Bashkim Saliasi: Kujtesa, depozitimin e informacionit që mësohet?
KUJTESA, DEPOZITIMIN E INFORMACIONIT QË MËSOHET?

Kujtesa
ka të bëjë me depozitimin e informacionit që mësohet, në mënyrë që ajo mund të
merret dhe të përdoret më vonë. Procesi i kujtesës konçidon me proceset e
perceptimit, të mësuarit dhe ndërgjegjes për një informacion të caktuar dhe për
një kohë të caktuar.
Ruajtja
e kujtesës matet duke i kërkuar individit të përdor informacionin e mësuar më
parë. Fazat e depozitimit të kujtesës lidhen me ngjarjet dhe rrethanat në të
cilat ndodhet individi, të cilat lënë gjurmë në kujtesën afatgjatë.
Po
ti referohemi Brower dhe Panit (psikolog në vitet 1983), të cilët shprehen se,
kujtimet tona ruhen në tre forma të dallueshme informacioni; personale, të
përgjithshme dhe shprehi, arrijmë në përfundim se informacioni i marrë në vitet
e rinisë ruhet në kujtesën tonë afatgjatë,
si shprehi.
Gjithëkush
nga ju, që do të lexoni shkrimin, do
t’ju kujtohet se në moshën e rinisë keni mësuar biçikletën, notin,
kalëruar me kal etj, edhe pse kanë kaluar shumë vjet, po t’ju jepet rasti, ju
përsëri do t’i përdorni ato.
E
njëjta gjë ndodh dhe me individët që në rini kanë mësuar të vallzojnë, dhe pse
mund të kalojnë vite, ata përsëri do jenë në gjendje të kërcejnë, sepse
shprehitë që kanë ruajtur nga rinia janë të qëndrueshme dhe afatgjata.
Informacioni
i shprehive përfshin aftësitë e sjelljes dhe ato të njohjes së mësimit të
biçikletës apo të kalërimit me kal etj, ku procesi i futjes së informacionit në
sistemin e kujtesës, është i motivuar, i kuptueshëm dhe i lidhur me
veprimtarinë tonë.
Kujtesa
afatshkurtër arrin të bëhet afatgjatë në saj të ushtrimit të vazhdueshëm, ku
propabiliteti për të mbajtur mend, se si duhet të mbajmë ekujlibrin, si tu
japim këmbëve dhe si të frenojmë, arrihet kur informacioni kodohet dhe
depozitohet në kujtesën tonë.
Shëmbuj
nga jeta e përditeshme sjellim në pafundësi. P.sh. muratori vendos tullat,
suvatori përdor mjetet e suvatimit, hekurkthyesi realizon shtrimin e soletës,
doktori kryen me sukses operacionin, shoferi drejton mjetin etj.
Në
procesin e kujtesës një rol të rëndësishëm luan riprodhimi, pra nxjerrja e
informacionit nga sistemi i depozitës. Na ndodh në biseda midis shokësh të
fakultetit të kujtojmë se, cila tezë na ka rënë në provim?
-
Pra, në kujtesën tonë ruhet informacioni i depozituar, dhe pse kanë kaluar
shumë vite.
Kapaciteti
i kujtesës dhe kohëzgjatja e depozitimit
të informacionit, ka lidhje me mënyrën se si depozitohet informacioni dhe
formën që ai merr në strukturat e kujtesës.
Teoria
e dominimit të përpunimit të informacionit, nëpërmjet sistemit të kujtesës,
rëndësi të dorës së parë i jep modelit të
depozitimit të informacionit nëpërmjet tre strukturave të depozitimit të
kujtesës.
Kujtesa
shqisore, kujtesa ikonike dhe kujtesa jehonë (ekoike), ku tek e para
informacioni futet në formën e gjurmës, te e dyta mbi bazën e ikonës dhe te e treta
me anë të stimulit dëgjimor. Ne depozitojmë informacione të papërpunuara në
kujtesën tonë dhe dy proceset që na ndihmojnë të fillojmë të analizojmë
informacionin, për ta kaluar atë me kujtesën afatshkurtër, janë vemëndja dhe
njohja e modeleve.
Vemëndja
është procesi i përqëdrimit në disa stimuj të caktuar. Psh, të gjithëve u ka
rastisur të shikoni një film, komedi, estradë apo çfarë do lloj tjetër
aktiviteti dhe keni parë që ai moment që është depozituar në kujtesë, na
mundëson që vetëm me një ngacmues të vogël të riprodhojmë fragmente.
Ju
kujtoj shprehjet si; “Burra si ai, u këndohet kënga dhe u pihet dollia”,
“kujdestar surrat patate, mirë ja bëmë zoterise sate”, “të vranë o Miti të,
vranë…..” etj.
Vëmëndja
funksionon si një portë, që vendos se ç’mund të mbahet mend dhe për atë që
individi nuk tregon kujdes, pra kjo quhet defiçit i vëmëndjes dhe krijon
probleme me kujtesën si në sjellje dhe qëndrime ndaj problemeve, me të cilat
ndeshemi në veprimtarinë e përditeshme.
Kujtesa
shqisore përmes vëmëndjes, ka si bazë përpunimin dhe njohjen e modeleve. Në
njohjen e modeleve individi krahason informacionin e zgjedhur me atë që është
depozituar në kujtesë afatshkurtër, ku mbi bazën e përsëritjes, kohëpaskohe
kalon në kujtesë afatgjatë.
Në
një farë mënyre kujtesa afatshkurtër, është vendi ku ne mbajmë informacionin,
për të cilin jemi të ndërgjegjshëm në një moment të caktuar. Pra, e kuptuar
ndryshe në një farë mënyre, ajo është ndërgjegja jonë dhe ka rëndësi për një
shumëllojshmëri detyrash, si për të menduarit, të lexuarit, të folurit dhe
zgjidhjen e problemeve.
Kujtesa
afatshkurtër ka kapacitet shumë të kufizuar dhe mund të humbasë në rast se nuk përsëritet. Rëndësi në vendosjen e
informacionit në sistemin e kujtesës, ka njohja e modeleve dhe vëmendja selektive
për të mënjanuar informacionin pa lidhje dhe për tu përqëndruar në stimujt e
rëndësishëm.
Pra,
individi duhet të mbaj mend ato informacione, për të cilat paraqesin interes
dhe është i motivuar. Dy janë faktorët e rëndësishëm në kodimin e
informacionit, kuptueshmëria dhe grupimi. Pra, kur është e mundur, individi të
përpiqet të mbajë mend informacionin në mënyrë të kuptueshme.
Elementet
kodohen mbi bazën e kuptimit, ku ne mund të mbajmë mend rreth tre grupe
informacioni që kemi njohur pak kohë më parë. Më konkretisht për të provuar
kujtesën afatshkurtër pas shpjegimit të mësimit, në realizimin e kuptimit janë
pyetjet që kërkojnë përgjigje me alternativa.
Ky
proçes ka të bëjë me tërheqjen e informacionit shterues nga kujtesa
afatshkurtër dhe përsëritja për mbajtjen mend të informacionit, është thjeshtë
një rithënie e vazhdueshme e materialit pa menduar për të, ku rol të dorës së
parë luajnë dhe ndërtimi i pyetjeve ngacmuese ose ndryshe interrative.
Përsëritja
për përpunimin e informacionit ka të bëjë me të menduarit për kuptimin e
materialit dhe përpjekjet për të krijuar lidhje me informacionin që tani
gjendet në kujtesën tonë.
Përsëritja
për përpunimin e informacionit është shumë më efektive, sepse ka një nivel më
të thell përpunimi. Përsëritja e informacionit në mënyrën e duhur ndihmon për
ta koduar atë në kujtesën afatgjatë.
Kyçi
për kodimin në kujtesën afatgjatë është organizimi i materialit në mënyrë që ai
të ketë kuptim. Organizimi i informacionit në kujtesën afatgjatë rrit në mënyrë
të ndjeshme suksesin e proçesit të riprodhimit.
Faktori
i kundërt, por njësojë i rëndësishëm në proçesin e të kujtuarit është dhe
proçesi i harresës. Harresa është humbja aparente e kujtesës. Sipas teorisë
tradicionale, përshtypjet shqisore dhe njohuritë e fituara lënë gjurmë në
kujtesë, të cilat me kalimin e kohës zbehen ose prishen për shkak të mos
përdorimit.
Prishja
ndodh në kujtesën afatshkurtër, ku informacioni zhduket për 30 sekonda në qoftë
se nuk përsëritet, por gjërat nuk ndodhin kështu me kujtesën afatgjatë.
Në
një farë mënyre, kujtesa mund të konsiderohet si një sirtar dosjesh. Një sirtar
dosjesh i mirëorganizuar, ju kursen
kohën dhe frustracionin, kur doni të gjeni një material të caktuar,-shkruajnë
psikologët.
Kyçi
i këtij procesi është që të lidhet informacioni i ri me informacionet që tashmë
gjenden në sistemin e kujtesës. Teknika e imazhit, është teknika e krijimit të
pikturave mendore të materialit që duhet të mbajmë mend.
Kujtesa
ka një bazë biologjike në trurin tonë. Teoria biologjike e konsolidimit të
kujtesës thotë se, kujtesa bëhet më e përhershme me kalimin e kohës për shkak
të shndërrimeve kimike në sinapset e neuroneve. Kujtesa e ka bazën në disa zona
të trurit, duke përfshirë edhe hipokampusin dhe talamusin.
Për
psikologët është gjithashtu me shumë interes të dinë se si trashëgimnia dhe
mjedisi ndërveprojnë për të shkaktuar zhvillimin e sjelljes. Endrofinat janë
zbulimi më i rëndësishëm që na ndihmon
për të kuptuar sjelljen, sepse ato përfshihen në procese të tilla themelore si
përforcimi, të mësuarit, kujtesa dhe dhimbja.
Në
përgjithësi, sa më mirë të kodohet dhe depozitohet informacioni, aq më i lehtë
do të jetë ai për t’u riprodhuar dhe përdorur.





