Timo Mërkuri: Shtëpia ime në breg të detit

12.04.2012, 06:31 PM (GMT+1)

Timo Mërkuri

 

Shtëpia ime në breg të detit

 

 

…e vogël, si një pikë lot. Era

sjell kuje skafesh

                                e dallgët,

                                           përplasin te pragu i saj

trupat pa jetë të shpresave të mbytura.

 

 

 

Shtëpia ime, në mes të pjergullave. E fshehur

                                                       si dashuria e parë

Këtu, trishtimi si një qukapik troket në

                                                   trungjet e ëndërave

 të mia,

              që nuk lulëzuan kurrë.

 

 

O, po dua ta shëmb këtë shtëpi mureplasaritur

se më shkoi jeta me ankthe,

                                          pa fjetur një natë gjumë.