Edison Ypi: Rroftë Turku

41m më parë

Rroftë Turku

Nga Edison Ypi

Ishim rehat me Turkun. Turku erdhi, u ul këmbëkryq mbi shilte, rrotulloi tespiet, thithi nargjilen, bëri qef me hyzmeqarkat, hëngri mish, pilaf, bakllava, kadaif, piu sherbet shege, rrufiti kafe që e blojti me mullirin e vet, dhe pas pesqint vjetësh iku pa zënë gjë me dorë. As shkolla, as rrugë, as ura, as kulla, as hotele, as resorta, as protesta, as shoqëri civile, veç ca xhami të bardha, asgjë tjetër. Madje duke e dit se do i kemi merak vet më vonë, as kishat nuk i preku, dhe as burgje nuk ndërtoi. Na ktheu nga bjonda në ezmera pa asnjë kurë hormonale, thjesht duke na lënë tutje-tëhu ca kopila. Të gjitha djallëzirat na i solli kaurri. Poshtë kaurri i diskove,  silikonit, cicave, breçkave, kërthizave, minifundeve, Leonardos, Dantes, Shekspirit, Beethovenit. Rroftë turku i xhamive, Nastradinit, Aladinit, 1001 netëve, mullirit të kafes, kadaifit, tallavasë, haremit.