët e republikës së dytë dhe të
vogël i ngrehin turqit në piedestal dhe po kështu edhe në Konfederatën e
Demokracisë dhe të Theqafjes. Po, këta këtu, i ngrehim në pupa, me grekët e
serbët! Po pra! I ngrehin në pupa, por jo në qeverisje! E ne, shqiptarët e
vërtetë, që e kanë edhe ata prejardhjen prej nesh, na degdisin në rrotë të së
ëmës e fare nuk na llogarisin se jemi të gjallë, se kemi edhe ne një farë “shpirti”!...
Por, po e lëmë këtë temë e po i kthehemi çështjes së
kësaj pjese. Kam lexuar shumë, madje po të kishte ndonjë interes e të më
takonte mua, autori i “Librit të
Gjenisit”, do të më bënte vend mu midis faqeve. Po, po, aty! E njoh
pikërisht historinë e vjetër, madje që prej kohës së parë të njeriut.
E tejkaloj teorinë e evolucionit, që është më shumë
përrallë e shpikur nga njerëzit dhe e thënë shumë bukur, nga të ashtuquajturit “shkencëtar të botës”, por e mbushim me
falë të pavërteta e të stolisura periudhën e gjatë të kohës së paralindjes së
Krishtit! Edhe nëse shkruaj me shkencë e me fakte, bota nuk e njeh gjuhën time
dhe nuk i kualifikon këto shkrime, si shkrime vërtetë shkencore...
Tani, unë vet Ardian Flaka, po ngritem në këmbë dhe po u
mbajë lisave të gjatë një ligjëratë të pazakonshme, meqë kam mallë për
ligjërata, që kurrë nuk munda t`i kem në mërgatë dhe seriozisht flas, edhe me
lotë:
“O ju lisa të
gjatë, të dhimbshëm, të përmalluar, sa kohë të gjatë, për këto ligjërata; o ju
lisa të gjelbërt e më të gjatë, vite për vite; o lisa me të gjitha ngjyrat e
blerimit të viteve; ju, kur dielli mbi ju po buzëqeshë dhe ua dërgon çdo një
çast të shenjtë, juve, që të rriteni e të rriteni; dhe mua, ligjëruesit të
padëgjueshëm më parë, më prek me dorën e vizave të dritës, që të mos qaj!
Pra,
po i fshij sytë e po ju drejtohem, si lis i gjatë pa përmallim, pa vaje, pa të
dridhura të tmerrshme para jush, juve, blerimi i shëndritshëm në pyje! E unë,
mezi po detyrohem t`u kem juve, o buzëqeshja e rrallë e blerimit të viteve, dhe
po detyrohem për hirë tuajin, lisa të rralla të viteve, banues të vërtetë të
kësaj toke, në tërë rruzullin tokësor, si këtu e atje, pa dallime, pa drojë, pa
urrejtje, pa nënçmime, pa dredhime, pa lëvizje nga trualli për t`ia bërë
tjetrit njëmijë e njëqind të zeza të tharrjeve!
E
turpërohem nga vetja për veten e vetmuar dhe vetëm për ju, që po rriteni, larg
qoftë dora e hijes së padukshme dhe sopatat apo motorrat që i lëshojnë
zingjirët e një sharre mekanike, që të mund t`u presë kur të dojë, e liga i
mallkoftë dhe kjo dorë u prapësoftë! Këtë bukuri pak kush di ta çmoj!
O
rënjë të këtyre lisave të denjë të tokës së përgjithshme, të gjatë e të
hijeshuar me plot gjelbërim, të cilën po i marr si shembull të së njëjtes tokë,
ku kam lindur unë, ligjëruesi juaj, në këtë rast të veçantë! O pisha të gjata
deri në hapësirë, që po u digjet ndonjëherë edhe rrëshira, apo mua më ngjanë me
gjakun që më vlon paralel me mendimet e mia, sikur të më digjet para syve të
mi! A e dini se flaka të shkrumon, i gjallë apo me kuje të larta të vdekjes së
vështirë, me zjarrin që të shkrumon, e Flaka më quajnë edhe mua, por flakë
është edhe ajo që më del nga dëshprimi prej dëshprimit njerëzor e ata që quhen
sot si “shqiptarë”! Ka edhe shqiptarëçiqa, gjysmë shqiptar me veti të armiqve
tanë të mëdhenj, rreth e rrotull neve, me veprim të ndytë e hileçare!
Ta
marr veten si djalosh i ri, që ecë në gurë e mbi gurë të kësaj bote të gurtë,
në hapësirën e kësaj bote të përkohshme e jetës së dikurshme, nëpër shpëmbinjë
të shkrumuar nga djersa ime dhe e të tjerëve, nën pjesën e lartë të pishave,
udhëtoja unë çdo ditë në shkollë e kthimit prej saj, sepse poshtë ishte shkolla
jonë, në Bashkësinë Lokale të Verdhecit, për të mbajtur seriozisht diskutimet e
përdalura, madje atyre psiko-sociale dhe letrare, që nuk ua kapte mendja se në
fshat të maleve të larta kishte të atillë si unë, më serioz nëpër djalërinë e
viteve, mu në djalërinë që ishte plot e përplot me idhcim, të mbuluar me
pelerinën e leckosur të regjimit apo unë ia grisja seriozisht çdo ditë. Isha i
njomë, i vogël, i brishtë me aq dëshira të mëdha të brezave të shtypur nga ana
e regjimit. Tani, këto ligjërata mund t`i them para jush, vetëm para jush,
këtu, në Konfederatën e Demokracisë së Theqafjes, e këto mund të thuhen vetëm
në hapësirën e gjërë të botës dhe të Evropës!
Jam
djalë mbas djali i të të parit baballarë tonin, të Polifemit, gjysëm Zot e
Njeri, me syrin e tretë, i cili me mendime të zgjuara gjallonte nëpër malet e
Vlorës së Shqipërisë, dhe djemve të djalit të dytë, Galit, apo i djalit të
tretë, Keltit, apo edhe Ilirit, babait tim, të sakatuar nëpër armët e
shovenizmit apo hunjtë e rëndë turko-arabike, apo bijë të njëzet e katër
vajzave të tij, të cilat janë martuar në tërë Kontinentin e Evropës, neve,
djemëve të Yllorit, të Ilirit dhe ilirian, na kërcënojnë çdo herë me zhdukje!
Po, po, me zhdukje të plotë!
Isha
në njëqindmijë apo milionave të revoltuarit dhe i revoltuar edhe unë, që bridhnim
udhëve të këtushme e të Gjermanisë, Austrisë, të Italisë, e Franca ishte më e
fuqishmja në shërbim të kundërshtarëve sllavë e ruso-serbëve, duke thirrur
papushim e duke brohoritur, këtu e deri në Gjenevë, te Kombet e Bashkuara, me
grushtin lartë, jo të komunizmit, që e urrenim edhe ne, sepse ishte
sllavo-rusëve të pa ciptë, por në protesta, me grushtat lartë, nëpër protestat
e mëdha të vuajtjeve shekullore të asaj robërie klasore e kombëtare!
A e
dini ju se është fryrë e ç`fryer barku para heshtjes së plotë e kohë të gjatë
të palëve të pushtetarëve të mjaft shteteve të botës, që nuk e pranuan dhe nuk
janë as sot plotësisht për lirinë kombëtare të shqiptarëve? Pjesa dërmuese e
tyre e ngatërrojnë lirinë sociale me lirinë nacionale! Liria sociale është e
kuptuar për të gjithë popujt e botës, por nuk kuptohet aspak liria kombëtare!
Unë veproja ligjërisht për lirinë kombëtare, sepse duhej bashkimi kombëtar
shqiptar e pjesëve të ndara e të coptuara nga Shqipëria: Çamëria; nga Maqedonia
shqiptare në Maqedoninë e Veriut; Serbia, si shtet i denoncuar dhe i pa bazë të
jetë “komb”; nga KSA e Kosovës, që u bë shtet, republikë, me gjashtë
nacionalitetet, madje ciganët u pranuan si nacionalitet; Sangjaku, në Serbinë
dhe Malin e zi, sepse edhe ai ka qenë dikur pjesë iliriane; dhe Mali i Zi, i
marrur me luftë nga kombi ilir, nga arbanët e pjesës perëndimore! A i shihni
këto copa të tokës sonë? Janë toka të gjalla të atdheut tonë shpirtëror, të
Atit të parë, që na i ka lënë amanet, djalë pas djali!
Pse
nuk e tregoi bota e gjërë gadishmërinë e plotë dhe të tregohet mirëfilli e
gatshme të përgjigjet apo mua të më përgjigjet dhe të jetë pro shtetit të
okupuar nga sllavët, që i kishte kurdisur mija shpifje prej gënjeshtrave të
saj, e të mos tregohet vetëm për lirinë sociale; e mua të më ndajnë prej
fëmijve, prej familjes e prej gruas, kjo nuk është aspak e rregullt, e
ndershme, e vetme!!
Ne,
nuk kemi qenë aspak sllavë, por pjesë e një kombi, dikur më i madh, para sa e
sa shekujve, në parahistori, që kemi qenë i dyti pas indianëve të Indisë, por
nuk na njeh bota si të tillë, që është krijuar prej nesh; që nuk po kërkonim
një gjë të pazakonshme, si serbo-serpentet; t`a njihnin mirë gjuhën shqipe, e
jo “greke” apo tjetër, gjuhën që kemi folur ne, para të gjithë popujve të
botës, që kështu po e fliste gjysën-zoti i kësaj bote të bardhë, Polifemi, e jo
aspak të lavdërojnë me padije Odiseun, vrasësit të babës së baballarve tanë, në
vend se ta dërgojmë “në rrotë të së ëmës” së tij, si tradhëtar i tradhëtarit të
shekujve, ani pse plisin e mbajti mbi kokë! Ne, e dëshironin një shtet të
bashkuar me shqiptarë, me një gjuhë shqipe, ku bukës i thonë bukë e ujit i
thonë ujë, pra bashkimit gjithëshqiptarë, bashkimit të gjithë shqiptarëve të
ndarë nga Shqipëria, të barabartë me të gjitha kombet e botës!
Unë
e kujtoi profesorin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në dy klasat e para të
gjimnazit, në Bashkësinë Lokale të Vendlleshit, asi të Verdhecit (dhe po u
kërkoj falje!), profesorin tim të dashur, Mehmet Guri, i cili ishte për mua si babë
e djalë, që e patëm dhënë besën për të mirën tonë “Besa-Besë. A e ka harruar
bota besën e shqiptarit, Besa-Besë, e nuk ka as fjalë të tjera të besës sonë në
gjuhët e tyre! Ne, vriteshim për Besa-Besë, si një për një, sepse kur e theje
besën e dhënë “Besa-Besë” ishe tradhëtar, e kur të torturonin për këtë fjalë,
vdisje krenar! Profesori ka qenë për mua miku i mikut, vëllai për vëllanë,
shoku i pandashën në këtë besë, bashkëveprimtar i denjë në tërë procesin tonë
shkollor e pas shkollës, të shqipes së denjë e të pa bashkuar në një shtet të
gjërë e të përbashkët, deri sa të dalë shpirti ynë nga okupatorët e pa besë,
okupatorët më të ndytë, serbo-jugo-sllavë, që mundoheshin të na zhduknin apo
edhe të na i ndërronin gjuhë, komb e karakter, që të mos thirreshin e të mos
jemi më shqiptar! Luftë pas lufte të luftërave të pa fund; të luftërave me
dhunë mbi ne, e ne ishim të lindur për paqe, për liri, për barazi, etj., por
brenda na hante një “armik” tjetër, një fé tjetër, islamizmi turko-arab e
irakian; që të vinte koha që mund të të quanin ty “një tjetër gjë”, p.sh.:
serbo-serpian, apo bullgaro-makedon, apo dreç me bishta, me tokat tona!
Pse
po ndodhë edhe sot kjo luftë, me paqe?! A e kuptoni çka ka qenë lufta e gjatë
pas luftërave?! I ndërrojnë format e shprehjes! A kjo qenka paqja, liria e
barazia?! Dikur, më parë, ka qenë “paqja”, me hu në krah!!
Jo,
bëheni se nuk e kuptoni! E unë, i tillë jam! Sa herë e shoh veten pa gjumë në
sy, e kuptoj se tmerrësisht jam për shpierje në realizim të aspiratave tona
kombëtare, prej brezit në brez, prej të parit të parëve tanë, sepse po të na
zënte skllavëria, edhe me gjëra të tjera, edhe me fenë islame, me gjuhën
tjetër, jo shqipe, me gjak të shndërruar në gjak të prishtë, me psikën e
ndërruar, edhe me ndarje të familjes, sikur familja ime, që nuk e njeh fare
biri babain e nipi gjyshin e tij. Madje kjo farë Konfederate, e quajtur
“demodratike”, që po shkon në theqafje, e kështu po e quaj, nuk e njeh fare
gjyshin për nipa! As me ligj nuk e posedon ndikimin e gjyshave dhe bën çmos që
të harrojnë ate, i cili qanë për ta! Po, gjyshin që po qanë e bërtet e lëviz
deri në kupë të qiellit, deri në male e pyje, si këto male, që po ngjitem unë!
Ne,
ligjin e dialektikës e kemi pas nxjerrë e sllavizmi e bëri një ligj të
dialektikës së materializmit, e kjo gjë shkon kundër qesh! Po ç`të bejmë?! Bota
i merr faktet tona e i lë në duar të huaja!...
Por
po i kthehemi aspiratës sonë. Këtë aspiratë të pandalur të profesorit tim, që
pat mësuar deri te profesori i magjistruar e të ngritur nga vetëdija e lartë
kombëtare, bënim çmos që të mund të jemi së bashku, si toka të jetë së bashku, pra
të pamundurën t`a bëjmë si të mundur, sepse do të rrotullonin krejtësisht
vetëdijen tonë kombëtare, edhe shkollore! Të gjithë neve, që zërin e ngrisim
shumë më lartë, pa u epur fare, do të jemi përherë të këtillë, deri në
shkatërrim! Ne, ishim me duar të zbrazëta deri në OKB; para tytave të hapura
sebo-jugo-sllave; para shkopit të gomës së fortë të policisë (të milicisë); nën
shqelmat e goditjet mbi trupin tonë, me dhunën e hapur të tyre, edhe mbi kokën
tonë të pambrojtur aspak; në shpindën e pambrojtur nën shprehjen e dëshprimit
të hapur të ordisë së ligë serbo-sllave, që për kundrejt të kësaj dhune e
përballë sakrificave tona, nga të gjitha, në këso tortura të gjalla, nga
shqelmat e grushtat, edhe prej kondakut të pushkëve, të pandalura mbi ne, mbi
duar e mbi çdo gjë që e quante veten shqiptar, e deri në vdekje, u shpraz
papushim ndër ne! Nuk e pranoj fare bota e as kjo Konfederatë gjenocidin mbi
ne! Ne, po futemi symbylltazi në Bashkësinë Evropiane, me serbët mbi ne!!...
E
shoh edhe veten të rrahur nga milicia, nga Sekretariati i Punëve të Mbrendshme
të Komunës së Thumbajës, atëherë e KSA të Kosovës dhe pushtetit socialist
vetqeverisës nga RSFJ[1],
jo vetvendosja, sepse tani është ky një “pushteti i ri” i Republikës së
Kosovës. Partia e Vetvendosjes, që e ka marrë vetë “pushtetin” me çdo kusht,
hyp e zhdryp nëpër zgjedhjet “e reja”! Shkurtë, edhe nga militantët e çmendur
të ish-Milicisë Serbo-Jugosllaviste, prej Beogradit, nga e njëjta republikë
federale, e sa për socializmin vetëm emrin e mbanë si të tillë, sepse është e
Shumadisë Shoviniste të Sllavëve të Jugut, pa shqiptarët! Nga të njëjtit, pra
nga serbët, në kufinj të Austrisë, nga APJ-a, të udhëhequr nga ish-Majori serb
i UDB-së, që quhej “Bezbednosti i APJ-së”,[2]
i urdhëroi të më rrihnin me çdo gjë të mundur, edhe me kondakt pushke, për 48
orë rrjesht, pa e ditur aspak këtë urrejtje as Milicia e Komunës së qytetit të
Marentisë, pranë kufirit! Qëndroja pa e bërë me gojë aspak “mek” apo “gek”, ose
“ofaa!” apo “leleleee” serbiançe, nëpër të rrahurat me shqelma, grushta e
kondak pushke , të cilat, nuk i kam harruar kurrsesi, as në mërgatë, dhe
brinjët e zëna nëpër thyerje pa u bërë asnjëherë operacion.
Ju
pjesëtar të ligjëratave të mia para jush, këtu, në këtë pyell të pafjalë, që
heshtni gjithmonë, sikur bëheni më të shurdhër sot si asnjëherë më parë, ku
aspiratat tona janë shkruar praptazi për “zgjidhje”, sikur nuk duan t`i
shporrin serbët, me “p” e kthyer në “b”, nga emri i vjedhur për një “komb” të
çuditshëm, nga fjala latine “serpente”, por e njohin si mos më tepër si shtet,
e jo të dhunës së përhershme, dhe çështja jonë kombëtare nuk është shtruar
aspak për “zgjidhje”, por është një manipulim i brendshëm e ndërkombëtar i
rrotullimit të çështjes kryesore, të LIRISË SOCIALE nga LIRIA KOMBËTARE!
Kështu
janë manipuluar çështjet kryesore të rrotullimeve e nuk pranohet aspak
gjenocidi serb shekullor mbi ne; që nuk janë as për së afërmi “zgjidhjet” e
problemit të lirisë; nuk shikohen drejt çështjet tona; të qarat tona; të
pëlcitjes së të qenurit tonë nga rrahjet e gjithanshme, ani se jemi bijtë e
baballarëve të botës, përderisa ata që kanë mbetur ende gjallë në trojet e veta
arbane, janë shpërfillur krejtësisht dhe e hanë papjekë veten e tyre e grinden
shumë me njëri tjetrin, se cili është më i paguar nga serbët e cili me pak!!
O
vaje, o vaje! Ky “shtet i ri” nuk e di çka përzien në vetvete! Aspak nuk
kujtohen të drejtat tona! Madje, aty zhvillohet politika e shpërfilljes së
denjë, e ndarësisë, e zvogëlimit! Ju, lisa të gjatë e përballë diellit, kuptone
mirë se kjo politikë është politika e zvoglimit! Ta shikoni këtë Konfederatë,
që në momentin tim të thellë të zhgënjimit i them “i Theqafjes”, dhe është
shtet i vogël për Evropën e Bashkuar, por me një bankë të fortë të shteteve të
zhvilluara të botës; është ndarë në një Republikë e të tjerat Kantone, rreth e
rrotull, që dinë “mbrapsht” aq perfekt; ndonjë intelektualë të veçantë, por e
shpreh politikën e zvogëlimit deri në fshatra, qyteza e qytete! E zhvillojnë pa
ndarë kudo këtë politikë, se gjoja secili vend sjell disa gjëra të veçanta të
dialektit të tyre në nën-, nën-, nëndialekte të veçanta, dhe i shkruajnë “në
petë të sylahit”[3]
serbët e grekët, të cilët janë nga lart e poshtë mulliri i pafjalë i gjenezës
sonë. Në radhë të parë e kërkojnë prej të vegjëve, pra neve, që t`i puthim në
bythë, e dorën e flliqtë të bijve të shtypësve tanë, sepse nuk gjënë më të
poshtër se sa kjo dorë e ndytë e vrasjeve në pikë të zemrës; kërkojnë t`i
ngrisim lartë dhe t`ua “shpërblejmë” luftën me toka tona! Ne, kërkojmë
drejtësi, e “drejtësia” e botës nuk qenka as këtu, në këtë botë, por
multipadrejtësia mbi ne, me kokën tonë në këmbët e sunduesve të botës, që quhet
“globalizmi”!...
A
ka më poshtë se sa ky “izëm”, e kundërta e komunizmit dhe fashizmit, por në
anën tjetër të kësaj bote?! A ka drejtësi në padrejtësi, edhe pse Justini, që
është nga Dardania, i lindur afër Shkupit, i cili është ilir, bir i djemve të
parë të djalit ILIR të Polifemit, e ka shkuar vetë të pavdekshmen për botën “E
drejta romake”?! Pse po lëkundet toka, o lisa të gjatë e të mrekulluar?! Ja, po
e ndjej se fryma e gjatë fryen kudo, o lisa të mëdhenj të kuptimit! Mendoj se
kjo e shenjë nuk u duket “e shenjtë” aq sa duhet të konsiderohet, dhe tronditet
bota, tronditet dheu i juaj dhe i yni! Kjo është çështja jonë e madhe, por ajo
shkon deri në gjenezën e popujve dhe shteteve, deri në parahistori, deri në
përplasjet tuaja! Që atëherë keni qenë bota jonë natyrore, nga shpirti pa fjalë
nëpër katrahurat[4]
tuaja!
Serbia
na ndanë, na shpërndanë, nën dhunën që ndërron ngjyra, por janë të futur
çaprapikë nëpër dhera të huaja e na ndanë edhe prej familjeve tona, që të mos
kemi aq forcë dhe energji të mjaftuar që ta bëjmë tonën, por ata që duket se i
shërbejnë BE-së në këto shtypje të mëdha e të padukshme, e nuk e dimë se me
kend lidhen ata, por thonë se “mjafton një telefon” të sillet aty, e vijnë
10`000.- € secilit që i thirrë, prandaj shihet se jemi shumica të lidhur me
serbët. Jemi bërë edhe ne sikur serbofilët. Bashkimi Evropian bëhet sikur na
njeh, por i ngritë lartë shtypsat tonë, edhe në mërgatë, që ne të mos jemi
Yllor, ilir, arban dhe shqiptar, siç na quajnë, sepse ne do të kishim bërë
kundërrevolucion edhe në BE! Po, po. “Kundërrevolucionin” e patën bërë në të
tërë Jugosllavinë dhe u prish ajo, e tani një “kontrarevolicion” u dashka bërë
edhe këtu, apo siç do t`a quani, sepse jeni hypur mbi kokat tona! Ate e bëmë
atje, por ju more na latë me gjishta në gojë!! E çka të bëjmë tjetër?!...
A e
kuptoni ju këtë “punë”? Por pse po luhateni o lisa të gjelbërt, sikur vet toka
po na dridhet?! Ne e dimë se Kryesia e Kryesisë së Jugosllavisë është
shpërndarë, mirëpo në të njëjten formë është krijuar këtu Kryesia e vendit
tuaj, ndonëse është mjaft “demokatike”, por pa përmendur këtë fjalë, e policia
e mbanë “fjalën e dhënë”! Kjo gjë, është kryesore! A po jo?!
Në
të vërtetë, i zunë tokat tona dhe shtëpitë e përgjakura kopilët serb e sllav, e
ne, gjithnjë më tepër po detyrohemi që ta lëshojmë vendin! Mërgata na na merr
edhe ne! Pra, mund të bëjmë “kontrarevolucion” edhe këtu!...
Heu!
Po çka u bë?! Ju po luhateni deri në rrënjë!! Degët tuaja të trasha po shkojnë
herë në të djathtë e herë në të majtë! Sikur u rrokë sikleti, u shembet toka me
rrënjë; sikur u shkyhen degët nga furtuna e madhe dhe e çuditshme!
A
jemi ne preokupimi i juaj apo janë turqit e shumtë, që u kanë gllabëruar në të
gjitha anët, sikur në Republikën e Kosovës dhe tërë shtetet e Bashkësisë
Evropiane ! Ka vdekur kaherë mbreti ynë Gjergj Gjon Kastrioti! Ata që e shajnë
për së vdekuri mbretin tonë të pamëshirshëm ndaj turqëve, t`u mbrojë ju nga
turqit otonoman, e sot, pushtuesit e kanë “këmbën” e tretë edhe më të gjatë dhe
ata i shajnë papushim!! Janë mësuar të shajnë e të zgjedhen! Kjo është kulturë
e pa kulturë! Tani, duket se është bërë “e jona”!
Kështu
është zgjedhur madje edhe “Partia e Vetëmohimit”, ju lutem më falni, sepse e
thashë gabimisht atë emër, e duhet të jetë e “Vetlajmërimit”, apo e
“Vetvendosjes”!! E “zgjedh” popullata e praptë, dhe kur të “zgjedhet” ajo, i
kthen serbët në tokat tona, sikur “kanë të drejtë të kthehen në tokat e veta”!
E ku në rrotë të së ëmës së tyre i kanë serbët “toka të tyre” në Kosovë?!
Askund!! E poli(a)tika e hëngër tërë çështjen tonë kombëtare me “zgjedhje” të
tilla! U bë e tërë puna jonë pus me pus!!...
Ne
ishim parakombi i juaj, e sot jemi kurrkushi i juaj! Edhe unë po iki nga
furtuna mbi ju, sepse fola mjaft e qartë, por kujt i interesojnë këto fakte,
këto detaje të parahistorisë suaj të flaktë!
Jo,
jo! Ju po shprehni këtë parandjenjë parandalimi, të ligjëratave të mia!
Unë
i konsideroj si ligjëratë të denjë të parayllorëve të parë, që sot duhet që të
ishim në piedestallin tuaj, por ju po luhateni shumë deri në rremat tuaj! Po u
lutem, qetësoheni ju! Qetësohuni në vetvete! Ndaleni fërfëllitjen tuaj, nëse
mundemi të flasim më tutje!... Pra, qe, edhe unë po shkoj! Po shkoj!...
Po i japin fund ligjëratën e sotme! Ndoshta ju dëshironi edhe ligjërata të tjera, e unë jam i gatshëm të jem në mesin tuaj! Mos i lëvizni trupat tuaj e qetësohuni! Qe, po shkoj pra! Po dal nga vetvetja!...”
[1] RSFJ, është
Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.
[2] „Bezbebednosti“ i APJ do të thotë se është Sigurimi i Armatës
Popullore të Jugosllavisë.
[3] „Nën petë të sylahit“ do të thotë se i vë në ballë, nën
plis, e janë të gjallë e të rëndësisë së jetës. Sylah e plis i thonë dy
dialektet e mbetura gjallë, gegë e toskë. Kantoni i Luzernit e vendos fjalën e
pellasgëve shqiptar, në bjeshkën e lartë „Pilatus“.
Pilati, Plisi, Sylahi, i thonë
Plisit. „Us“, në fund të fjalës,
është mbaresë pellazge.
[4] Katrahura
është kulmi i shembjeve të tokës në një humnerë të thellë e katër fish, të
demonit.


