Rudolf Marku: Një pikturë mesjetare dhe nëntekste bashkëkohore
NJË PIKTURË MESJETARE DHE NËNTEKSTE BASHKËKOHORE
(madje
dhe për realitetin e sotëm shqiptar)

Prestigjiatori,
1502 , i Hieronymus Bosch.
Hieronymus
Bosch është njëri ndër piktorët e mi më të preferuar
Lindi
në vitin 1450 dhe vdiq në vitin 1516. Kam shkruar dhe herë të tjera për të, dhe
duket se do vazhdoj të shkruaj sa herë që të më jepet rasti të ri- shoh një
pikturë të tij.
Në
fakt, i kam parë të gjitha pikturat e Bosch -it, ai pikturoi gjithësejt veç 27 vepra-por ai
është njëri ndër ata krijues të të kësaj
bote, që sa herë sheh a lexon a dëgjon një vepër të tij, të duket sikur e
zbulon së pari.
Hieronymus
Bosch lindi në qytetin e
s-Hertogenbosch, pranë Antwerpit. E kam vizituar këtë qytet tre a katër
herë. Është një qytet holandez, nga ata që në standartin e këtij vendi, mund të
quhet as i madh dhe as i vogël. Por një qytet tipik holandez- me një klas,
rregullsi dhe pastërti që lë pas shumë qytete emermëdhenj të Europës.
Bosch
mendohet se e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në qytetin e
lindjes, ndonëse familjen mendohet ta
kishte me origjinë nga Aacheni i
Gjermanisë, qytet pak a shumë nja njëqind
kilometra larg nga s-Hertogenbosch. Ndër pikturat më të famshme mund të
përmendim “Krishti i tallur” - një vepër
e hershme, njëra prej shumë veprave që paraqesin episode nga Pasioni i
Krishtit.
Por
vepra më e famshme e Bosch-it është “Kopshti i kënaqësive tokësore” , që
ndodhet në Prado, Madrid. Që në shekullin XVII, Van Manderi, një admirues
tjetër i Bosch-it, pat shkruar: “…e kush
do të jetë në gjendje ndonjëherë t’i rrëfej të gjitha idetë e çuditshme dhe të
pazakonta që gjenden në mendjen e
Heronimus Bosch-it? Dhe aq më tepër të flas
për mënyrën se si ai shprehet me penelin e tij? Ai pikturon pamje të
tmerrshme.”
Megjithë
paralajmërimin e Van Manderit, vepra e Bosch-it ndikoi te Bruegel-i në
shekullin XVI. Pikturat e tij u mblodhën nga Filipi II i Spanjës, ndërsa në
shekullin XX ato u përmendën nga Surrealistët, dhe në mënyrë të veçantë nga pak-mirënjohësi Salvador Salí , si
pararendës i vizioneve të tyre.
Ditët
e fundit pata rastin të ri-shoh dhjetë vepra të Boschit, të vendosura një një
salon të veçantë të Galerisë Tate (The Old Tate, Pimliko), pranë salloneve ku
këto ditë është hapur dhe Ekspozita e shumë pritur e Frida Kahlo-s.
Mendova
të shkruaj disa rrjeshta për njëren nga pikturat e Bosch-it, ngase m’u duk -siç
do thonin kritikët tanë të dikurshëm apo
dhe një studjuesve moderne, lehtësisht
e mallëngjyer pas pikturave me luftëtarë muskulozë dhe me mustaqe, është
‘’shumë aktuale dhe me temën e ditës.’’
Piktura
quhet, në anglisht,The Conjurer, çka fjalorët
e përkthejnë Magjistari. The Conjurer është marifetxhiu i
cirkut a i rrugës së madhe, që bën truke iluzive përpara turmës së njerëzve.
Për vete do preferoja ta quaj Prestigjatori-ndonëse dhe kjo fjalë jo Shqipe.
Mendohet
se kjo vepër u realizua mes viteve 1500-1502.
Në
të majtë të tabllos është dhënë një
turmë vëzhguesish, spektatorë, për të
cilët do flasim hollësisht më poshtë. Në
mes është vendosur tavolina që ndanë
shikuesit kureshtarë dhe të hipnotizuar nga vetë prestigjiatori. Në të djathtë është prestigjator i veshur me një mantel të kuq.
Një
burrë i veshur mirë përkulet, i përqendruar mbi topthin (dikush thotë është
-një gurë i çmuar, një perlë), ndërsa nga goja e tij dalin bretkosa. Pas tij,
një hajdut i vjedh kuletën me para. Një fëmijë e vëzhgon skenën i zbavitur nga
budallallëku i burrit.
Shihet
që në fillim se piktura synon të na paraqes raportin mes prestigjiatorëve, hipnotizuezuesve, dhe
turmës argëtuese. Të parët e
mahnisin publikun me truket dhe
mashtrimet e tyre..
Por
piktura e një gjeniu si Bosch-i nuk mund të
ishte thjesht piktura e një truku. Ashtu si të gjitha veprat e Boschit
, ajo na udhëheq, si një Virgjil i mirë, përmes Ferrit dhe Kthinave të tij,
përmes simboleve të fshehura,përmes ideve të cilat rezonojnë me çka ndodh a
mund të ndodh në çdo kohë me qëniet njerzore.
Në
qendër të vemendjes qëndron
Prestigjatori, figura e veshur me të
kuqe që dallohet nga të tjerët. Në ikonografinë mesjetare, ngjyra e kuqe shpesh
simbolizonte pasionin dhe tundimin.
Në
dorë ai mban topthin e vogël apo
margaritarin, me sa duket duke hipnotizuar spektatorin që qëndron përballë tij.
Ky akt i hipnozës dhe mashtrimit është thelbësor për të kuptuar rolin e
Prestigjatorit në pikturë. Prestigjatori nuk është thjesht një argëtim, por një
simbol i gënjeshtrës dhe i mashtrimit. Aftësia e tij për të larguar vëmendjen e
spektatorve nga realiteti dhe për të krijuar një iluzion, përfaqëson mënyrën se
si njerëzit mund të manipulohen lehtësisht nga pamjet sipërfaqësore.
Personi
i mashtruar nuk është identifikuar në mënyrë të qartë, por duket se është një
njeri i pasur dhe me pozitë, duke marrë parasysh veshjen dhe kontekstin e
epokës. Shprehja e tij e habisë dhe mënyra se si është përkulur tregojnë se ai
është plotësisht i përfshirë nga truku i hipnotizuesit.
Nga
goja e tij del një bretkosë, një simbol i ngarkuar me konotacione negative. Në
kontekstin mesjetar, bretkosat shiheshin si krijesa të papastra dhe shpesh
lidheshin me djallin dhe herezinë. Shfaqja e bretkosës nga goja e spektatorit
mund të simbolizojë naivitetin, besueshmërinë e tepruar dhe marrëzinë, duke
sugjeruar se mashtrimi i magjistarit e ka ndotur shpirtërisht dhe moralisht
spektatorin.
Në
Librin e Zbulesës, bretkosat përmenden si shpirtra të papastër që dalin nga
goja e Dragonit, Bishës dhe profetit të rremë. Kjo e forcon idenë e fjalëve të
korruptuara, mashtrimit dhe gënjeshtrës.
Bufi
në shportën e magjistarit është një tjetër element intrigues. Në ikonografinë
mesjetare, bufët shpesh simbolizonin errësirën, padijen dhe rrezikun. Ose, në
kontekstin e kesaj pikture, bufi mund të përfaqësojë mençurinë dhe dijen e
shtrembëruar, të përdorura për qëllime dashakeqe.
Prania
e bufit në shportën e magjistarit lidhet me idenë e mashtrimit dhe manipulimit
të të tjerëve. Ndërkohë, ndihmësi i magjistarit, i cili shihet duke vjedhur
kuletën e spektatorit të mashtruar, e përforcon idenë se Magjistari është më
shumë se një argëtues: ai është një mashtrues që përfiton nga naiviteti i
publikut.
Bashkëpunimi
midis Magjistarit dhe ndihmësit të tij që vjedh kuleten lidhet me një kritikë
më të gjerë ndaj korrupsionit dhe mashtrimit në shoqëri. Ky akt vjedhjeje nuk
është thjesht një shkelje e vogël në kontekstin e pikturës.
Prestigjiatori
dhe ndihmësi i tij shfrytëzojnë naivitetin dhe besimin e njerëzve të zakonshëm.
Bosch-i,ky piktor i madh, nuk ngurron të na tregojë se sa i lehtë është
mashtrim i njerëzve nga hipnotizuesit dhe mashtruesit, se sa lehtë turma është e obsesionuar dhe e budallalllepsur në atë shkallë, sa në vënd që të shoh nga vendi ku po ndodh vjedhja e kuletës, sheh
në drejtimin diametralisht të kundërt, tek Hipnotizuesi…Një e vertetë groteske,
intelekt-fyese,tragjike që do të ekzistojë gjatë gjithë shekujve, duke
përfshirë dhe kohën tonë prej pesëqind vitesh larg nga koha e Bosch-it.
Mes
vëzhguesve të skenës janë disa figura që janë të shastisur nga truku i hipnotizuesit. Mes tyre mund të
dallojmë edhe një figurë që duket se është një person fetar, dhe pak më tej,
një murgeshë, si një sugjerim i
Bosch-it se edhe përfaqësuesit e
Kishës (sot mund të thonim- dhe
përfaqësusesit e Drejtësisë), edhe ata
që duhet të jenë modele të drejtësisë dhe moralit, mund t’i nënshtrohen
tundimit dhe mashtrimit.
Kësisoj,
Bosch thekson dobësinë njerëzore dhe nevojën për një besim autentik dhe
personal.
Ka
ende disa elemente për t'u analizuar, si fëmija që vëzhgon personin e mashtruar
ose qeni i fshehur nën tavolinë.
Fëmija,
i cili mban një lodër në formën e një mulliri me erë, është një tjetër detaj
domethënës. Shprehja e fëmijës, ndryshe nga ajo e spektatorit të mashtruar,
përfaqëson pafajësinë dhe kureshtjen e një shpirti që ende nuk është
korruptuar.Fëmija është qënia e vetme e tabllos që nuk është ende i korruptuar!
Tavolina
e magjistarit është e mbushur me objekte që, në shikim të parë, duken si mjete
të zakonshme të një iluzionisti: gota, toptha dhe një shkop magjik. Megjithatë,
këto objekte mund të interpretohen edhe si mjete të një rituali profan, ose dhe
si një ide e Bosch-it se gjerat, që të
mund të manipulohen, që të mund të
fshehin korrupsionin dhe gënjeshtrën, duhet të duken së pari si
legjitime ose të adhurueshme.
Në
këmbët e Magjistarit ndodhet një qen i vogël me një kapelë kllouni. Në Mesjetë,
ashtu si dhe në ditët tona, qentë
simbolizojnë besnikërinë dhe vigjilencën. Por piktura e Bosch-it e përmbys dhe
këtë traditë . Qeni me kapelën e
kllounit përfaqëson talljen dhe
marrëzinë.
Ai
tregon se e gjithë shfaqja e Magjistarit është një tallje me inteligjencën dhe
arsyen. Prania e qenit e përforcon idenë se publiku, përfshirë edhe spektatorin
e mashtruar, po tallet dhe poshtërohet, se e vërteta dhe arsyeja po përqeshen
dhe diskreditohet gjatë procesit të mashtrimit.
Në
këtë mënyrë, e gjithë skena bëhet një lloj teatri, duke krijuar një alegori
komplekse mbi besueshmërinë njerëzore, korrupsionin, mashtrimin dhe
hipokrizinë.
A
nuk ju duket si një pikturë e ditëve tona?



