Albert Habazaj: Evarist Beqiri dhe vlerat e shkrimit
EVARIST BEQIRI DHE VLERAT E SHKRIMIT “NJË ROMAN ME PESHË HISTORIKE”: “HALIMI” I PETRO MARKOS

Qysh
në krye të këtij shkrimi reflektues, dua të shprehem: Faleminderit dr. Evarist
Beqiri për shkrimin “Një roman me peshë historike” (kushtuar romanit “Halimi” i
Petro Markos)
Ky
shkrim lakonik dhe me shumë vlera i Evaristit, birit të denjë tërbaçiot, dr.
Evarist Beqiri për romanin e shkrimtarit të shquar Petro Marko, kalorësin rebel
të lirisë kushtuar Halim Xhelo Tërbaçit tonë të idealeve të larta kombëtare
meriton mirënjohje jo vetëm për risjelljen në kujtesën e sotme të dy burrave të
mëdhenj të kombit tonë, (shkrimtari i humanizmit universal nga Dhërmiu,
luftëtari dhe frymëzimtari i Njëzetës nga Tërbaçi), por sidomos për çka unë e
quaj një kambanë kushtrimi për ndërgjegjen kombëtare sot ndër ne.
Shkrimi
i Evaristit më ktheu mbrapa në kohë, kur unë isha nxënës i shkollës 8-vjeçare
"Halim Xhelo" Tërbaç në Gryka, ndoshta në klasë të tretë. I kam pasur
qejf librat e mirë, qysh fëmijë. Atëherë kemi ardhur në Vlorë me grupin e
fatosave, ndoshta të pionierëve me drejtor Dragoin e këngës labe Kujtim Mici
dhe këtë e verifikoj, duke kërkuar në bibliotekën time romanin
"Halimi" të Petro Markos, blerë në Skelë, më 10 shtator 1969.
E
kam dashur shumë Petro Markon për veprën e tij të shkëlqyer letrare, sidomos
për romanin "Halimi" (Tiranë; "Naim Frashëri"; 1969, 207
f.), për romanin etnologjik "Ultimatum" me objekt Luftën e Vlorës,
1920 (Tiranë, "Naim Frashëri", 1972, [328] f., ku ndër personazhet
kryesorë është Halimi ynë, po ashtu Selman Hyseni, Murat Tërbaçi etj.

Sa
ngjanin në karakter e dinjitet Halimi me Petron!
E
dua shumë Petro Markon, saqë do të kisha dëshirë të ishte nga Tërbaçi (po yni
është dhe Dhërmiu, se derë e tepsi kemi qenë, si i thonë fjalës), të paktën,
sipas burimeve shkrimore, qysh nga koha e Nilo Catalanos (vitet 1630-1640 e në
vijim).
Evaristi
meriton mirënjohje për mesazhet që jep, duke u shprehur se "romani
"Halimi" nuk është thjesht letërsi. Ai është kujtesë, ideal dhe
karakter...Sa grimca nga ajo djalëri e kulluar e shqiptarizmës jeton ende tek
ne sot?"
Në
nderim të 5 Majit - ditës simbolike të dëshmorëve, sjell ndërmend këngën
popullore
"Lule
more trima
Që
ratë për Atdhe"
dhe
shtoj:
Ju
e bëtë detyrën
Çfarë
po bëjmë ne?!
Evaristi
më tej nënvizon: "Ndoshta nuk është rastësi që disa libra nuk plaken
kurrë. Sepse nuk flasin [thjesht] për kohën e tyre...por për ndërgjegjen
tonë".
Mendojmë
se është e duhur që të kujtojmë se një nga pseudonimet që përdorte Halim Xhelo
në shkrimet që botonte ishte "NDËRGJEGJJA KOMBËTARE"
Ç'mendje
parashikuese kishte për të ardhmen gri me nuanca të murme...










