Vullnet Mato: Dhurata grave

Vullnet Mato
DHURATA GRAVE
Ju dhuroj buzëqeshjen time më të ngrohtë se dielli,
ta bëni qumësht për fëmijët tuaj të gjirit.
Ju dhuroj vargjet më të frymëzuara nga pena e krijimit,
t’i bëni ninulla të ëmbla për gjumin e bebeve.
Ju dhuroj dhemshurinë më të ndjeshme të shpirtit,
ta shtoni te meraku juaj për dhimbjet e njerëzve.
Ju dhuroj orët më qetësuese nga gjumi im i pakët,
të plotësoni zgjimet për të sëmurët e mesnatës.
Ju dhuroj ngrohtësinë më të zjarrtë nga gjoksi i valë,
të thani djersët tuaja gjatë raskapitjeve nga jeta.
Ju dhuroj frazat më të urta të formuara me fjalë,
ta shtoni te durimi juaj për fyerjet e padrejta.
Ju dhuroj puthjen e dy faqeve me shumë dëshirë,
të plotësoni përtesën e burrave të shkujdesur.
Puthjen e buzës ia dhuroj vetëm gruas sime të mirë.

_____
BREGDETI JUGOR Bregdeti jugor, një dhurim qiellor, me ullinj e portokalle, me perëndime ngjyrë alle, me treqind ditë diell prarues, me net hënore dhe yje vezullues, me hije palmash dhe aromë dafine, me brigje të blertë dhe det blu-marine, * me mjaltë lule cfake dhe bukë pala fiku, _____________________ me peshk gjithë llojesh dhe bronzim korriku, __________________ me këngë iso dhe brigje kaltëroshe ku rreh vala,_______________ me djem shtat - peshku dhe me vajza trup - ngjala,_____________ me kohën që të shkon sikur po bën shëtitje në përrallë,__________ me truallin si vargje poezie të vendosura përmbi shkallë, ________ ku nga Llogarai te Qafa e Botit, ndjehesh bir i llastuar i zotit.______









