Kostaq Duka: Për veten

22.07.2014, 07:18 PM (GMT+1)

Kostaq Duka

Për veten

-Triptik-

 

Mos më pyesni.

 

Mos më pyesni

as për shëndetin

as për punën,

se si shkermoq ditën e natën.

Do përgjigjem shkurt : shkëlqyer!

Rrëfimin e vërtetë e rezervoj vetëm para zotit.

 

Pa u ndjer

 

Se nuk po shtoj miq,

Dhe miratim për çka shpreh jo gjithmonë gjej

Keqardhje nuk ndjej.

Veç dhimbja më ther

Kur miqtë e vjetër më braktisin pa u ndjer.

 

Mospërshtatja

 

Me shumë gjëra u përshtata.

Me horin, dinakun, servilin di të flas.

Po s’munda kurrë

të bëhem krejt  “ i mirë ”

Kur të vërtetën e lëshoj mbi tavolinë

Pa mundur brenda vetes

t’i gjej një shpellë.

Korrik 2014