Gjon Keka: Të krijohet një fond për hulumtime shkencore dhe përkthime në gjuhë të ndryshme
Të krijohet një fond për hulumtime shkencore dhe përkthime në gjuhë të ndryshme që populli ynë dhe bota ta njohin të vërtetën e historisë së kombit tonë

Pa
bashkimin e kokave gjeniale të kombit tonë, nuk mund të arrihet që të kemi
arritje shkencore dhe nxjerrjen e fakteve historike të kombit tonë
iliro-arbëror.
Është
një bekim i madh kur një komb, shtet apo popull i cili arrinë e i bashkon kokat
e tij të dijes dhe punojnë sëbashku në fushën e shkencës, me vepra për
nxjerrjen e së vërtetës për kombin e tyre dhe pasqyrimin e tij para botës.
Prezantimi
i të gjithë rrënjëve të historisë së kombit tonë para të gjithë botës do të
ishte një punë kolosale, nëse shteti i Kosovës dhe Shqipërisë do të krijonin
një fond të përbashkët e të veçantë në hulumtimet arkeologjike si brenda në
trojet tona dardane- arbërore, ashtu edhe në hulumtime në arkiva të ndryshëm të
Europës dhe Botës ku kokat e dijes dhe shkencës së kombit tonë do të punonin
natë e ditë në këtë drejtim.
Dhe
në fund të dilet me një Libër studimi të plotë ku do të mund të përkthhet dhe
të i shpërndahet akademive të vendeve europiane, instituteve shkencore e
zyrtarëve të Bashkimit Europian, ShBA dhe vendeve tjera të botës demokratike e
të civilizuar ashtu që të mësohet e vërteta e historisë së kombit tonë, pa
mjegulla, pa shtrembërime e përvetësime. Pra të dihet botërisht ,e të njihen
saktësisht se kush ishin iliro-dardano-arbërorët e kontinentit të Europës.
Në
fakt moti është dashtë sidomos shteti i Kosovës që të krijonte një fond të
tillë sikur u cek më lartë ,ashtu që të kishte disa botime në gjuhën shqipe,
angleze ,gjermane,frënge italiane dhe në gjuhë të tjera të ndryshme të botës që
kur të vinin zyrtar të ndryshëm të Europës, ShBA dhe vendeve tjera të botës t'i
dhurohen libra të tillë, ashtu që të njihen me të vërtetën e historisë së
kombit tonë dhe jo të marrinë libra me iluzione, fantazi e gënjeshtra nga
armiqtë e kombit tonë.
Asnjëherë
nuk është vonë krijimi i fondit të tiillë të nxjerrjes së vërtetës së historisë
së kombit nga shteti i Kosovës, edhe sot kërkojë që të krijohet një fond dhe
institut i veçantë në lidhje me rrënjët historike të kombit tonë
dardano-arbëror europian.
Me
pak fjalë, jo vetëm bota duhet ta mësojë të vërtetën e rrënjëve tona historike,
por edhe ne si popull i cili ka mbetë i mashtruar nga rrymat e ndryshme
armiqësore ideologjike fetare që pengojnë dhe e lënë në errësirë të injorëncës
popullin dhe kombin tonë.


