Florim Zeqa: Albin Kurti me LDK-në nën sqetull as që i merr në konsideratë veprimet opozitare!
Albin Kurti me LDK-në nën sqetull as që i merr në konsideratë veprimet opozitare!

Kahet e zhvillimeve politike me
drejtime të kundërta, janë duke e vënë në pikëpyetje të ardhmen e vendit tonë!
Partisë fituese i duhen aleatë të rinj për vazhdimin e qeverisjes, kurese
vendit i duhet një opozitë e fuqishme në Kuvend si korrektor i vazhdueshëm të
gabimeve të qeverisë!
Opozita e ndarë, mundësi e artë për
Albin Kurtin
Partitë (aktuale) politike janë një e
keqe e domosdoshme që i duhet vendit në organizimin politik dhe të
funksionalizimit të institucioneve shetërore. Kosova nuk guxon të vazhdojë me
këtë situatë bllokuese, e cila e ka lënë shtetin pa Ushtrues Detyre të Presidentit
(pa Komandantin Suprem të FSK-së), pa Kryesi dhe pa Kryetar të Kuvendit, pa
Kryeministër dhe pa Qeveri!
Pas
çdo procesi zgjedhor, një parti delë fituese cila do qoftë ajo, e ka për
obligim formimin e institucioneve shtetërore në afatet kushtetuese, në mënyrë
që shteti të mos mbetet pa institucione!
Ndërsa
partitë humbëse e kanë për obligim koordinimin e tyre si parti opozitare në
Kuvend, pa asnjë detyrim kushtetues ndaj partisë fituese!
Me
të filluar bisedimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me partitë
opozitare, vetëm njëra prej tyre, në këtë rast, PDK u tregua më e sinqertë në
deklarimet e saj, duke ia bërë të qartë kryeministrit dhe qytetarëve të vendit
se do të qëndrojë në opozitë!
Për
dallim nga PDK, partia e tretë në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës shfaqi
haptas ambiciet e saja politike për të bashkëqeverisur me Albin Kurtin!
Meqë
Albin Kurti nu kua përmbushi ambiciet personale dy prej krerëve të LDK-së, u
tërhoqën nga bisedimet për bashkëqeverisje!
Mirëpo,
ky qëndrim i LDK-së nuk zgjati shumë, përseri iu afruan Albin Kurtit për t'a
ndihmuar në gjetjen e një Presidenti konsensual apo të pranueshëm nga të dyja
palët, pa i pyetur fare partitë tjera popzitare, në këtë rast PDK dhe AAK, të
cilat tashmë kanë zgjedhur një rrugë tjetër për ta sfiduar Albin Kurtin!
LDK
me pavendosmërinë e saj dhe moskonsistencën e qëndrimeve është kthyer në
"as mish" dhe "as peshk", të cilës nuk i beson më askush, e
aq më pak Albin Kurti i cili është duke e bërë lojën e dyfisht para qytetarëve,
kinse është i angazhuar në formimin e institucioneve, kurse në anën tjetër në
koordinim me LDK-në është duke i prolonguar zgjedhjet e jashtëzakonshme, tashmë
të paralajmëruara më 27 dhjetor!
Sikurse
në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar, Vjosa dhe Lumiri, edhe tani
janë duke e ndihmuar Albin Kurtin në qëllimin politik!
Tashmë
të gjithë e kanë kuptuar lojën, Lumiri me njerën këmb në LDK, kurse tjetrën e
mban në LVV.
Vjosa
as në qiell as në tokë, me mendje në Presidencë!
Sikurse
LVV-së që i duhet kohë, edhe LDK-së i nevojitet koha për ta rimarrë vetën si
parti humbëse serike e zgjedhjeve në Kosovë që nga viti i largët 2004 nën
drejtimin e liderit historik, Ibrahim Rugova!
Kur
jemi në këtë analizë të shkurtër pas zgjedhore nuk mund t'i hy në hak partisë
së katërt në vend, AAK-së apo siq po i thonë tani Aleanca, e cila e ka
kushtëzuar Albin Kurtin me 6 pikat e famshme, duke iu bashkangjitur PDK-së në
rrugën demokratike të shfaqjes së pakënaqësive përmes të protestuarit në Kuvend
dhe jashtë tij!
Jam
thellësisht i bindur që, sikur opozita të ishte e bashkuar në veprimet e saj,
Albin Kurti do të vepronte ndryshe! Mirëpo, me LDK-në nën sqetull as që i merr
në konsideratë veprimet e tyre!
Mos konstituimi i Kuvendit dhe mos
zgjedhja e Qeverisë janë duke i shkaktuar dëme të pariparueshme vendit. Përveq
aspekteve ekonomike, vendi rrezikon të rrëshqas në anarki totale, me ç'rast
Serbia është duke i "fërkuar" duart në pritje të trazirave në Kosovë!
Nuk e deshët 'Hutin', pritne 'Dautin'!
Qofsha
gabim në parashikim tim!
Florim Zeqa, analist i pavarur politik.


