Rita Saliu: Kuptimi i mëmdheut

12.11.2011, 08:58 PM (GMT+1)

Rita Saliu, Zym 15 Tetor 2011 Takimet e Gjeqovit 

 

Kuptimi i mëmdheut

 

Gabon ai që me thotë

Se jamë mbyllur në kutin e atdheut

Jame çelur

Nga aty shoh botën time

Dua ta ruaj duke e pasuruar

S’e lë të jepet

Duke qëndruar vertikalisht

Duke u njohur të gjithëve

 

Forcë më jep edhe një lule në verandë

Lëvizja e petaleve imiton jetën

Edhe pse frymëmarrje e lodhur skamnorësh

Më bënë të zverdhem

Dufin ma akumulon gjakun ma ngritë

 

Po për toke nuk bie

 

Ka vjet ngrihem, shkrihem

Me mallin e shqetësimin

Betohem për një pllakë varri dhuruar

Vazhdoj të jetoj

Me frymëmarrjen time të pa shitur

E drobitur në kët botë

E përjetuar

As gjallë as vdekur

 

Me lule që frymetojnë shqip

Me lule përjetimi

Me lule histori guri

 

Vazhdoj të mbetem zë kumbues

Poezi ligjerimi