Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Etiketë: Edison Ypi
Edison Ypi: Krrackë
Pasi lë Voskopojën drejt Vithkuqit, më duket sikur nga çasti në çast mes peizazhit alpin, më këmbë ose mbi kalë, do më dalin përpara Mihal Grameno dhe Themistokli Gërmenji. Këtë herë nuk pashë dy rilindas. Pashë dy mbretër: Gencin dhe Agronin. I ftoj në makinë. Janë oparakë, po venë ku jam nisur dhe unë, në Opar...
Edison Ypi: Bella da Morire
Po thonë se Bella da Morire, alias Bella Balluku, është më hajdute se Imelda Marko, më budallaqe se Elena Çaushesku, më e vrazhdë se Nexhmije Hoxha, më shpirtzezë se të treja bashkë. Ka edhe që janë të mendimit se Bella da Morire vuan gjithashtu nga sindroma e superioritetit iluzor, si dhe nga çrregullimi aktiv i agresivitetit pasiv gjatë komunikimit oral...
Edison Ypi: Sofokli Karpuzi
Kujto antikomunistat më të mëdhenj të historisë së botës, ata që i ke lexuar nëpër libra, i ke parë nëpër filma etj si Çurçill, Hitler, Franko, etj. Sill në mendje tiparet e tyre karakteriale, kulturore, shoqërore, qytetare, vendosmërinë e tyre, seriozitetin, argumentat, qëndrimet, sjelljet...
Edison Ypi: Familje
Pas vdekjes së gruas Shpresa, Besimit i mbeti një tufë me jetimë; Shkëlqimi, Guximi, Krenari, Durimi, Përparimi, Gëzimi, Fatmiri, Zana, Dituria, Pranvera, Kujtesa, Drita. Besimi, dikur i shëndetshëm, tani ka zënë qoshen, rënkon, kollitet, mezi lëviz, sytë i kanë vënë perde, veshët i janë rënduar, zëri i ka ikur...
Edison Ypi: Ku s'lënë Shenjtor pa e përdhosur
Many tears ago, Zoti urdhëroi ta kryeja shërbimin ushtarak tre vjet në një bateri kundërajrore në periferi të Vlorës. Jo brenda në Zvërnec, prej ku Zvërnecin nuk mundesh me e pa. Pak më në jug të Zvërnecit, nga ku Zvërnecit i dukej gjithçka, qielli, dielli, laguna, ishulli, pylli, manastiri...
Edison Ypi: Ishim të bukur
Ne ishim të ngrohtë, të nxehtë. Ju jeni të ftohtë, të akullt. Ne ishim të afërt. Ju jeni të largët. Ne skuqeshim, zverdheshim. Ju as skuqeni, as zverdheni Ju jeni pa ngjyra. Zoti ju ruajt mos mbeteni edhe pa zë. Ne flisnim me zë të ulët nga frika se na ikte koka. Juve, ndonëse koka s'ju ikën për asgjë, duhet t'ua nxjerrësh fjalët me çengela...
Edison Ypi: Ku Kaçaku vrau Policin
Po iki në Lozhan. Ku Kaçaku vrau policin. Rruga Qukës–Plloçë, si rrugë virtuale, propagandistike, televizive, është tmerr, është për ibret, është plot me rreziqe. Por shyqyr, thuaj, që rruga Qukës–Plloçë, si rrugë reale, ekzistuese, e prekshme, është aq fantastike, sa të deh, të mrekullon, të rrëmben në një vorbull kënaqësie...
Edison Ypi: Rroftë Turku
Ishim rehat me Turkun. Turku erdhi, u ul këmbëkryq mbi shilte, rrotulloi tespiet, thithi nargjilen, bëri qef me hyzmeqarkat, hëngri mish, pilaf, bakllava, kadaif, piu sherbet shege, rrufiti kafe që e blojti me mullirin e vet, dhe pas pesqint vjetësh iku pa zënë gjë me dorë. As shkolla, as rrugë, as ura, as kulla, as hotele, as resorta, as...
Edison Ypi: Në Kaludh te Mbreti Agron
Në një katund të Përmetit, në Kaludh, një sensitiv dhe vizionar nga ata që vijnë vetëm 1 herë në Historinë e planetit, ka bërë diçka absolutisht të jashtëzakonshme, të paimagjinueshme, të pabesueshme, diçka që kapërcen çdo imagjinatë, çdo përfytyrim, çdo aftësi perceptuese vizive, auditive, ndjesore, diçka që ka lidhje me përjetësinë, pafundësinë, infinitin...
Edison Ypi: Ndre Nika
Ndre Nika nuk është vetëm ai trashaniku që ka lojtur nëpër filma. Ndre Nika janë shumë. Njëri nga mizëria e Ndre Nikave që na i la peshqesh Diktatura, njëri nga ata që pretendojnë: Ja dëshmi gjenialiteti ja rash e vdiqa, është ai i kronikave të këtyre ditëve me hajdutllëqe, gjyqe, kafaze, puthje meshkujsh. Unë cinefili që kam parë...
Edison Ypi: Anije e Ngecur
E vetmja zeje që Shqipëria, kjo anije e ngecur, e ushtron pa u mërzitur, e vetmja shkencë që nuk e lodh, e vetmja punë që e kryen me cilësi, e vetmja detyrë që e plotëson pa i bërë naze, është vjedhja...
Në Fokus
Pëllumb Gorica: Një udhëtim, ku koha ka ndaluar dhe natyra ka skalitur mrekulli
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Anjeza Ndoj
Blerim Latifi: Shqiptarët dhe instrumentalizimi politik i islamit
Fotaq Andrea: Arbëreshët e Italisë (1413–2007), III
Elizabeta Tomë Mrijaj: Kujtojmë sakrificën e familjes Lleshi për lirinë e Kosovës
Hamdi Hysuka: Kadareja i pavdekshëm, kur kritika i jep formë kujtesës
Asllan Dibrani – Luani: Familja Musa – një shekull qëndrese, pune, dijeje dhe sakrifice
Albert Vataj: 24 vite nga ikja e Teodor Kekos
Albert Vataj: Plisi në kokën e Odisesë, një udhëtim 3000-vjeçar
Kastriot Dervishi: 36 vjet nga vrasja e Josif Budos në Kavajë
Zemra Shqiptare