Telegram urimi nga KSH “ Verrat e Llukës” - Hamburg
05.07.2009, 01:32 PM (GMT+1)

I nderuari Z. Kryeministër Dr. Sali Berisha,
Të nderuar populli i Shqipërisë!
Në mërgimtarët shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Bujanoci, Tetova e Gostivari, nga Tuzi e Ulqini, që afrohemi dhe takohemi në Klubin Shqiptar “ Verrat e Llukës” në Hamburg (Gjermani), që nga e diela 28 qershor e gjer sot i kemi përcjellë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe, çdo ngjarje që ka ndodhur që nga fillimi i votës së parë.
Gjatë kësaj kohe kemi qenë shumë të shqetësuar, jo nga frika se sovrani s´do t´ja jap besimin Partisë Demokratike dhe aleateve të saj, por ishim të shqetësuar nga deklarimet ogurzeza, histerike dhe të pa matura të krerëve të Partisë Socialist. Megjithatë, populli shqiptar e kuptoj se kush është e mira e Shqipërisë, e mira dhe e ardhmja e gjithë kombit shqiptar, andaj si sovran i plotfuqishëm ai-populli, ua dha besimin ta udhëhiqni kombin tonë edhe për katër vitet e ardhshme. Ju me votën e sovranit-popullit, tashmë nuk jeni vetëm një udhërrëfyes i PD-së, dhe i “Aleanca e ndryshimi”, por jeni i gjithë kombit tonë. FITORJA E PD-së, DHE E „ALEANCA E NDRYSHIMIT“ –ËSHTË FITORE E GJITHË POPULIT SHQIPTARË, PRANDAJ URIMET TONA ME TE SINQERTA DHE TE DALURA NGA ZEMRAT TONA.
RROFTË POPULLI SHQIPTAR!
Me respekt, mërgimtarët shqiptarë pranë
KSH “ Verrat e Llukës”-Hamburg
(Kryetari; Haxhi Dervishaj, anëtaret; Rexh Ismajlaj, Miftar Tahirsylaj, Arif Molliqi, Musa Mazrekaj, Haki Lipaj, Brahim Geci, Adem Loshi, Shefqet Lipaj)
Të Tjera
Në Fokus


