18 Gusht 2026: Gurthemeli i Kishës së re Katolike Shqiptare në Zogaj, Vushtrri

57m më parë

FTESË ZYRTARE – NJË DITË BASHKIMI, BESIMI DHE RESPEKTI

18 gusht 2026, në orën 11:00, në Zogaj të Vushtrrisë, do të mbahet ceremonia solemne e bekimit të gurthemelit të Kishës së re Katolike Shqiptare.

Ftesa u drejtohet institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësuesve të pushtetit qendror e lokal, institucioneve të kulturës, arsimit e shkencës, trupit diplomatik, mediave, diasporës dhe qytetarëve.

Një thirrje e veçantë vëllazërore u drejtohet edhe bashkësive të tjera fetare shqiptare – myslimanëve, ortodoksëve, bektashinjve dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj dite. Respekti ndërfetar dhe liria e besimit janë vlera që na bashkojnë dhe e forcojnë shoqërinë tonë.

Ceremonia do të përfshijë bekimin e gurthemelit, fjalë përshëndetëse, pagëzime, program kulturor e artistik dhe drekë vëllazërore.

Të bashkuar në besim, në respekt për njëri-tjetrin, në komb dhe në atdhe!

18 GUSHT 2026 – ORA 11:00
ZOGAJ (ZAGORË) – VUSHTRRI

Mirë se vini të gjithë!

Me respekt,
Këshilli Organizativ

Formularbeginn