Asllan Dibrani – Luani: Qendra Kulturore Shqiptare po - maskimi i xhamisë me emër kulture jo
REAGIM PUBLIK KULTUROR DHE INTELEKTUAL

Të
nderuar qytetarë, bashkatdhetarë, intelektualë, artistë dhe njerëz të
ndërgjegjes kombëtare,
Pas
reagimit publik të Asociacionit të Kulturës Shqiptare Islame në Piza, e ndiej
për detyrë morale, kulturore dhe kombëtare të shpreh një qëndrim të hapur, të
qartë dhe të pa maskuar.
Askush
nuk e mohon të drejtën e besimit. Askush nuk ka të drejtë të fyejë një qytetar
për bindjen e tij fetare. Shqiptarët kanë jetuar me shekuj me myslimanë,
katolikë, ortodoksë, bektashinj dhe njerëz pa përkatësi fetare, dhe pikërisht
kjo bashkëjetesë ka qenë një nga shtyllat më të bukura të kombit tonë.
Por
një gjë duhet thënë hapur: nuk mund
të ngatërrohet feja me kulturën kombëtare, as xhamia me qendrën kulturore
shqiptare.
Nëse
dëshironi të ndërtoni xhami, thoni hapur se po ndërtoni xhami. Ky është emërtim
fetar dhe duhet të trajtohet si i tillë. Por mos e mbuloni me emrin “qendër
kulturore shqiptare”, sepse kultura shqiptare është shumë më e gjerë, shumë më
e lashtë dhe shumë më e thellë se çdo objekt fetar.
Qendra
Kulturore Shqiptare duhet të përfshijë artin, gjuhën, letërsinë, historinë,
folklorin, muzikën, teatrin, shkencën, teknologjinë, edukimin qytetar, figurat
kombëtare, rilindësit, dëshmorët dhe vlerat tona evropiane. Ajo duhet të jetë
shtëpi e të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, krahine apo bindjeje.
Unë
nuk jam kundër një qendre kulturore shqiptare. Përkundrazi, jam për të me
gjithë shpirt. Vetë kam themeluar dhe kam përkrahur veprimtari kulturore
shqiptare në mërgatë, ku arti, kultura, kombi, shkenca dhe identiteti shqiptar
kanë qenë në qendër. Por jam kundër çdo përpjekjeje që, nën emrin e kulturës,
të futet një agjendë fetare e ngushtë, e cila nesër mund ta ndajë shqiptarin
nga shqiptari.
A
nuk po e shohim çfarë ka ndodhur në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në
shumë vende të mërgatës? Xhamitë janë shtuar me mijëra, por shkollat shqipe,
qendrat artistike, bibliotekat, teatrot, laboratorët e rinisë, akademitë e
teknologjisë dhe institucionet kombëtare kanë mbetur pas. Kjo nuk është
rastësi. Kjo është deformim i prioriteteve kombëtare.
Kombi
shqiptar nuk u mbajt gjallë vetëm me lutje. U mbajt gjallë me gjuhë, me pushkë,
me penë, me shkollë, me sakrificë, me burgje, me gjak dëshmorësh, me Rilindje
Kombëtare, me alfabet, me flamur dhe me ideal evropian.
Si
mund të heshtim kur shohim se në disa rrethe flamuri kombëtar lihet në hije,
ndërsa simbolet fetare vendosen mbi identitetin shqiptar?
Si
mund të heshtim kur dëgjojmë njerëz që nuk njohin mjaftueshëm rilindësit, por
flasin me fanatizëm për dogma të importuara?
Si
mund të heshtim kur veshja jonë kombëtare, që e ka lakmi bota për bukuri,
lashtësi dhe dinjitet, përpiqet të zëvendësohet me modele të huaja arabe,
aziatike apo të tjera që nuk janë pjesë e trungut tonë kulturor?
Si
mund të heshtim kur disa predikues i japin më shumë rëndësi ndarjes fetare sesa
bashkimit kombëtar, madje në raste të caktuara e shohin më të pranueshme
lidhjen me të huajin sesa lidhjen me shqiptarin e të njëjtit gjak vetëm pse ai
i përket një besimi tjetër?
Kjo
nuk është fe e pastër. Kjo është politikë fetare. Kjo është ideologji ndarëse.
Kjo është rrezik për kombin.
Shqiptari
nuk duhet të jetë as anti-mysliman, as anti-katolik, as anti-ortodoks.
Shqiptari duhet të jetë pro-shqiptar.
Por të jesh pro-shqiptar do të thotë të mos lejosh që asnjë ideologji, asnjë
sekt, asnjë financim i huaj dhe asnjë projekt i maskuar të vendoset mbi kombin,
mbi gjuhën, mbi flamurin dhe mbi trashëgiminë tonë.
Bota
sot ecën me shkencë, me teknologji, me inovacion, me arsim, me universitete, me
industri, me inteligjencë artificiale, me mbrojtje moderne, me ekonomi dhe me
dije. Ndërsa disa duan të na kthejnë në debate të shekujve të kaluar, duke na
mbajtur të lidhur pas dogmave të verbra dhe duke e shitur këtë si shpëtim.
Jo,
kombi shqiptar nuk shpëtohet duke u mbyllur në fanatizëm. Kombi shqiptar
shpëtohet duke ndërtuar shkolla, qendra kulturore, biblioteka, akademi, teatro,
muze, laboratorë, qendra teknologjike dhe institucione që i përgatisin fëmijët
tanë për botën moderne.
Prandaj,
pyetja ime është e thjeshtë:
Pse nuk
ndërtoni një Qendër të mirëfilltë Kulturore Shqiptare, ku të ketë art, gjuhë,
histori, shkencë, teknologji, bibliotekë, ekspozita, debate, akademi rinore dhe
hapësirë për të gjithë shqiptarët?
Pse
duhet që gjithçka të sillet rreth objektit fetar?
Pse
kultura shqiptare të përdoret si mbulesë për një projekt që në thelb është
fetar?
Pse
të mos jetë qendra një vend ku fëmija shqiptar mëson për Gjergj Kastriotin,
Naim Frashërin, Sami Frashërin, Pashko Vasën, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin,
Shotë Galicën, Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën, Nënë Terezën, Anton Çettën, Fan
Nolin, Migjenin, Lasgushin, At Gjergj Fishtën dhe për të gjitha figurat që e
mbajtën gjallë shpirtin shqiptar?
Unë
nuk jam këtu për të ndezur urrejtje. Jam këtu për të mbrojtur kufirin midis
fesë private dhe identitetit kombëtar publik.
Besimi
le të mbetet zgjedhje personale. Por kombi, gjuha, flamuri, kultura dhe
historia nuk mund të bëhen pronë e asnjë grupi fetar.
Shqiptarët
nuk kanë nevojë për ndarje të reja. Mjaft na kanë ndarë perandoritë e huaja,
pushtimet, ideologjitë e importuara, varfëria, emigrimi dhe politikat
antikombëtare. Sot kemi nevojë për bashkim rreth vlerave kombëtare, jo për
përçarje me petk fetar.
Unë
kërkoj nga çdo asociacion shqiptar në mërgatë që të jetë transparent: kush e
financon, cili është qëllimi, çfarë programi kulturor ka, sa vend i jep gjuhës
shqipe, historisë, artit, shkencës, rinisë dhe figurave kombëtare?
Nëse
projekti është xhami, quajeni xhami. Nëse është qendër kulturore shqiptare,
atëherë ajo duhet të jetë vërtet shqiptare, gjithëpërfshirëse, kombëtare,
moderne dhe evropiane.
Ne
nuk do të nënshtrohemi para asnjë kulture të huaj që kërkon ta zëvendësojë
kulturën tonë. Nuk do t’i nënshtrohemi as arabizimit, as turqizimit, as
sllavizimit, as çdo forme tjetër që synon ta dobësojë trungun shqiptar.
Kombi
ynë ka vend për besimtarë dhe jobesimtarë, por nuk ka vend për fanatizëm, për
sheriat, për përçarje, për mohimin e flamurit, për përbuzjen e rilindësve dhe
për zhveshjen e shqiptarit nga identiteti i tij historik.
Unë
reagoj si njeri i artit, kulturës dhe sakrificës kombëtare. Reagoj si ish i
burgosur politik. Reagoj si krijues, publicist, poet, piktor, afarist dhe
atdhetar. Reagoj hapur, pa maska, me emër dhe mbiemër, i gatshëm për debate,
tryeza, konsultime dhe ballafaqim publik me argumente.
Por
një gjë nuk e pranoj: që në emër të fesë të zhbëhet kombi.
Me
respekt për çdo qytetar të ndershëm, por me kundërshtim të prerë ndaj çdo forme
të islamizmit politik dhe çdo projekti që e vendos fenë mbi kombin,



