Blerim Latifi: Ai quhej Tahir Meha

Baba
u kishte thënë në shtëpi se atë ditë do të vonohej më shumë se zakonisht pas
kthimit nga puna në Mitrovicë. Do të ndalej në Klisyrë për të pre dru. Zbriti
nga autobusi në Vojtesh dhe u ngjit në malin e Klisyrës. Sopatën e gjeti në
vendin ku e kishte lënë, të mbuluar dushk, dhe pa humbur kohë filloi punën.
Dikur,
pas rreth një ore, dëgjoi zhurmën e hapave të një njeriu mbi gjethet e thata të
dushkut. Pastaj dëgjoi zërin e tij:
—
Puna e mbarë, Nurë!
—
Mbarë paç! — ishte përgjigjja e tij.
Njeriu
që u shfaq aty, në mes të malit, mbante një pushkë në njërin krah dhe një torbë
në tjetrin. Të dy burrat u njohën me njëri-tjetrin dhe pastaj u ulën të
llafoseshin e të pinin duhan. Njeriu i armatosur dukej i lodhur, i zbehtë në
fytyrë; duart i kishte të enjtura nga të ftohtit dhe kollitej vazhdimisht.
Ata
ishin kushërinj dhe baba e dinte historinë e njeriut të armatosur.
—
S’e di qysh do m'i ardhë fundi i kësaj pune, por me u dorëzu kurrë e për jetë —
ishin disa prej fjalëve të tij.
Nata
po binte dhe të dy burrat u nisën malit përpjetë, për të dalë në krye të
katundit, mbi lagjen e Deliajve. Ecën për një kohë ashtu pa folur, duke dëgju
vetëm zhurmën e hapave mbi gjethet e thata dhe kollën e herëpashershme të
burrit me pushkë.
Kur
arritën aty, njeriu i armatosur foli:
—
Nurë, po ndahemi ktu. Unë po shkoj poshtë livadheve e po dal në Kralicë.
Aty
u ndanë, pa e ditur se nuk do të shiheshin kurrë më.
Tre
muaj më vonë, më 13 maj 1981, e gjithë Jugosllavia do ta mësonte emrin e atij
burri me pushkë në krah dhe torbën mbushur me fishekë.
Ai
quhej Tahir Meha.














