Fritz Radovani: I paharrueshmi Luigj Gurakuqi – Hero i Kombit
I PAHARRUESHMI LUIGJ GURAKUQI - HERO I KOMBIT
“Shqiptar
i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë Shkodrane” - At Gjergj Fishta OFM

At
Anton Harapi:
“Burrit vërtetë burrë, L. Gurakuqit, i cili me kulturën e
neltë shpirtnore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare,
tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombëtar,
idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, – dedikimi i veprës “Andrra e Prêtashit”
kushtue Luigj Gurakuqit.
Fan s. Noli per Luigj Gurakuqin:
“Është pionier i qytetërimit përëndimor në Shqipëri, një
nga shqiptarët e flaket që thithi me themele kulturën e Përëndimit dhe si
njeriun që punoi më gjate e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e
saj në Shqipëri.” –
Fritz
Radovani: Luigj Gurakuqi ishte politikani ma i besueshem i Veriut
te Shqipnisë dhe kryesisht i Maleve tona. E kjo ka mundesi me kenë edhe arsyeja
pse e vrau tradhëtisht Ahmet Zogu.
Luigj Gurakuqi (Shkodër,
20 shkurt 1879 – Bari, 2 mars 1925)
Ishte veprimtar i
çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së
Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet. Hero
i Popullit Shqiptar.
Një nga personalitetet ma të shqueme të levizjes sonë
kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të
fillimeve të Pavarësisë.
Ka përjetue ngjarjet ma kulmore të jetës së vendit në
çerekun e parë të shekullit tonë në shumicën e të cilave në mos organizator,
ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë. Në shkrimet e tij përdorte emrat e
pendës Jakin Shkodra e Lek Gruda.
Luigj Gurakuqi kur ishte student ka shkrue
nder kujjtime:“Më çohet mall me kenë në shpi e me ndigjue Baben tue
kallzue, si përpara, në ngjarjet e Pashallarvet të Shkodres, trimnitë e Malcorvet
e luftat e Malit te Zi, sende qi kishte ndî prej t’et e që edhe ai vetë shume
kishte pa“.

«…
tue pà syt e tij të mekun kah ndezeshin e shkëlqeshin, tue e përmendë Shqipnín,
unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji
të puthun të nxehtë mbi at dorë që punoi sá e sá për Atdhé…”
Diplomën
e pjekunisë e merr në Kozencë për sciences naturelles, tue pasë
ndjekun dhe kurse të veçanta në filozofi. Vijoi studimet universitare në Napoli
(Itali) në Fakultetin e Mjeksisë në vitet 1901-1906[3][5] ku
njohu Zef Skiroin, profesorin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Institutin
Lindor të Napolit. Veprës së Skiroit Luigji do t’i përpilonte një parathanie,
të cilën Konica do ia paraqiste botës frënge me një përkthim fort të bukur në
të përkohshmen “Albania”. I përpimë nga ajo frymë që i kushtohej Shqipnisë
detyrohet me lanë studimet përgjysmë që t’i kushtohej valës së luftave për
lirinë kombëtare tue marrë emnin e tyne në pseudonimin Lekë Gruda.
Me
veprën “Vargënimi n’gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n’marim”
(Napoli, 1906) bani të parën përpjekje të suksesshme për kodifikimin e metrikës
së poezisë shqiptare. Po atë vit botoi në Bukuresht librin “Abetar i vogël
shqyp mas abevet t’Bashkimit e t’Stambollit me tregime n’dy dhialektet” e
në Napoli “Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja”
etj. Luigj Gurakuqi botoi mjaft poezi që dallohen për përmbajtjen patriotike,
për lirizmin dhe teknikën e vjershënimit. Me artikujt e tij ai dha edhe një
ndihmesë me rëndësi në mendimin estetik e në kritikën letrare shqiptare.
Sa
i përket vokacionit të tij të gjuhës shqipe, Atë Justin Rrota «gjuhën shqype e
njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár».
Mrlbourne 11 Maji 2026. Vazhdon
Pjesa e dytë.








