Gjon Keka: Unë e kam zgjedhur udhën e Gjergj Kastriotit dhe jo atë të Haxhi Qamilit

1h më parë


Unë e kam zgjedh udhën e Gjergj Kastriotit dhe jo atë të haxhiqamilit

Nga Gjon Keka

Sikur po shihet, sepse deri më sot nuk kam has asnjë popull apo komb që adhuron pushtuesit dhe mbanë ideologjinë fetare të tyre me qejf, madje edhe të shajnë e njollosin e të thonë tana të zezat nëse ia prekë sulltanat, perandorinë otomane dhe ideologjinë e tyre fetare.

Êshtë e habtishme se sa shumë ballabana, hamzakastriota e haxhiqamila paska në mesin tonë, si është e mundur me u adhuru sulltani tiran pushtues, madje me u quajt shpëtimtar.

Nuk kam dëgjuar deri më sot që një pushtues të shpëton, përveçse të robëron e të çnderon, t'i merrë të gjitha pasuritë kombëtare e natyrore, ta merrë lirinë dhe pavarësinë.

Në vend se ta lavdërojmë e duam kryeheroin tonë Gjergj Kastriotin (Skënderbeun) i cili na shpëtoi e na ruajti identitetin tonë, na bëri me flamur kombëtar dhe na dha shembullin e shtetndërtimit, të lidershipit, të strategut, të ruajtjes së qenjes iliro-arbërore dhe na e siguroi vendin e natyrshëm në familjen europiane, por, vetëm nëse ecim gjurmëve apo udhës së tij që ai na e la përgjithmonë si udha e natyrshme dhe vërtetë e shpëtimit të kombit tonë dhe rikthimit në familjen e civilizimit të përbashkët europian. Unë e kam zgjedh udhën e Gjergj Kastriotit, sepse vetëm në atë udhë është shpëtimi i kombit tim, shtetit, brezave dhe të ardhmes sonë në familjen e përbashkët europiane, nuk ka udhë tjetër, të gjitha udhët tjera artificiale janë antikombëtare dhe vetëshkatërruese për kombin, shtetin tonë dhe brezat.