Kadri Tarelli: Lushnjë – Konkurs letrar “Ngjyra në Vargje”

“Ngjyra në Vargje”
Maj 2026
Një
shkrimtar është më tepër se një Parti, ai është një Atdhe më vete. Ai flet në
emër të këtij Atdheu. Një shkrimtar e rilind atdheun e vet, ai është
ekuivalenti, zëdhënësi i vlerave të epokës së tij”.
- Shpendi Topollaj

Para
pak ditësh, më, 09, të Majit, 2026, “lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve
Lushnjë”, organizoi konkursin e dytë poetik “Ngjyra në Vargje”, ku mes
pjesëmarrësve të shumtë ishim edhe një grup poetësh nga Durrësi dhe nga
Dardania, Prishtina dhe Peja.
Që
në krye të fjalës, më duhet të përmend organizimin e përsosur nga ku secili
mund të mësojë dhe të veprojë. Nuk e kam fjalën për mikpritjen e poetëve, pasi
kështu ndodh kudo në Shqipëri e Dardani, më mirë duhet thënë në mbarë trojet
Arbërore, ku organizohen veprimtari të tilla letrare, apo kuvende libri.
Së
pari, një bashkëpunim e bashkëveprim, mes Bashkisë, Bibliotekës Publike të
qytetit dhe “Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve. Lushnjë”. Të gjesh gjuhën e
bashkëpunimit, shpesh është e vështirë, por jo e pamundur. Suksesi është i
përbashkët dhe i nderon të gjithë.
Së
dyti, Në konkurs u përfshinë edhe një numër të rinjsh, nxënës të shkollave të
mesme të qytetit. Një përvojë që nuk e kam ndeshur në asnjë qytet, (Më thonë se
Përmeti e pëlqen këtë ftesë, për të rinjtë).
Jam goxha i bredhur dhe i gjezdisur, sepse kam
marrë pjesë në shumë konferenca, konkurse apo përurime librash, si këtu në
Shqipëri ashtu edhe në Dardani, ku kam rrahur gati të gjitha qytetet dhe nuk e
kam ndeshur një praktikë kaq të bukur dhe me vlera atdhetarie e shkrimtarie.
Së
treti: Të gjitha poezitë konkurruese janë përmbledhur në një botim libri, me
titull “Ngjyra në vargje”. Një praktikë e tillë ndiqet me përparësi në Prizren.
Kështu i japim veprimtarive jetëgjatësi, ndërsa poetëve u sigurojmë përjetësi.
Ndryshe ndodh që jo vetëm veprimtaria shuhet e nuk kujtohet, por humbasin e dhe
vlerat letrare të krijuesve.
Së
katërti: Në tavolinë, për secilin pjesëmarrës ishte edhe një revistë, “Magjia e
fjalës”, e ilustruar mjaft bukur, botim i “Lidhjes së shkrimtarëve dhe
artistëve, Lushnjë, ku janë përfshirë një numë e madh poetësh dhe krijuesish të
Lushnjës, mes tyre edhe poetë të rinj në moshë.
Dikush
mund të shtrojë pyetjen: Po financimi nga del.....?
Përvoja,
besoj jo vetëm e imja, është: “Kur problemi shtrohet për zgjidhje, gjen
zgjidhje”, mjafton të kesh ndershmëri, durim e seriozitet, dhe dyert hapen si
me magji. Askush nuk i ka paratë e tepërta për t’i shpërdoruar vend pa vend.
Duhet të jesh i besueshëm.
Nuk
kam ndërmend të shkruaj reportazh, pasi më mirë e ka qëndisur znj. Emine
Boriçi, kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve. Lushnjë.
Kështu
po përqendrohem në fjalën time.
Si
fillim, para se të këndoj krijimin tim, mora shkas nga parafolësit që kur ishte
fjala për Dardaninë, përdornin emërtimin Kosova. Nuk më erdhi mirë, ndaj u
thash: E kam përmendur në shumë takime në Dardani, ku fjalën Kosovë e kam hequr
nga fjalori im dhe përdor emrin e shenjtëruar “Dardani”. Mirë politikanët,
mbase kështu u duhet se mos na mërzitet Evropi, po shkrimtarët, poetët dhe
artistët, pse dhe nga kush kanë frikë......?! - Nuk mora përgjigje,.......!
Poezia
ime:
ME DETIN NUK
NGOPEM......!
Nuk
ngopem me ngjyrat pa fund të detit tim,
Të
kridhem në agime dhe perëndime, magji.
Mbi
shkumën e bardhë të lundroj pa ndalim,
Dhe
valët t’i bëj gjerdan e vargje në poezi.
Nuk
ngopem me aromën që mbush mish e gjak,
Të
shkel mbi breg, ku zëri i qyteti më thërret.
Të
ndjehem i ri, dhe vitet e moshës tej t’i flak,
Gotën
e verës, me fund ta pi: Gëzuar miq..... shëndet!
Nuk
ngopem me kaltërsi dhe freski që përkëdhel,
E
prek e më prek, i dehur po ndjehem vërtet,
Si
fëmijë të ndjek gjurmët, ku mbi rërë shkel,
Dhe
vetes t’i them, ngije zërin, këndo! - Ç’ pret.....?
Nuk
ngopem me shtrëngatat dhe stuhitë që shkrepin rrufe,
As
me valle valësh dhe këngën gjëmimtare, që jehon larg.
Pres
me gaz furtunën që mbulon diellin e ngrihet mbi re.
Nuk
lodhem të fluturoj mbi det, edhe për një varg.
Në
fund, me çmime u vlerësuan gjashtë poetë, por të fituar ishim të gjithë, pasi
aty secili derdhi shpirtin poetik, njëkohësisht u njohëm edhe me poetë dhe
krijues të shumtë të asaj treve me pasuri letrare për t’u pasur zili.
Urime
dhe suksese organizatorëve dhe poetëve.....!
Mirë
u takofshim në veprimtari të tilla me
kaq vlera letrare, artistike, që pasurojnë dhe i bëjnë jehonë letrave shqipe.
Kadri Tarelli
Maj 2026













