Florim Zeqa: Nuk u prishën me Kurtin për parime, por për poste që nuk i meritonin!
Nuk u prishën me Kurtin për parime, por për poste që nuk i meritonin!

Një fjalë e urtë popullore e thotë
"Mos i pyet se të tregojnë vet"! Pikërisht në këtë mënyrë u
përgjigjen dy "kokat" e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani pasi
iu dështoj gjahu politik që e pritnin prej Albin Kurtit!
Lumiri e Vjosa, dy "kokat" e
turpit të LDK-së
I filluan bisedimet me ambicie të mëdha
personale, duke u thirrur në emër të balancit politik në Kuvend, kinse për
interesin e shtetit dhe qytetarëve, mirëpo të njëjtët e bën të kundërtën, duke
u zhveshur lakuriq para popullit duke e treguar publikisht se nuk e pranuan
ofertën e Kurtit! Nuk e pranuan për arsyen e thjeshtë, pasi ajo nuk i
përmbushte orekset e tyre personale!
U
bë mirë që dolën lakuriq para popullit, le t'i sheh populli dhe elektorati se
kush janë përfituesit dhe rrënuesit LDK-së, le ta sheh përversitetin dhe
prapaskenat e tyre politike në dëm të ish partisë shtetformuese dhe
shtetndërtuese!
Për
të "mirën" e shtetit ju duken pak, por, sikur të ishin plotësuar
kërkesat e dy "kokave" për kënaqjen e egos së tyre personale do ta
djegnin përseri LDK-në për të "mirën" e shtetit siq e dogji Vjosa në
vitin 2021!
Kaq
të pa cipë dhe të pakurrizorë janë dy "kokat" e turpit të LDK-së!
I
quajta të tillë ata që e turpëruan LDK-në para qytetarëve të vendit, të cilët
me padurim e prisnin lidhjen e koalicionit qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së, si
e vetmja mundësi reale për t'i parandaluar zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për
të mundësuar formimin e institucioneve të reja shtetërore.
Në
momentin që iu dështoi gjahu për poste personale, përseri dolën në anën e
kundërt të Albin Kurtit, duke e harruar interesin e shtetit dhe të qytetarëve!
E
harruan balancin e pamerituar politik ashtu siq i synonin postet e pamerituara
shtetërore.
Me
largimin nga bisedimet me Albin Kurtin, "dy kokat" e LDK-së e
dëshmuan se nuk është Albini i vetmi shkaktar për bllokadën politike, pasi
fajin e morën dy 'lumenjt' e shtjerrur, Lumi dhe Vjosa të cilët po e dërgojnë
vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kurse LDK-në drejt zhbërjes totale!
Ai (ajo) që tradhton njëherë, tradhton
përherë
Duke kaluar nga njëri pol politik në
tjetrin, nga njëra anë në tjetrën, Vjosa Osmani me përqafimet helmuese i ka
tradhtuar të gjithë!
Fillimisht
e tradhtoj besimin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu i cili e mori në zyrën e tij
si këshilltare juridike, e tradhtoj Isa Mustafën i cili e ngriti në karrierë
politike, duke e bërë kandidate të partisë për kryeministre, kurse së fundmi e
tradhtoj edhe Albin Kurtin, personin që e ngriti në hierarkinë më të lartë
shtetërore-Presidente të Republikës së Kosovës dhe Komandante Supreme e FSK-së!
Iku
nga LDK-ja me tradhti, iku nga Kurti me tradhti, u kthye në LDK me tradhti dhe
më tradhti bashkë me Lumirin po e përmbysin LDK-në, të cilën e kanë kthyer në
pqaçavurë politike, të cilës nuk i beson më askush!
E
kam thënë një një shkrim paraprak, por përserisë edhe tani, nga kjo LDK do të
ikte edhe Ibrahim Rugova!
Lumi
dhe Vjosa kanë bërë dhe po bëjnë luftë klasash brenda partisë, duke e mbajtur
dhunshëm kreun e LDK-së!
Isa, Lumi dhe Vjosa janë shumë afër
arritjes së misionit të tyre historik për shkatërrimin e LDK-së në një parti që
lufton për ta kaluar pragun zgjedhor, ngase më lartë se kaq nuk do të ngritet
asnjëherë! Kështu po e thotë elektorati, i cili tashmë ka vendosur që t'i
bojkotojë zgjedhjet e planifikuara në fund të dhjetorit të këtij viti.
Një gjë mos e harroni, fajet fajet
nuk i ka Albini për rënjën e LDK-së!
Fajin
e ka Isa, Lumi dhe Vjosa, por më së shumti ata (ato) që ju shkojnë pas!
LDK
nuk e pranoi ofertën për ndryshim, e pranoj poshtërimin!
Udha
e mbarë në rrugën e pakthim!
Florim Zeqa, 18.08.2026


