Blerim Latifi: Kur një popull zhduket me një të rënë lapsi

Kur një popull zhduket me një të rënë lapsi
Nga
Blerim Latifi
30
Janar 1923. Në Lozanë të Zvicres Turqia dhe Greqia arrijnë marrëveshje për
shkëmbimin e popullatave dhe pronave të tyre: Grekët e Anadollit do të
shpërnguleshin në Greqi, ndërsa turqit e Greqisë në Anadoll. Me një të rënë
lapsi të gjithë shqiptarët muslimanë të Çamerisë u futën në kategorinë e turqve
dhe fati i tyre u vulos përgjithmonë. Askush nuk u gjet aty për të protestuar
kundër këtij kategorizimi etnocidal, ndërsa sot Çamëria është veç një toponim
historik, ku të vetmet shenja të shqiptarëve të saj janë emrat e fshatrave që
më nuk ekzistojnë, aty këtu ndonjë gërmadhë dhe varret e mbuluara nga
vegjetacioni i egër. Dhe "Balada Çame" e Bilal Xhaferit, mbase poezia
ma rrënqethëse që dikush ka mundur ta shkruaj për një popull të dëbuar nga toka
e tij:
"Pas
shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive.
Dhe
rrugët zgjaten e zgjaten në veri.
Ne,
popull muhaxhir, ecim nëpër shi...
Lamtumirë,
Çamëri!"
_________

Sa
herë kaloj në këtë rrugë ndalem para tabeles që mbanë emrin e saj. E ndezi një
cigare dhe kthehem pas në kohë. Bashkë me Xhemshirin ishim në Luftën e Kosharës
dhe kush e di sa herë i thonim njëri tjetrit se bashkë do të ktheheshim në
vendlindje.Ai kishte vite të tëra larg familjes dhe mallin e kishte shumë herë
më të madh se timin.Por lufta është mizore, e nuk pyet për ëndrrat dhe ndjenjat
njerëzore.Xhemshiri mbeti atje, mes Maleve të Kosharës, dhe rruga, të cilën
ëndërronte ta shkelte në Kosovën e lirë, sot mbanë emrin e tij. Dhe derisa e lë
pas tabelën, më vjen ndërmend Hymni i Fishtës për dëshmorët e lirisë:
O
ata t'lumtë që e dhanë jetën!
O
ata t'lumtë që e shkrinë vetën!
Lehtë
u kjoftë mbi vorr ledina,
Butë
u kjofshin moti e stina.
E
der' sa t'knoj n'mal ndoj zanë,
Der'
sa t'shndrisin diell e hanë.
Ata
kurrë mos u harrofshin,
N'kangë
e n'valle por u këndofshin.
_________
Një
nga shkaqet pse në mesin e viteve nëntëdhjetë disa djem vendosën t'i rrokin
armët kundër Serbisë, ishin edhe skenat e rrahjes së shqiptarëve nëpër
stacionet policore. Ishin skena të ngjashme në pamje me këtë rrahjen e këtij
djaloshit nga një polic i Kosovës: u thoshin të rrinin gatitu, pastaj një polic
i godiste dhe policët e tjerë aty rrinin në rolin e spektatorëve që dëfrehen me
dhunën.Nuk ka asnjë dyshim se Policia e Kosovës në radhët e saj ka shumë njerëz
që uniforma dhe revolja në brez i bën prepotent e agresiv. Ashtu siç nuk ka
asnjë dyshim se shumë raste si ky me këtë djaloshin heshten dhe fshihen nga
publiku.Pamje të tilla një efekt e kanë të sigurtë: vazhdimin e rënies së
besimit në shtetin e Kosovës. E kur ky besim shembet, njerëzve u mbetet veç një
alternativë: t'i marrin rrugët e botës!
_________
Edhe
në Suharekë ja paskan krisë alltijave në një tubim elektoral.PDK është duke
gabu tepër shumë që po lejon gjuajtjet me armë nëpër tubime elektorale.Mesazhi
i këtyre pamjeve është brutal, retrograd, jodemokratik, jocivil dhe, në fund të
fundit, elektoralisht vetëvrasës.
_________
Një
gjë e bukur dhe me vlera të mëdha në këto ditë të mbushura me thashethemnajë
elektorale dhe me zymtësi të pandemisë që duket se kurrë nuk do të largohet.
"Problemet e filozofisë", njëri nga librat më të mirë të filozofit të
famshëm britanik, Bertrand Russell, tanimë edhe në shqip. E sa për politikën
Russell shkruante: "Politika ka të bëjë më shumë me tufat sesa me
individët, dhe pasionet që janë të rëndësishme në politikë janë, pra, ato në të
cilat anëtarët e ndryshëm të një tufe të caktuar mund të ndjehen njësoj".















