Hamza Halabaku: Takimi im i parë me Gani Bajramin
TAKIMI IM I PARË ME GANI BAJRAMIN

Ishte
gjysma e dytë e muajit maj të vitit 1999, kur në qytetin Bajrojt (Bayreuth) të
Gjermanisë, në Bavarinë Veriore, ishin vendosur disa familje të shqip¬tarëve të
Kosovës, të cilët Bavaria i kishte marrë nga kampet në Maqedoni.
Ishte
data 22 maj e ditës së enjte, kur unë mba¬rova mësimin plotësues në gjuhën
shqipe për fëmijët e mërgimtarëve tanë në Coburg dhe u ktheva në Bajrojt
(Bayreuth), ku mësimin e mbaja ditëve të premte. Shko¬va në familjen e Ruzhdi
Gashit, i cili kishte ardhur në këtë qytet pak vjet më parë. Ai, si edhe shumë
të tjerë, kishin lënë shtëpi e pasuri në Kosovë dhe kishin marrë rrugën e
mërgimit për të shpëtuar nga presionet e pushtetit të atëhershëm të Serbisë.
Ruzhdiu
ishte njëri nga prindërit e fëmijëve që u mësoja gjuhën shqipe, me të cilin më
shkonte muhabeti dhe ndonjëherë edhe nuk shkoja në Nuremberg, pasi të nesërmen
kisha mësim në Bajrojt (Bayreuth).
Atë
mbrëmje të së enjtes, Ruzhdiu doli të më priste para derës së banesës, por, për
habinë time, nuk më ftoi të hynim brenda. Më tha, njëherë do të shkojmë diku të
rrimë pak, e pastaj kthehemi këtu.
Ai
më tregoi se në Bayreuth kishte ardhur një numër familjesh shqiptare, si
refugjatë lufte. Gjatë rrugës Ruzhdiu më njoftoi se në mesin e refugjatëve
ishte edhe gazetari i gazetës “Rilindja”, Gani Bajrami. Më tha se ditën e parë
që ata ishin vendosur aty, kishte shkuar dhe ishte takuar me Ganiun dhe pasi
ishte interesuar ai, i kishte treguar se unë isha arsimtari që po punoja me
nxënësit shqiptarë. Pastaj ai i kishte thënë se dëshironte të më takonte.
Ruzhdiu,
si i kujdesshëm që ishte, donte që menjëherë ta realizonte premtimin që i
kishte dhënë Ganiut.
Gani
Bajramin, më shumë e njihja nga shkrimet në gazetën “Rilindja”, të vetmen
gazetë informative të asaj kohe në gjuhën shqipe në Kosovë, por që peshonte
shumë, me ndikimin e profesionalizmin e saj, dhe ndo¬shta shumë më shumë se të
gjitha gazetat e tanishme së bashku. Gani Bajrami ishte njëri nga gazetarët e
saj, që bënte shkrime me shumë përmbajte dhe herë-herë edhe shumët ë guximshme
për kohën.
Arritëm
në lagjen ku i kishin vendosur refugja¬tët kosovarë të luftës dhe u drejtuam në
banesën e Ganiut. Pasi ra zilja, u hap dera. Me një bujari e ngroh¬tësi të
pashoqe na priti “i zoti shtëpisë” me të gjithë anëtarët e familjes.
Ganiu
u gëzua shumë që ishim për vizitë te ai. Pastaj ai na njoftoi për numrin e
shqiptarëve që ishin vendosur aty dhe për secilën familje na tregoi se prej
cilit vend vinte nga Kosova. Na tregoi, po ashtu, edhe për gjendjen e rëndë që
e kishin përjetuar ai me familjen e vet të ngushtë e të gjerë në Fushë-Kosovë.
Na foli për shumë ndodhi në Prishtinë dhe më gjerë në Kosovë, për jetën e rëndë
të shqiptarëve atje... Na tregoi edhe për rrugën e rëndë e të mundimshme që e
kishin bërë nga Prishtina e deri në Bllacën (e ferrit) në Maqedoni, që ndodhej
menjëherë përtej kufirit me Kosovën. Edhe për peripecitë që i kishin përjetuar
edhe aty dhe të tjerat derisa kishin ateruar në Aero¬por¬tin e Nurembergut.
Tregoi se katër net i kishin kaluar në Fabrikën e Grundigut në Nuremberg, që
ishte shndërruar në një qendër pranimi të refugjatëve dhe pastaj i kishin
akomoduar në këtë banesë, ku tani ishim duke biseduar.
Derisa
mua tinëzisht më tradhtonte ndonjë lot, Ganiu me një pjekuri të pashoqe dhe me
durim të thellë e me urtësi të paparë na rrëfente rrjedhshëm për përjetimet e
tij. Duke vërejtur ndjenjat e mia sentimentale, theksonte se kjo luftë do të
jetë e fituar për ne.
Me
gjithë lutjen e Ganiut që të rrija edhe për gjumë aty, Ruzhdiu këmbënguli se
isha mysafir i tij.
Nga
ajo mbrëmje e asaj të enjteje të fund¬ma¬jit, që u takova me Ganiun, shumë
shpesh isha mysa¬fir i Ganiut. Shpeshherë bisedonim dhe qanim hallet deri vonë
pas mesnate.
Shpesh
ia pranonim njëri-tjetrit se kënaqësia ishte e dyanshme, ngase kishim për çka
të bisedonim. Bisedat me Ganiun ishin shumë të dobishme për mua. Në radhë të
parë, ishin biseda të sinqerta e të përze¬mër¬ta. Diapazoni që kishte Ganiu për
politikën, kulturën e artin, arsimin e edukimin, mua më leverdiste, sepse aty
gjenim shumë tema për t’i diskutuar, krahas hallit të përbashkët, se pjesë të
familjarëve tanë kishin mbetur në Kosovë.

Ishte
e enjtja e dytë apo e tretë që isha te Ganiu, i cili përherë më priste me një
ngrohtësi miqësore e bujari të madhe. E pyeta si zakonisht për shëndetin,
problemet dhe, natyrisht, për lajmet që do t’i ketë marrë gjatë javës për
familjarët dhe të afërmit e vet. Po dëgjoja përgjigjen dhe vërejta se Ganiun e
tradhtuan emocionet, iu dridh buza e poshtme dhe në sy ai pashë lotët. Më tha
se babën, Shabanin dhe vëllanë Hakiun, barbarët serbë ia kishin vrarë!
U
stepa! Mbeta pa fjalë! Hetova se balli më ishte bërë akull. U përpoqa të gjeja
fjalë që do t´ia lehtësonte dhembjen mikut tim Ganiut. Nuk dija, a t’i shprehja
ngushëllime, apo ta inkurajoja se lajmet mund të mos jenë të vërteta. Natyrisht
se e zgjodha të dytën, duke i thënë që të mos ngutej në përfundime të këtilla,
se informatat mund të mos jenë të vërteta.
Por,
Ganiu ishte këmbëngulës dhe ajo këmbë¬ngulje më detyroi t’ia shpreh një gjysmë
ngushëllimi, me ndajshtimin, nëse informatat janë të vërteta.
Nuk
ishte se nuk besoja që ai i kishte informatat e verifikuara, por nuk doja të
besoja, edhe pse për çdo ditë dëgjonim për identifikim të të vrarëve dhe për
vrasje të reja, që bëheshin në Kosovë. Në Kosovë vriteshin luftëtarë të lirisë,
që i dilnin zot vendit të vet, por edhe qytetarë duarthatë, të cilët të vetmin
faj e kishin pse ishin shqiptarë dhe e donin lirinë.
Ishte
hera e parë që po ndodhesha ballë për ballë një mikut tim, i cili po më jepte
lajmin se i ishin vrarë dy anëtarë të familjes, babai dhe vëllai. Natyrisht se
ishte një situatë e rëndë dhe një ndjenjë e pashije¬gueshme.
Më
vonë, kam mësuar se Ganiu edhe në takimin e parë në Bajrojt (Bayreuth), por
edhe në disa takime të tjera të radhës, i kishte pasur informatat për vrasjen e
vëllait dhe babait, por nuk i kishte thënë troç. Ata i kishte trajtuar si të
zhdukur, duke thënë se për fatin e tyre nuk dihej.
Po
përse kishte vepruar kështu? E para, nuk ia kishte zënë goja ta pranonte aq
lehtë një fakt të tillë dhe, e dyta, se ishte frikësuar që mund të sprapsëm unë
nga vizitat e shpeshta, me pretekstin se familja ka hallin e mërzinë e vet.
Vëllai,
Hakiu, dhe baba Shabani, ishin shpesh¬herë temë e bisedës sonë. Ganiu shprehte
dhimbje të madhe për vëllanë Hakiun, për të cilin fliste me admi¬rim për
veprimtarinë e tij letrare, arsimore e kulturore në Fushë-Kosovë, të cilën ia
ndali plumbi i armikut në moshën e tij më produktive, pa i mbushur të dyzetat.
Nga Ganiu kisha mësuar se Hakiu, si i ri, kishte një veprimtari të bujshme. Ai
gjithnjë kishte qenë pjesëma¬rrës i betejave për mbijetesën dhe prosperitetin e
shqiptarëve në Fushë-Kosovë dhe më gjerë.
Ganiu
tregonte se Hakiu ishte një krijues letrar i pasionuar, udhëheqës disavjeçar i
klubit letrar “Naim Frashëri” në Fushë-Kosovës, ishte aktor, dramaturg e
regjisor i Teatrit “Qëndresa” në Fushë-Kosovë dhe udhëheqës disavjeçar i këtij
teatri.
Hakiu
ishte arsimtar i dalluar i Gjuhës dhe letër¬sisë shqipe në Shkollën Fillore të
Fushë-Kosovës, me emrin e të cilit lidheshin shumë veprimtari arsimore e
kul-turore edhe në shkollë. Ai u vu edhe në ballë të mbrojtjes së shkollës
shqipe, kur regjimi serb i nxori nga shkolla arsimtarët e nxënësit shqiptarë.
Kur e pa se nuk mund të rezistohej, dha idenë që shtëpitë të shndë¬rroheshin në
shkolla, duke e ofruar vetë i pari një hapë¬sirë të shtëpisë së familjes së tij
për shkollë.
Ganiu
shpeshherë e thoshte, sado që nuk kë¬mbëngulte se ideja për shtëpitë-shkolla
lindi dhe u se¬ndër¬¬tua në Fushë-Kosovë, ngase Fushë-Kosova konsi-derohej si
qendër e shovinizmit dhe hegjemoni¬zmit serb dhe nga aty filloi segregacioni në
arsim, duke i uzur¬puar serbët objektet shkollore e duke i nxjerrë jashtë tyre
arsimtarët e nxënësit shqiptarë.
Ganiu
kishte çka të tregonte edhe për babën Shaban. Ai nuk kishte pasur fatin të
kryente më shumë se katër klasa të shkollës fillore, por arsimimin e kishte
dashur shumë dhe ishte angazhuar shumë që në Fushë-Kosovë të hapej shkolla
shqipe. Nuk kishte lënë derë pa trokitur te autoritetet e atëhershme komunale
të Prishti-nës dhe të Kosovës, në fillim të viteve ‘60 për ta hapur shkollën
shqipe.
Që
presioni të jetë më i madh, asnjëherë nuk ishte vetëm, merrte me vete edhe
dy-tre bashkë¬ve¬ndës. Mendonte dhe e thoshte se fuqia e delegacionit është më
e madhe sesa e individit. Për guximin dhe shkathtësinë në ballafaqim e dialog,
por edhe për njohuritë që kishte në shumë fusha, ia kishin lakmi edhe ata që
kishin mbaruar shkolla të larta.
*Hamza Halabaku: “Rrjedhë motesh, Takimi, kujtime,
ditar... Prishtinë, 2017 , fq. 147-154


