Edison Ypi: Bella da Morire

Nga
Edison Ypi
Po
thonë se Bella da Morire, alias Bella Balluku, është më hajdute se Imelda
Marko, më budallaqe se Elena Çaushesku, më e vrazhdë se Nexhmije Hoxha, më
shpirtzezë se të treja bashkë.
Ka
edhe që janë të mendimit se Bella da Morire vuan gjithashtu nga sindroma e
superioritetit iluzor, si dhe nga çrregullimi aktiv i agresivitetit pasiv gjatë
komunikimit oral.
S'është
çudi Bella da Morire të jetë e tillë. Madje duket pak. Duke lënë mënjanë
çrregullimet psiqike më se evidente te çdonjëra nga të katra, hajdutëria e të
trejave duket çikërrimë ndaj grykësisë shtazarake të Bellës da Morire që vjedh
autostrada, ura, tunele, vila, dhe tërr s'ja bën syri.
Përgjatë
shekujve të sëmurin e diagnostikonin pa e prekur. Vetëm duke e kqyrur, së pari
surratin, pastaj duke ja nuhatur djersën dhe dëgjuar frymëmarrjen.
Po
ashtu, për të konstatuar nëse La nostra Bella Addormentata në pyllin e
korrupsionit është a s'është e sëmurë me hajdutllëk kronik, nuk lypset me lexu
qindra faqet e SPAK-ut. Mjafton ta kqyrësh surratin e Bellës da Morire, t'i
ndjekësh me sy përpëlitjet e saja neurotike, dhe kqyrja u kry, vula u vu,
shiriti u pre, duart u tokën, shpatullat u rrahën, ndonjë shaka u bë, nja dy a
tri qelqe u rrëkëllyen, diagnoza u caktua: Bella da Morire është e sëmurë me
hajdutllëk nga më i rrezikshmi dhe më i turpshmi, ai i vjedhjes së parave
publike, që janë të shenjta, por Bella da Morire i përdhosi.
Hajdutllëku
dhe sëmundja, nuk janë "sasi", janë "cilësi".
Sa
kohë me cilësinë meret morali, hoxha, prifti, babai i teqesë, ndërsa me sasinë,
pra me vitet e burgut, gjykata, për tu quajtur hajdut nuk ka rëndësi sa ke
vjedhur, dhe për tu cilësuar i sëmurë nuk lypset të kesh vdekur, kqyrësat e
sotëm, po ashtu si xherahët e hershëm, në ushtrimin e kësaj zeje meritojnë
lëvdata.
Me
gjasa, hajdutja Bella da Morire, hajdutllëkun e ka trashëgimi genetike nga
gjyshi vrasës dhe budalla i etur për gjak dhe uritur për mish, të tjerët që
nguten të hanë e të pinë pa karar, dhe gjejnë belanë.
Mirë
hyzmeqarët, proletarët, plebejtë, budallenjtë, ekzistojnë për tu vjedhur nga
Bella dhe vrarë nga gjyshi i Bellës se
ashtu jeta u duket më e shijëshme, më interesante. Po ç'taksirat kishin të
vriteshin nga gjyshi kriminel dhe të vidhen nga mbesa hajdute të tjerët që as
vjedhin as duan të vidhen, për shembull, të parët e m'i që nuk ishin as vrasësa
as budallenj, por rilindas dhe kryeministra ?
Burgjet
janë plot me çunakë pas hekurave për një spinello.
Bellën
da Morire që përflitet për kilometra autostrade, vila, tunele, nuk guxon ta
ngacmojë as miza te kësula.
Rasti
i Bellës të kall tmerrin e vendit të çbalancuar keqas, me, nga njëra anë
shumicën e shqiptarëve të çartallosur nga tranzicioni i pafund që di veç
lepe-peqe, dhe nga ana tjetër një grusht hajdutësh që premtojnë, kërcënojnë,
bëjnë sikur qeverisin, madje dhe sikur dënojnë njëritjetrin, në një valle
makabre mbi kurrizin e drobitur të Shqipërisë së mjerë që sillet e sillet
pafund si mokra e Mullirit të Émile Verhaeren-it.
Megjithatë
Bellada Morire e ka një rrugëdalje: Që ta vuaj burgun tani që është ende e re,
duhet të reagojë shpejt. Së pari duke e dorëzuar vetë imunitetin parlamentar.
Të tjerat rregullohen me vajtje te ndonjë fallxhore për të evituar çmendjen.
Bella
Balluku ose Bella da Morire, për shkak të ngjajshërisë me protagonisten e
filmit ku disa femra vriten e priten kush është më e bukura, me gjithato
autostrada, tunele, vila të vjedhura, është më hajdutja e të gjitha Bellave da
Morire.
Aq
flagrant dhe gjigand është korrupsioni i Bellës da Morire, sa mendja nuk e
merr, truri s'e kupton, syri e refuzon, veshin e çpon.
Ndoshta
Bellën da Morire e zuri haku i viktimave të gjyshit vrasës dhe budalla. Por kjo
s'ndryshon asgjë në fatin e Bellës da Morire. Gjykatat nuk merren me
subjektivizma dhe sentimentalizma.
Sado
shpirt skllavi, zemër lepuri, përulje qeni, sado qorra, shurdha, budallenj, të
jenë shqiptarët, nuk mund të lejojnë të vazhdojnë vidhen si i vodhi Bella da
Morire.
Kova
e hajdutllëkut Bella da Morire duhet të mbledhë mendjen ende pa u këputur
litari i çikrikut të pusit. Po u këput, në fund të pusit nuk do bjerë vetëm
Bella da Morire, por të gjithë.


