Fritz Radovani: Zemra e Ferdinand Temalit vazhdon me rrahë!

ZEMRA
E FERDINAND TEMALIT VAZHDON ME RRAH !
Gjithnjë të kam kujtue o Mik…e, do të kujtoj… Se, zani Yt më
ushton si gjithmonë:
“Do fitojmë apo jo?!…Po, Po, Po..!”
TI ISHE ATDHETAR I PERKUSHTUEM
E PUNTOR I PAVDEKSHEM !
E, Themelues i Asaj BSPSH, organizator dhe luftar në betejën
e përmbysjes së komunizmit ishe Ti, e vetëm Ti, o
Ferdinand Temali!..
E, na,.. mbas Teje!
13 dhjetor...
SHKODRA PA TIRANIN KRIMINEL ENVER HOXHA!
? Edhe njëherë plot
dritë kjo ndertesë e Prefekturës së Shkodres!/
U zgjue Shkodra mbarë me një mendim 46 vjeçar në kokë: “Deri
kur surrati i këtij tirani të pashoq vrastar perballë Prefekturës sonë?!”…
Vlonin rrugët e Shkodres, vlonin rrethinat, vlonin urat
lidhse të qytetit…
Vlonte Kalaja “Rozafat” !
Rinia ishte zgjue nga gjumi gjysëshekullor… Pushkët dhe
kazmat i kishte kraheqafë Ramiz Alia!
? Doli nga Instituti
Pedagogjik i Shkodres një djalë me një suazë të madhe në dorë, dhe mbas tij
disa studentë… Sa mërrijti tek shkallat e hymjes kryesore, veç kur i dha
krah asaj korrnizë, e shkoj tek trotuari copa e grima xhami bashkë me surratin
e enver hoxhës!
Mendova me vete: “Sot i erdhi fundi edhe këtij qen e bir
qeni!”… Nga Dugajt’ e Reja, kaloi një grup djelmësh të rij, që shpejtonin
hapin…
? Nga të katër anët Pjaca
Fusha e Çelës, po vershohej nga njerzit që shpejtonin me shkue tek Prefektura e
Shkodres. Ferdinand Temali në ecje më tha këto fjalë: “Po shkojmë me rrëzue
bustin e diktatorit, mirë u pafshim!..”
Të gjithë ishin aq të gëzuem, sa ndoshta, u dukej, se po
shkojnë në darsem…
U bashkuen tek Banka e Shtetit me një grup tjeter që me
Flamurin e Shqipnisë “pa yll”, thërrisnin: “Liri Demokraci!”, “E duem Shqipninë
si gjithë Europa!”, Ishte shperthimi i fundit që pritej me brohoritje nga
turmat e Popullit të Shkodres…
Rinia Shkodrane po realizonte andrren e sa e sa viktimave të
Gjenocidit të tiranit enver, e nder të fundit ishin Djelmët e Vajzat që pak
ditë perpara kishin la me Gjakun e Tyne Rinor, piramidat kufitare të Shqipnisë
cungueme nga “Europa plakë”, që i pat thurë një vjerrshë edhe Poeti Kombtar At
Gjergj Fishta, që as Ai nuk “zehët me gojë”!!
? U hap fjala e mori
dheun… Në Shkoder Rinia rrëzoi bustin e diktatorit!
Ka “disa shqiptarë” që, “as sot nuk e dijnë, se Ai… që e
zhguli dhe e ...!” Edhe data 2 Prill 1991 nuk harrohet!
? Një Shkoder Loce,
uroj me zemer: “enver hoxha e pastë thye qafen, e kurrma mos ia pashim
surratin, e i daltë fara e tij kudo në Trojet tona Shqiptare
Të Heroit Gjergj Kastrioti !”
Melbourne, 23 Maji 2026.







