Edison Ypi: Ndre Nika

2h më parë

Ndre Nika

Nga Edison Ypi

Ndre Nika nuk është vetëm ai trashaniku që ka lojtur nëpër filma. Ndre Nika janë shumë. Njëri nga mizëria e Ndre Nikave që na i la peshqesh Diktatura, njëri nga ata që pretendojnë: Ja dëshmi gjenialiteti ja rash e vdiqa, është ai i kronikave të këtyre ditëve me hajdutllëqe, gjyqe, kafaze, puthje meshkujsh. Unë cinefili që kam parë gjithë jetën filma, por kurrë një film shqiptar, unë që sot kam koleksionin më të madh privat me mijëra filma, për herë të parë në jetën time, Ndre Nikën e pashë në disa sekuenca filmike të një këllire propagandistike te shtëpia e një miku. Në ato pak çaste, një oficer i Diktaturës, ngjiste ose zbriste ca shkallë me një shishe qumështi në dorë. Pyeta kush është ky monstër. Më thanë se Oficeri me pamje të kërrupëshme prej familiari të ndjeshëm, si demek i lidhur me masat, me hallet e popullit, ishte Ndre Nika. Aq më tmerroi lëvritja prej ngjale të zënë në grep e këtij oficeri, sa volla zorrët mbi një legen mu në mes të shtëpisë së mikut. Në një tjetër rast, e kam parë Ndre Nikën nja dy minuta në rolin skematik, teatral, qesharak, të një nëpunësi të mbretërisë në Myzeqe. Aty u binda përfundimisht se Ndre Nika s'ishte kurgjë përpos një dordolec i fryrë propagandistik, një kapadai me nam të stisur nga partia për të zbrazur trut' e vulgut që duartroket të ngjajshmit, atë vulg folklorik prepotent dhe arrogant që sot e kësaj dite e kemi peshqesh në krye të vendit nga dallaverexhiu Sali Kulla i pareve të vjedhura. Megjithatë, Ndre Nika, edhe mund të jetë aktor, madje i madh, madje madhështor, madje korifè. Por me një kusht: Që toka të jetë e sheshtë, Pandi Raidhi Vittorio Gassman, dhe Mandi i  NISH tullës Pavarot. Kaq është kronika e njohjes time me mediokrin e përsosur Ndre Nika të cilin me kallaballëkun bukolik e lidh gjithçka, ndërsa me Artin e vërtetë, Artin elitar, asgjë.

Një tjetër Ndre Nika është ai që gjatë këtyre ditëve po e tall Mero Bazja. Mero i mbrujtur me soc-realizëm qysh në moshën e adoleshencës kur i thurte vjershëza Diktatorit, e ka të qartë se sado të lodhet, çfardo akrobacie gazetareske të përdori, sado të shpenzojë nga krediti inekzistent në publik, nuk mundet me e mbrojt Veliajt. Aq më pak në sfondin grotesk me në krah siluetën qesharake të Ndre Nikës. Sidomos tani pas çorbës të arrestimit, pilafit të dietës së qelisë, sallatës proceduriale dhe supës së ftohtë që servirin dashamirësat dinakë. Siç po thonë gojët e shqyera të banaqeve dhe portaleve, Mero, në këtë rast, po kryen një rit mafjoz. Po bën një qokë falenderuese për favore kolosale. Mero e ka mëse të qartë se Ndre Nika i tij me mentalitet, fizionomi, dhe talent kovaçi, i vendosur si mushka që rrenat që ja bën vetes t'ja besojnë gjithë të tjerët, i vetmi rol brilliant që ka luajtur në jetën e vet është ky me puthje mafjoze në ballë. Nga ana tjetër, Erjoni e ka mëse të qartë se sulmet dhe talljet e tanishme të përditëshme me Mulin dhe Lelën, janë mikroskopike krahasuar me malet e shkrimeve dhe oqeanet e shpifjeve kundër Erjonit në kohën e Mjaftit. Kujtime të përzishme këto, që Erjonit nuk mund t'ja paksojnë dhimbjet e kësaj rënie si kovë pusi. Aq më pak t'ja ëmbësojnë helmarisjen e ditëve dhe netëve pas hekurave.

Ndre Nika i Veliajt, është pakashumë si Ndre Nika im: Një llaxore teatrale e neveritshme pa pik yndyre, një delirant pompoz, turp për një popull me rrënjë dhe histori milenare, një tollumbace llastiku i fryrë nga vulgu që nuk e di se në botën e meshkujve, përveç homoseksualëve, vetëm politikanët dhe mafjozët e puthin njëritjetrin. Po s'besove, Giulio Andreotti dhe Salvatore Riina janë dëshmia.

Frymon edhe një tjetër që ndoshta do i fusi hundët në halen Ndre Nika të këtyre ditëve. Është dhëndërri boshnjak me vjehërr Sali Sërbin. Ndre Nika i dhëndërrit dorë e zgjatur e Sigurimit, ka vëlla të arratisur në kohën e diktaturës. Njëri vëlla i arratisur, tjetri vëlla që luan filma propagandistikë, është grazhd i mirë ku të fusi turirin derri dhëndërr, kombinacion i mrekullueshëm që dhëndërri loqe të kërkojë ndihmën e legenave mokrarë që kanë vjedhur arkivën, të valavisi si të vërteta rrenat dhe manipulimet që Sigurimi që u bënte familjarëve të njerëzve problematikë për regjimin. Natyrisht, dhëndërri hajvan nuk është aq gomar sa të bëjë hasëm Ndre Nikën pa u gërricur sado pak prej tij për mega dhe giga hajtutllëqet që ka bërë me ndihmën e paçmuar të vjehrrit komunist dhe rrenacak tashmë në hjekë. Do e gërrici apo jo Ndre Nika dhëndërrin hajdut, varet nga Ndre Nika dhe interesat e tij. Ndërkohë dhëndërri, si spiun i lindur që është dhe me budallallëkun që e karakterizon, si peshkatar i duruar anës moçalit rri e pret me durim për ndonjë peshk me shkop në dorë.

Ka dhe të tjerë Ndre Nika që i rre menia se janë Ndre Mjeda. Por nuk është nderin dhe latësinë time të merrem me 'ta. Kam ndoht.

Etiketat: Edison Ypi