Blerim Latifi: Harresa është falje e heshtur e krimit

02.06.2021, 06:03 PM (GMT)

Blerim Latifi:

E priti për 22 vjet drejtësinë për pesë djemtë e saj të masakruar në Mejë, por drejtësia nuk erdhi kurrë. Sot, me vdekjen e saj, ajo, për herë të fundit, na e përkujtoi tragjedinë e saj dhe të qindra e qindra nanave të tjera shqiptare, anë e kënd Kosovës, bijtë e bijat e të cilave i vranë veç pse ishin shqiptarë dhe donin të jetonin të lirë. Zanin e dhimbjes së patregueshme me fjalë të këtyre ajkunave moderne, nuk po e mbyt vetëm kalimi i viteve, por edhe zhurma e grindjeve tona të brendshme, zhurma e hasmërive tona politike, lufta e ndyrë për pushtet, që po shtrinë pluhurin e harresës mbi tragjeditë si kjo e Zoje Prendit. E harresa, dihet, është falje e heshtur e krimit.