Fritz Radovani: Dy figura botnore shqiptare

DY FIGURA
BOTNORE
SHQIPTARE
GJERGJ
KASTRIOTI SKENDERBEU
DHE
IMZOT
PAL ENGJULLI
Në
Shqipninë plakë janë gurrat e lumejëve dhe të prrojeve, e janë edhe shpellat e
errta të maleve tona ku edhe sot gurgullojnë vijat e pashterrshme të Gjakut të
Shqiptarëve, e prap sot, nuk thirren “kufijë” të Shqipnisë së Gjergj
Kastriotit! Janë shtatoret e Trimit të Krujës, të ngrituna nder Shtetet ma të
njohuna të globit, e prap ka nga tradhëtarët tanë që kerkojnë me e mohue e
ndryshue historinë!
Aty
janë pasuesit e Atij Burri që me shpaten e vet, i tha otomanëve: “Ndal...e jo,
ma ndej!”, dhe, po prap... mbi gjurmët e Tij, Shqiptarët vazhduen luften per
mbrojtjen e Lirisë së trojeve tona, e kur ua kerkoi Atdheu per Até dhane edhe
jeten. E ku janë Varret e Tyne të bekueme!?
Ku
janë bré, trojet e harrueme të Atyne Trimave që në vitin 1911 trandën
Stambollin, e sot Emnat e Tyne nuk i gjenë as nder librat e shkollave fillore?!
Kush mundet me mohue Emnat e Atdhetarëve tanë që gati mbas 500 vjetësh, i thanë
turqëve e malazezëve “shporruni këndej” në Hot dhe në Memorandumin e Gerçës, e
sot këta Emna nuk permenden fare tue fillue nga Ded Gjon Luli i Traboinit të
Hotit, Palok Traboini, Sokol Baci i Grudës,
Dedë Nika Bajraktar i Grudës, Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit, Col Dedi
i Selcës Këlmendit, Tomë Nika i Shkrelit, Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit,
Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit, Gjeto Marku i Hotit, Martin Preka i
Shkrelit, Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës, Prelë Marku,
Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup
Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas, Bash Bajrami, Bajraktar i Nikajve dhe
Bec Delia. (Marrë nga Revista L.E.K.A. 1937).
Mohohen
veprat e Don Nikollë Kaçorrit, At Mati Prennushit, Luigj Gurakuqit, Avni
Rrustemit, Bajram Currit e të sa e sa Herojë dhe Heroinave Shqiptare, që na
nderuen me vepra emnin e Kastriotit...E t’ Imzot Pal Engjullit !
A
mundet me pasë Shqipnia histori pa Formulen e Pagzimit t’ Imzot Pal ENGJULLIT
?! – Asnjëherë!
LAVDI
FIGURAVE TË PAVDEKËSHME TË HISTORISË SONË TË NDERUEME GJERGJ KASTRIOTIT
SKENDERBEUT DHE IMZOT PAL ENGJULLIT !...
Melbourne, 1 Qershor
2026.






