Shyqyri Fejzo: Piramida e inatit

52m më parë

Shyqyri Fejzo


Piramida e inatit


Piramidën tonë të inatit

E mallkojmë nga na erdhi

Ja lëmë genit apo fatit

Helm e vrer tek ne derdhi


Nuk janë pak inatet tona

Na arratisën buzqeshjen

Fund e krye në mes prona

Në gjyqe e kemi ndeshjen


Ambicjen vura në bazë

Për divorcet gjynahqarët

A e dini se këtë rradhë

U dashkan dhe celularët


Në bazë u vendos krevati

Sipas mendjes të disave

Aty bënte gjumin  inati

Në mes jastëkut  të grave


Në bazë vura kësaj here

Të gjithë e dinë historinë

Për inat të asaj  vjehrre

Shkoi e fle me mullixhinë


Inatçinjtë i paskan ndarë

Në kategori pas lartësisë

Qëndrojnë në vend të parë

Të dikastereve e ministrisë


Pak më lart gjykata rrri

Shohim aty prokurorinë

Vra e pri e gjak mos kri

Vendosa  dhe  gazetarinë


Rrotull në e sjelltë dhe fati

Në këmbë  hyri një gjemb

I shkumëzohen  keq inati

Turren:"dhëmb për dhëmb"


I zemruari, i turbulluari

Hakmarrjen e ka të lehtë

Plagë hapur le i mallkuari

Për shoqëri e atë vetë


Në garën një ra nga kali

Inati helmi  ndodhet aty

Zjarr nis e nuk di të ndali

Kurrë përballë e sy në sy


Problem i madh mbetet kulmi

Kush do vendoset, e pret bota

Tani hapur po duket zullumi

Inatçinjtë paskan ngrënë koka


Nga kulmi  fort po bërtet inati

Dëgjoni të rinj dhe ju  të vjetrit

Shpejt këtu bëhet kampionati

Mballosjani mirë njëri-tjetrit


Si ajo që u bë  me mullixhinë

Nga inat i Europës  hop në Kinë

Kemi shengenin  dhe Sërbinë

Kemi miken e vjetër Turqinë


Kulmi i piramidës, sherr pa hesap

Mendime ndryshe, e shumë fjalë

Në fund i vendoset  goxha cjap

Mes gomerëve cjapi  duket kale


Duhen mend duhet dhe pak fat

Koha ka ardhur e po na kalon

Që i helmëti e mërzitshmi inat

Ta qërojmë, a nxjerrim në pension.