Spica Metalike: Zogu i verës

3h më parë

Spica Metalike


Satirike


Zogu i verës


Mërgimtari zog shtegtar,

vjen n’vendlindje fluturim;

sjell me vete plot dhurata,

mbush shtëpinë me gëzim.


Sapo mbërrin në oborr,

i dalin para varg e vijë:

nëna, baba, halla, daja...

e përqafojnë me dashuri.


Por edhe gëzimi ka kufi,

si vizitat me orar;

nuk mjafton veç dashuria

për një jetë mërgimtar.


Çdo mbrëmje thotë,

me zë e solemnitet:

-Vitin tjetër kthehem,

vendlindjen e kam amanet!


Kur vera bashkë me gushtin

i afrohet përfundimit,

valixhet presin te dera,

me biletën e kthimit.


Si dallëndyshja ai

e do folenë me dashuri;

por vetëm verës e viziton,

dimrin s’e kalon aty.


Sapo vjen shtatori

me erën e parë,

fluturon përsëri,

si zogu shtegtar.


E ka vendlindjen

dashuri të pashtershme,

por në kurbet,

adresën e përhershme.

(Karikatura marrë nga interneti)