Skender Jashari: Kërcënim Terrorist në Vushtrri - Bllokimi i Rrugëve si Taktikë e Radikalizimit Islamik
Kërcënim Terrorist në Vushtrri: Bllokimi i Rrugëve si Taktikë e Radikalizimit Islamik

Fenomenet e kërcënimit terrorist islamik në hapësirën
shqiptare shpesh shfaqen jo vetëm përmes dhunës së drejtpërdrejtë, por edhe
përmes formave të sofistikuara të presionit shoqëror, instrumentalizimit fetar
dhe keqpërdorimit të mjeteve juridike. Pikërisht këtë e vërejta më 3 gusht,
kur, gjatë një hulumtimi rutinë, hasa në një rast të dorëzimit të një peticioni
që, në shikim të parë, dukej si nismë qytetare, por që në përmbajtje mbante
elemente të qarta të radikalizimit ideologjik. Dokumenti i “Iniciativës...” që
gjeta më pas, e konfirmonte se mjetet juridike po përdoren kundër qytetarëve të
tjerë, jo për mbrojtjen e të drejtave, por për imponimin e një agjende fetare
të ngurtë.
Kjo u konfirmua më 17 gusht 2026, kur në revistën zyrtare
të Ipeshkvisë së Kosovës u publikua denoncimi i qartë: Policia e Kosovës kishte
marrë vendim për të ndaluar ceremoninë fetare të bekimit të gurthemelit të
Kishës në Zogaj, pavarësisht ankesës zyrtare të Don Fran Kolës. Ipeshkvia e
cilësoi vendimin si “jo kushtetues, jo ligjor, të padrejtë dhe të
pajustifikuar”, duke theksuar se ceremonia ishte fetare, paqësore dhe në pronë
të Kishës — pra, në një hapësirë ku ligji e mbron qartësisht ushtrimin e fesë.
Në këtë kontekst, lind pyetja thelbësore: cilat janë bazat ligjore që mund të justifikojnë
një ndalim të tillë? Dhe më e rëndësishmja: a ka pasur Policia e Kosovës ndonjë bazë
reale për të kufizuar një ceremoni fetare në pronë private?
Analiza juridike e ligjeve në fuqi — Kushtetuta, Ligji për Policinë, Ligji për
Liritë Fetare dhe Ligji për Tubime Publike — tregon se kufizimet e tilla
lejohen vetëm në raste jashtëzakonisht të veçanta, të lidhura me sigurinë
kombëtare, rrezikun e menjëhershëm për jetën, apo kërcënime të dokumentuara.
Asnjë prej këtyre kritereve nuk është përmbushur në rastin e Zogajt.
Kërcënimi
terrorist islamik
Më 03 gusht kisha lexuar rastin e dorëzimit të një peticioni, duke
hulumtuar gjejta edhe dokumentin e “Iniciativës...” Dukej absurde të
keqpërdoren mjetet juridike legjitime, nga qytetarët kundër qytetarëve.
Më 14 gusht 2026, kam lexuar në mediet lokale në Republikë të Kosovës, një
lajm që kishte të bënte me “kundërshtimin e ndërtimit të Kishës Katolike në
Zagaj, më 18 gusht dhe bllokim rrugësh në Dumnicë e Samadrexhë.” Këtë
fillimisht e lexova nga sygjerimi që më jep algoritmi në rrjetin social, tek
një faqe që shpesh poston materiale të ideologjisë islamike, për temat që kanë
të bëjnë me sigurinë, anti-terrorizmin etj. Për të vërtetuar lajmin kërkova
OSINT dhe gjejta të njejtën edhe në një portal më kredibil. Në këtë rast kishte
edhe këtë lajmërim:” Organizatorët kanë
bërë të ditur se për protestën është njoftuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa
është paralajmëruar bllokimi i rrugëve në Samadrexhë dhe në fshatrat e
Dumnicës.”
Organizatorët e njohur për policinë dhe prokurorinë, nuk janë marrë në
përgjegjësi penale deri më tash, për kërcënim terrorist “bllokimi i rrugëve në Samadrexhe dhe në fshatrat e Dumnicës.” Qytetatrët
kanë të drejtë të protestojnë, por të drejtat dhe liritë e qytetarëve të tjerë
nuk mund t’i cënojnë. Policia, ushtria e ka detyrë ligjore dhe kushtetuese t’ia
garantoj të drejtat dhe liritë qytetarëve pa dallim... feje. Prandaj kjo mbetet
dukshëm formë hibride e terrorizmit
islamik apo taktikë hibride e
presionit fetar radikal
që disa dekada në Republikë të Kosovës ka manifestuar forma të ngjajshme të
organizimeve të tubimeve gjysmë legale
me thirrje kundër rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës.
Sipas Kodit Penal
të Republikës së Kosovës, një akt quhet terrorist vetëm nëse:
- ka qëllim
politik, ideologjik ose fetar,
- ka për qëllim frikësimin
serioz të popullatës,
- ose detyrimin
e institucioneve të veprojnë ose mosveprojnë,
- dhe përfshin veprime
të dhunshme, kërcënime serioze, shkelje të rëndë të rendit
publik, bllokime të rrezikshme, sulme, shkatërrime,
armë, rrezik për jetë, etj.
1. Qëllimi ideologjik
fetar. Organizatorët kanë vepruar për arsye
fetare (kundërshtim i kishës katolike). Kjo është element ideologjik fetar.
2. Presion ndaj institucioneve. Ata kanë paralajmëruar: bllokim rrugësh në Samadrexhë dhe
Dumnicë, pengim të ceremonisë fetare, presion ndaj Policisë, presion
ndaj Komunës. Ky është detyrim
ndaj institucioneve për të mos lejuar një aktivitet fetar, pra element i terrorizmit.
3. Frikësim i populates. Bllokimi
i rrugëve është: kërcënim i drejtpërdrejtë, cenim i lirisë së lëvizjes,
frikësim i komunitetit katolik, frikësim i banorëve të zonës.
4. Dhunë ose kërcënim serioz.
Bllokimi i rrugëve nuk është protestë paqësore. Ligji e konsideron: pengim
të qarkullimit, rrezik për sigurinë publike, veprim të dhunshëm,
formë presioni të paligjshëm.
5. Organizim i strukturuar. Organizatorët: kanë njoftuar Policinë, kanë paralajmëruar bllokime, kanë mobilizuar banorë, kanë vepruar si grup i organizuar. Ky është element organizativ, i domosdoshëm për terrorizëm.
Baza
ligjore, që dëshmon ekzistimin e kërcënimit terrorist islamik janë:
1.
Qëllimi fetar,
është kundërshtimi i një objekti katolik.
2.
Presioni ndaj institucioneve, si bllokim rrugësh, pengim ceremonie.
3.
Frikësim i popullatës, gjegjësisht komunitetit katolik,
specifikisht Shqiptarëve që braktisin besimin Islam për t’u kthyer në fenë e të
parëve.
4.
Veprim i organizuar, grup i strukturuar si dhe njoftimi
paraprak.
5.
Veprim i paligjshëm, bllokimi i rrugëve nuk është protestë
e lejuar, mos ndërtimi i kultit fetar Kishës së Florit dhe Laurit.
6.
Cenim i rendit kushtetues, pengim i ushtrimit të fesë, i pronës,
i tubimit.
Në bashkimin kumulativ të këtyre elementeve, ligjërisht mund të argumentohet se kemi të bëjmë me formë hibride të ekstremizmit të dhunshëm me motivim fetar, që në literaturën e sigurisë quhet: “terrorizëm i nivelit të ulët” (low-intensity terrorism) “terrorizëm i butë” (soft terrorism) “terrorizëm hibrid” (hybrid terrorism),[1] e që është shumë e njohur në botën perëndimore, në formë të : tubime fetare të politizuara; presion komunitar; intimidim të pakicave fetare; protesta të organizuara për të ndikuar vendime komunale; mobilizim fetar kundër objekteve të komuniteteve të tjera.[2] Derisa në vendet e Ballkanit( përfshirë edhe Republikën e Kosovës, është heshtur dhe fshehur qëllimisht). E këso taktika terroriste organizatat terroriste islamike(si ISIS, Al?Qaeda, Al?Shabaab, Boko Haram – të cilat janë përgjegjëse për dhunë masive, vrasje dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut) i kanë përdorur shpesh. P.sh: Al?Shabaab në Somali – bllokon rrugë për të penguar ceremonitë fetare të krishtera dhe aktivitetet shtetërore;[3] ISIS në Irak/Siri – bllokon rrugë për të ndaluar lëvizjen e komuniteteve të krishtera dhe për të imponuar rregulla fetare;[4] Boko Haram në Nigeri – përdor bllokime rrugësh për të frikësuar komunitetet e krishtera dhe për të penguar ceremonitë fetare;[5] Talibanët në Afganistan – bllokojnë rrugë për të detyruar popullatën të mos marrë pjesë në aktivitete fetare që nuk i aprovojnë.[6]
Denoncimi i
Ipeshkvisë së Republikës së Kosovës
Derisa më 17.08.2026, lexova në revistën e Ipeshkvisë së Kosovës:” Policia e Kosovës
ka marr një vendim që nuk do të lejohet të zhvillohet ceremonia e paraparë për
nesër, më 18 gusht 2026. Edhe pas ankesës zyrtare të Don Fran Kolës, Policia
nuk e ka anulua vendimin. Ne e konsiderojmë këtë vendim jo kushtetues, jo
ligjor, të padrejtë dhe të pajustifikuar, sepse bëhet fjalë për një ngjarje
kishtare, fetare dhe paqësore, në pronën e Kishës, për të cilën institucionet
ishin njoftuar me kohë.”
Vendimi
kundërligjor dhe kundërkushtetues i Policisë së Kosovës
Pavarësisht që nuk ka pasur ndonjë publikim të vendimit
të Policisë së Kosovës që ta ketë treguar bazën ligjore, në të cilën e ka
bazuar, por nga kërcënimet terroriste
islamike prapa “Iniciativës...” mund të aludohet që këto të drejta mund të kufizohen vetëm në raste shumë të
veçanta, sipas nenit 55 të Kushtutës së Republikës së Kosovës. Pa vazhduar
në referimet ligjore mbi të cilat ka pasur mundësi të thirren, si Ligji Nr. 04/L-076 PËR POLICINË, neni 18, si dhe Ligjit Nr.
02/L-31, PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË, si dhe Ligji
NR. 08/L-166, PËR TUBIME PUBLIKE, neni 7, paragrafi 2, thuhet:” Tubimet
publike që mbahen në hapësira të mbyllura private, si dhe në prona tjera
private, mund të mbahen pa u lajmëruar.” Sipas të njejtit ligj, Tubimet
publike, mund të kufizohen, por asnjëherë nuk theksohet që tubimet në prona
private të mund të kufizohen( shih nenent 9-13 të ligjit të njejtë).
Vendimi i Policisë së Kosovës, mund të bazohej vetëm në: Sigurinë publike, pasiqë kishte rrezik real; i
dokumentuar dhe i provuar me fakte, që mund të kishte akte terroriste islamike, sepse ka pasur
kërcënime të verifikuara.
Vendimi i tillë ka
shkelur këto të drejta dhe liri themelore:
A. Liria fetare (e
drejta themelore),
Kjo është e garantuar nga: Kushtetuta e
Republikës së Kosovës; Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ);
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (PNDCP); Ligji për Liritë
Fetare në Kosovë. Prandaj ndalimi i ceremonisë fetare, pa arsye të
justifikuar ligjore përbën: Shkelje
të nenit 38 të Kushtetutës së Kosovës( “Liria e besimit, ndërgjegjes dhe
fesë është e garantuar.”); Shkelje të
nenit 9 të KEDNJ( “Çdokush ka të drejtë në lirinë e mendimit, ndërgjegjes
dhe fesë.”); Shkelje të nenit 18 të PNDCP( “Askush nuk mund të pengohet
në ushtrimin e fesë.”).
B. E drejta për ushtrim të paqësor të fesë në pronë të vet
Edhe Policia e Kosovës, më 18.08.2026,
deklaroi që ceremonia ishte parapa të zhvillohej në: pronë të Kishës, me njoftim paraprak, etj. Kjo shkel Neni 46 të Kushtetutës – E
drejta e pronës, sepse Policia
nuk mund të ndalojë një aktivitet fetar në pronë private, pa një arsye
të fortë ligjore.
C. E drejta për tubim paqësor
Edhe pse ceremonia është fetare, ajo
është një formë tubimi. Ndalimi i tubimit fetar pa arsye të qarta ligjore është
shkelje, në këtë rast janë shkelur Neni
43 i Kushtetutës – Tubimi paqësor, Neni 11 i KEDNJ – Liria e tubimit
D. E drejta për mosdiskriminim fetar
Nëse Policia ka ndaluar një ceremoni
fetare pa bazë ligjore, kjo mund të interpretohet si: Diskriminim
fetar( i ndaluar nga: Neni 24 i Kushtetutës; Neni 14 i KEDNJ dhe Ligji për
Mbrojtjen nga Diskriminimi)
Aktet juridike vendore dhe ndërkombtare
që janë shkelur, janë:
1.
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ)( neni 9 – Liria e fesë; neni
11 – Liria e tubimit dhe neni 14 – Ndalimi i diskriminimit);
2.
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike
(PNDCP)( neni 18
– Liria e fesë; neni 21 – Liria e tubimit; neni 26 – Barazia para
ligjit);
3. Deklarata Universale
e të Drejtave të Njeriut (DUDNJ)( neni 18 – Liria e mendimit dhe fesë; neni
20 – Liria e tubimit paqësor);
4. Kushtetuta e
Republikës së Kosovës( neni 24 – Barazia para ligjit; neni 38
– Liria e fesë; neni 43 – Tubimi paqësor; neni 46 – E drejta e
pronës);
5. Ligji për Liritë
Fetare (Ligji Nr. 02/L-31)( neni 1 – Liria
fetare; neni 2 –Mbrojtja nga
Diskriminimi; neni 3 –Barazia
Fetare; neni 6 – Liria e
bashkimit fetar; neni 8 – Vendet
e Kultit);
6. Ligji për Mbrojtjen
nga Diskriminimi (Nr. 05/L-021)( neni 1 – Qëllimi i
ligjit; neni 3 – Koncepti i diskriminimit; neni 4 – Llojet e
diskriminimit; neni 5 – Format e rënda të diskriminimit).
Kërkesa, Ankesa dhe PadiA. Ka bazë të fortë, për kërkesë, ankesë
dhe padi:
1. Ankesë
administrative ndaj Policisë së Kosovës;
2. Kallëzim tek
Avokati i Popullit;
3. Padi në Gjykatën
Themelore (Departamenti Administrativ);
4. Kërkesë për
vlerësim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese
B. Republika e Kosovës ka detyrime
ndërkombtare, për të respektu dhe mbrojtë të drejtat dhe liritë e qytetarëve pa
asnjë dallim; për të përmbush obligimet për parandalimin dhe luftimin e
terrorizmit etj:
1. Njoftimi zyrtar i Zyrës së BE?së në
Kosovë( Pasiqë, BE ka mandat të drejtpërdrejtë të
monitorojë: shkeljet e lirisë fetare;
shkeljet e të drejtës së pronës; shkeljet e tubimit paqësor; shkeljet e
mosdiskriminimit fetar);
2. Njoftimi i Këshillit të Evropës
(CoE) – Departamenti për të Drejtat e Njeriut( Pasiqë, Këshilli
i Evropës ka kompetencë të monitorojë shkeljet e KEDNJ-së);
3. Njoftimi i OSCE – Departamenti për
të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete( Pasiqë, OSCE ka mandat të drejtpërdrejtë në Kosovë për: monitorimin
e lirisë fetare; monitorimin e tubimeve; monitorimin e diskriminimit;
monitorimin e policisë).
4. Njoftimi i UN Human Rights Office
(OHCHR)( Pasiqë OHCHR monitoron shkeljet e
PNDCP-së);
5. Njoftimi i Komisionit Evropian – DG
JUST (Drejtësia dhe të Drejtat e Njeriut)( Pasiqë, DG JUST monitoron: diskriminimin fetar; sundimin e ligjit;
të drejtat themelore);
6. Njoftimi i Komisionit Evropian – DG
HOME (Radikalizimi dhe Siguria)( Pasiqë, DG HOME merret me: radikalizimin fetar; ekstremizmin e
dhunshëm; taktikat hibride të presionit fetar);
7. Njoftimi i Komisionit Evropian –
EEAS (Shërbimi i Jashtëm i BE?së)( Pasiqë, EEAS
monitoron: stabilitetin rajonal; tensionet fetare; radikalizimin në Ballkan);
C. Procedimi i rastit
në Institucionet respektive ndërkombëtar që trajtojnë rastet e radikalizmit, ekstremizmit
dhe terrorizmit, si në:
1.
Europol – European Union Agency
for Law Enforcement Cooperation
Europol
ka dy struktura që lidhen drejtpërdrejt me rastin:
1.1.
European Counter
Terrorism Centre (ECTC)( që merret me: radikalizimin fetar; ekstremizmin e dhunshëm; taktikat
hibride të presionit komunitar; kërcënimet ndaj objekteve fetare;
destabilizimin e rendit publik);
1.2.
EU Internet Referral Unit (EU IRU)( që merret
me propagandën
radikale; nxitjen e urrejtjes fetare;
mobilizimin online të grupeve radikale)
2.
Interpol – Counter-Terrorism Directorate. Interpol ka një strukturë të specializuar Counter-Terrorism
and Extremism Unit (CTEU) i cili
merret me: radikalizimin fetar; ekstremizmin e dhunshëm; taktikat e
presionit komunitar; kërcënimet ndaj objekteve fetare; mobilizimin e grupeve
radikale.
3.
Qendrat Evropiane për Radikalizim
dhe Ekstremizëm të Dhunshëm:
3.1.
Radicalisation
Awareness Network (RAN) – European Commission. RAN është qendra kryesore evropiane për
parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, e
cila merret me: radikalizimin fetar; ekstremizmin e dhunshëm; presionin
komunitar; tubimet gjysmë?legale; taktikat hibride të presionit fetar;
indikatorët e hershëm të radikalizimit.
3.2.
European Centre of
Excellence for Countering Violent Extremism (Hedayah). E cila merret me: ekstremizmin e dhunshëm; radikalizimin
fetar; presionin komunitar; mobilizimin fetar kundër objekteve të komuniteteve
të tjera.
3.3.
International
Centre for Counter?Terrorism (ICCT – The Hague). E cila merret me: analizën e taktikave hibride; presionin
fetar të organizuar; radikalizimin në komunitete lokale; indikatorët e hershëm
të ekstremizmit.
4.
Qendrat Globale për Terrorizëm dhe Siguri
4.1.
Global
Counterterrorism Forum (GCTF). E cila merret me: radikalizimin fetar; ekstremizmin e dhunshëm; taktikat e presionit komunitar;
kërcënimet ndaj objekteve fetare.
4.2.
United Nations
Counter?Terrorism Committee (UN?CTC). E cila merret me : shkeljet e lirisë fetare; kërcënimet e radikalizimit; presionin fetar të organizuar;
destabilizimin e rendit kushtetues.
Qytetarëve
të Vushtrisë, që ndjehen të kërcënuar
Njoftimi i rastit
si dhe njoftimet-denoncimet individuale të çdo qytetari të Vushtrrisë, që është
ballafaqu me frikën, kërcënimin a rrezikun real nga këto ngjarjet e fundit,
duke përfshirë edhe emrat e mbiemrat e të gjithë pjesëmarrësve të këtij
“kërcënimi terrorist islamik”, do e
lehtësonte punën e agjensive ndërkombëtare që trajtojnë radikalizmin,
ekstremizmin dhe terrorizmin islamik, që emrat e tyre( qoftë edhe adresa false
të rrjeteve sociale të zbulohen) e të futen në databazat e tyre. Prandaj
njoftimet e tilla në: Policia e Kosovës,
AKI, EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX, databaza e Schengen SIS II, databaza e
radikalizimit të BE?së, RAN Centre of Excellence, bëjnë që personat e tillë të
parandalohen nga çdo mundësi për akte terroriste në të ardhmen, gjithashtu do:
1.
Futet në SIS II( vendoset alert sigurie, ndalohet hyrja
në BE, monitorohet në çdo kufi, kërkohet intervistë sigurie, kërkohet verifikim
i identitetit);
2.
Futet në databazat e EUROPOL(futet në qendrat e antiterrorizmit,
shpërndahet informacioni në BE, monitorohen udhëtimet, kërkohet dosja e plotë
nga Kosova, futet në listën e vëzhgimit);
3.
Futet në databazat e FRONTEX( monitorohet në kufijtë e BE?së,
ndalohet për intervistë, kërkohen dokumente sigurie, refuzohet hyrja në BE,
futet në analizat e radikalizimit);
4.
Futet në sistemin e vlerësimit të
ETIAS( refuzojë
hyrjen, kërkojë intervistë, kërkojë verifikim shtesë, kërkojë dokumente
sigurie).
Në aspektin ndërkombëtar, ky
veprim mund të prodhojë pasoja serioze për imazhin e Republikës së Kosovës,
veçanërisht në raport me sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave dhe
lirive themelore. Vendimi i Policisë, i cili pritet të rrëzohet në instancat
administrative, mund të interpretohet nga institucionet relevante ndërkombëtare
si një precedent negativ në trajtimin e lirisë fetare dhe të drejtës së pronës.
Për më tepër, praktikat e
bllokimit të rrugëve, presionit komunitar dhe pengimit të ceremonive fetare
janë të dokumentuara në literaturën e sigurisë si taktika të përdorura nga
grupe radikale në kontekste të tjera globale. Kjo nuk nënkupton se rasti i
Zagorit është i njëjtë, por ngrit shqetësimin se forma të tilla të presionit
fetar mund të interpretohen nga qarqet ndërkombëtare të antiterrorizmit si
indikatorë të hershëm të radikalizimit të mundshëm
Më:18 gusht 2026
Skender Jashari - Phd candidate,
Criminologist, Counter?Terrorism Expert,
Hybrid Warfare Specialist | Scientific Researcher | Security Policy Advisor,
Aerospace & Ground Systems Designer specializing in Drones (VTOL, Fixed?Wing), UUVs, ROVs, UGV, and USVs.
[1] NATO Strategic
Communications Centre of Excellence. (2017). Hybrid threats: A comprehensive
analysis. NATO StratCom COE; European Union Radicalisation Aëareness Netëork.
(2020). Hybrid extremist tactics in local communities. RAN Centre of Excellence;
International Centre for Counter?Terrorism. (2019). Community?level coercion by violent extremist groups. ICCT; RAND
Corporation. (2018). Hybrid ëarfare and extremist mobilisation. RAND.
[2] Europol. (2023). TE?SAT: EU Terrorism Situation and Trend Report. Europol; OSCE
Office for Democratic Institutions and Human Rights. (2020). Violent extremism
and radicalisation in Europe. OSCE; RAN Centre of Excellence. (2021). Local
extremist mobilisation in EU member states. European Commission; Institute for
Strategic Dialogue. (2019). Religious extremism in European communities. ISD.
[3] Hansen, S. J. (2013).
Al-Shabaab in Somalia: The history and ideology of a militant Islamist group,
2005–2012. Oxford University Press; Menkhaus, K. (2014). State failure, violent
extremism, and terrorism in Somalia. Journal of Conflict Studies, 29(1), 7–33;
United Nations Security Council. (2020). Report of the Monitoring Group on
Somalia and Eritrea. United Nations.
[4] Ëeiss, M., & Hassan, H.
(2015). ISIS: Inside the army of terror. Regan Arts; Lister, C. (2014). The Islamic State: A brief
introduction. Brookings Institution Press; United Nations Human Rights Council.
(2016). They came to destroy: ISIS crimes against the Yazidis. UNHRC.
[5] Zenn, J. (2020). Unmasking
Boko Haram: Exploring global jihad in Nigeria. Lynne Rienner Publishers; Cook,
D. (2014). Boko Haram: A neë Islamic state in Nigeria. CTC Sentinel, 7(8), 1–6;
United Nations Office for Ëest Africa. (2015). Boko Haram: Impact on civilians.
UNOËA.
[6] Giustozzi, A. (2019). The
Taliban at ëar: 2001–2018. Oxford University Press; Ruttig, T. (2010). The
Taliban’s shadoë governance. Afghanistan Analysts Netëork; United Nations
Assistance Mission in Afghanistan. (2021). Protection of civilians in armed
conflict. UNAMA.


