Ali Sh. Berisha: Malet në buqimë

09.07.2011, 07:56 PM (GMT+1)

Ali Sh. Berisha

 

MALET NË BUQIMË

 

(Lidhjes së Prizrenit)

 

Me krahë e lapës Malet buqitën

Të fuqishmit zëshëm i thërritën

Që t’i vënë kokës gishtin

Se zot të tokës vetë shqipet ishin

Nga Molla e Kuqe e deri n’Janinë

Nga Manastiri e deri në Cetinë

Se stërnipërit e Kainit

Ishin fikësit e dritës së agimit

 

Malet sërish buqitën

T’fuqishmit kur hartën ckërmitën

Çakenjëve troje shqipesh u bënë tapi

Dhe damarë të jetës mbytën në zi

Nxorën kushtrimin e bënë benë

Të vdesësh tani e vlenë

Gjak lirie shpërtheu me furi

Atdheu të rilind përsëri

 

Malet kërkojnë se duam ne

Tokën që fshehin eshtrat nën dhe

Kërkon dhembja e loti rrëke

Gjak pafajësie të mos falet kurrë

Që të lëkundim dru e gurë

Për të kthyer kroje e korije

Nën flamur Shqipërie