Timo Mërkuri: Pragmbrëmje lundrimi në Otranto

02.05.2012, 04:21 PM (GMT+1)

Timo Mërkuri

Pragmbrëmje lundrimi në Otranto

Ecim duke u lëkundur mbi kuvertë
si kortezhi rrugës për në varrezë.

Kjo erë që fryn me ulërimë
mos është klithmë njerëzish që kërkojnë ndihmë.

Dhe dallgët që hidhen mbi kiç e mbi bash
ngjajnë me duar të zgjatura fëmijësh e grash.

Dielli mbyllet në qepallat e horizontit
si  një sy i skuqur nga lotët e mortit.

Dhe ne ecim duke u lëkundur  mbi kuvertë
si kortezhi rrugës për në varrezë.