Gjon Keka: Gjaku iliro-arbëror i Gjergj Kastriotit vlon në venat e mia

Nga
Gjon Keka
Sa
herë që lexoj ndonjë literaturë që i kushtohet kryeheroit tonë arbëror, Gjergj
Kastriotit (Skënderbeut), më vlon gjaku iliro-arbëror në vena e rrenqethem.
Sikur më përshkon fryma heroike e këtij udhëheqësi të urtë, strategu trim,
gjenerali, vizionari dhe mbrojtësi të qytetërimit të përbashkët të familjes
europiane. Këtu po vendos disa imazhe që tregojnë emërtimin e një sheshi në
Paris, i cili edhe sot e kësaj dite e mban me krenari emrin e këtij europiani
të madh, siç ishte Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).Për vendosjen e këtij emri të
madh arbëror dhe europian në atë shesh, merita u takon Lec Shllakut, Isa Ndreut
dhe kryetarit të asaj kohe të Parisit, Zhak Shirakut (Jacques Chirac).
Zoti
i bekoftë si në këtë jetë, ashtu edhe në amshim! Me punën dhe veprën e tyre,
ata i bënë nder familjes së përbashkët të kombeve dhe qytetërimit europian,
duke pagëzuar atë shesh me emrin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).





