Halit Bogaj: Kthimi i Gjergjit

18.01.2012, 08:52 PM (GMT+1)

Halit Bogaj

 

Kthimi i Gjergjit

 

Përtej malit argjendar

Kaloi trimi legjendar

Ai u nis me nxitim

Ta arrinte një qëllim

 

Që të shkonte në atdhe

Si  vetimë e si rrufe

Hidhte hapin kali i zi

Kthehej ai në Shqipëri

 

Disa vjet se kishte parë

Qysh i vogel kur ish ndarë

Nëna thoshte  pa pushim

Ku është tani Gjergji im

 

Gjergji hyri në shtëpi

Si murlan e si stuhi

Nënën fort e përqafonte

Nga krahërori s’e lëshonte