Jusuf Zenunaj: Republikën n'xhep

29.02.2012, 08:26 PM (GMT+1)

REPUBLIKËN N' XHEP

 

Qendra e Evropës

kujdeset për ne,

sot " na dhuroi "

një formulë të re !

 

Në vend të Republikës

na shoqëron fusnota,

kështu do Serbia

e pëlqen bota.

 

Së shpejti vizën n' dorë,

Republikën n' xhep,

Washington, Bruksel

deri në Bangladesh .

 

Mirë për Serbinë,

Kosovën e rajon,

paska thënë n' Amerikë

zonja Klington.....

 

Pyet nënë Hajria,

nga doli fizibiliteti

na e morën Republikën ,

çka na gjeti ?!

 

Jusuf Zenunaj, 24 shkurt 2012