Gjon Keka: Nuk do të ketë Kosovë islamike e as katolike, por laike arbërore europiane
Nuk do të ketë Kosovë islamike e as katolike, por laike arbërore europiane

Po e fillojë këtë shkrim duke u bazuar në nenet e Kushtetutës së
Republikës së Kosovës [Kushtetuta:K-09042008, Kuvendi i Republikës së
Kosovës,Data e publikimit: 09.04.2008 ] që
thonë si vijon:
Neni
8 :„Republika e Kosovës është shtet
laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare."
Neni 9 : „Republika e
Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe
fetare."
Neni 7 :1."Rendi
kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes,
demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe
sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes
e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe
ekonomisë së tregut."
Neni 24: 1. Të gjithë janë të
barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë
ligjore, pa diskriminim.
Askush nuk
mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,
mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me
ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual,
lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
Neni 22 : Të drejtat dhe liritë e njeriut të
garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen
me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë
prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të
institucioneve publike:
Deklarata
Universale për të Drejtat e Njeriut;
(2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive
Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;
Konventa Ndërkombëtare për
të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;
Konventa Kornizë e
Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;
Konventa
për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;
(6) Konventa për Eliminimin
e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;
Konventa për të Drejtat e
Fëmijës;
Konventa kundër Torturës
dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore,Jonjerëzore dhe Poshtëruese.
Duke parë se sa e qartë
është Kushtetuta e Republikës së Kosovës e cila nuk lejonë asnjë hapsirë për
devijim në ndonjë shtet islamik apo katolik ose ndonjë shteti tjetër fetar, por
është tepër e qartë se Kosova është një shtet laik dhe europian dhe se kështu
duhet të jetë Kosova si shtet e shoqëri nëse dëshiron të integrohet në familjen
europiane.
Së fundi po bien maskat një nga një, që nga pushtetarët,
politikanët e partive, individ e grupe që po koketojnë me ideologjinë islmaike
për qëllime egoiste dhe të votave duke rrezikuar kështu edhe vetë shtetin laik
dhe të ardhmen e tij euroatlantike.
Askush nuk do të lejohet qoftë ai edhe pushtetar në krye tw
qeverisw apo ndonjw institucioni tjetwr shtewror, as parti apo lwvizje
politike, e as ndonjë klerik apo grup i ideologjisë islamike apo individ etj,
ta bëjë Kosovën një shtet islamik sipas rregullave të ideologjisë së tyre absurde
dhe primitive. As ndonjë katolik qoftë edhe ai ipeshkv apo prift, apo edhe
pastor ose individ apo grup ideologjik fetar katolik nuk do të lejohet të bëjë
Kosovën shtet katolik.
Sepse nuk do të ketë as shtet islamik, e as shtet katolik, e as
shtet protestant e as ndonjë tjetër në Kosovë. Por do të ketë shtet laik të
Kosovës që i ka rrënjët e veta europiane të civilizimit dardan europian dhe që
një ditë duke i kryer detyrat e shtëpisë si shtet dhe shoqëri do të integrohet
në Bashkimin Europian dhe të anëtarësohet në NATO.
Ata që tentojnë ta bëjnë Kosovën islamike e kanë të kotë, sepse
miqtë tanë ShBA, pastaj vendet mike europiane dhe NATO/KFOR nuk kanë kontribuar
në lirinë, demokracinë ,zhvillimin, paqen dhe pavarësinë, që Kosova të bëhet
shtet islamik apo katolik ,por një shtet laik europian që një ditë të bëhet
pjesë e botës së përparuar perëndimore dhe familjes së vetë aty ku ë ka vendin
e natyrshëm brenda kontinentit europian.
Rasti i mosljemit të përurimit të gurit themeltar të Kishës me
emrin e dy martirëve Shën Flori dhe Lauri në Zogaj nga institucionet e rendit
dhe pushtetit është shkelje me dy këmbë e kushtetutës, laicitetit dhe lirisë
fetare në republikën e Kosovës.
Si është e mundur që disa ditë më parë u bë përurimi i themeleve
të një xhamie diku në një pjesë të Kosovës dhe askush nuk i ndaloj ata, ndërsa
në rastin e themeleve të Kishës me emrin e dy martirëve dardan ndalohet
përurimi ? Kush ia jep atë të drejtë atyre me e ndalu një përurimi të tillë,
aksush, ata që kanë marrë vendim të ndalojnë këtë përurimi të Kishës me emrin e
dardanëve Shën Flori dhe Lauri do të mbesin në analet e turpit të historisë së
shtetit dhe kombit tonë shqiptar, sigurisht aktet të tilla të ndalimit do t'i
gjykojë një ditë historia, gjaku i martirëve dhe dëshmorëve e heronjëve të
Dardanisë europiane.
Turp i madh për pushtetarët, për ata që pa asnjë pikë gjaku
arbëror- dardan ndalojnë një përurim të themeleve të një kishe me emrat e
martirëve të vetë dardan europian sikur janë Shën Flori dhe Lauri, Çka mund të
themi për ta, pos me fjalët e Jesusit që thotë: "O
Atë, fali ata sepse nuk dinë ç`bëjnë."(Luka, 23:34) Ose më mirë mjerë
për ta që me qëllim tentojnë ta pengojnë ringjalljen e historisë shpirtërore e
kombëtare iliro-dardane europiane të kombit tonë të shumëvuajtur përgjatë
historisë.
Shpresoj se janë njoftuar me rastin në fjalë ambasadat e miqëve
si ShBA ,vendeve mike europiane dhe NATO/KFOR që të ketë një reagim të
fuqishëm.
Sidoqoftë, po e përfundoj këtë shkrim me një porosi të qartë për
të gjithë, se Kosova, Dardania jonë, nuk do të bëhet dhe nuk do të jetë as
islamike ,as katolike, por një Kosovë laike europiane.
Sepse, askush as vetë miqtë tanë ShBA, vendet mike europiane dhe
NATO/KFOR nuk do të lejojnë që Kosova të bëhet islamike, as katolike e as
ndonjë tjetër por një Kosovë laike europiane ashtu sikur është në vetë natyrën
e saj, rrënjët e saj dhe kushtetutën e saj.


