Sevdail Hyseni: Xhebraili

Satirike
XHEBRAILI
Një fukara shpirttrazuar,
mbeti krejt i dëshpëruar.
Punë nuk gjente askund,
tha:- Do t’i jap jetës fund!
Hipi në një lis skaj malit,
për t'i dhënë fund hallit.
Poshtë zëri i erdhi ngadalë:
- O more burrë, ç'ke vallë?
Ishte Kryeengjëlli vetë,
me fytyrë e shpirt të qetë:
- Pse kërkon të ikësh sot,
kur s'të ka zënë asnjë lot?
- S'jam i sëmurë, as n’bela,
por, fund e krye fukara.
Hallin tim s'e qajnë aspak,
më shkon jeta tym e flakë.
Xhebraili buzëqeshi pak,
tha: - Mos u bënë merak!
Kam një ofertë për ty sot,
që mos të derdhësh më lot.
Kur sëmuret ndonjë njeri ,
më sheh mua te koka i rri.
Thuaj: - Na qenka me fat,
ende vdekjen s’e ka ngat.
Por kur dal te këmbët unë,
mos e zgjat e mbaro punë.
Shkurt u thua mos u mërzitni:
- Këtij udhëtimi i erdhi te fyti.
Njerëzit s'dinë ç'ka sheh ti,
do të japin me grushte flori.
Ti veç fjalën e mbanë drejt,
xhepat mbushi shpejt e lehtë.
La vetëvrasjen pas pajtimit,
u bë mjeshtër i parashikimit.
Shkonte shpejt e me nxitim,
si urgjenca për në shërbim.
Seç u bë me ara, stane, male,
me tërë t’mirat e jetës ideale.
Nga opingat e grisura dje,
veshi çizmet me lëkurë të re.
Por, koha s'pyet për pasuri,
as për emër dhe madhështi.
Kur dalin thinjat e pleqërisë,
mbase vjen dita e llogarisë.
Hyn Xhebraili te këmbët i rri,
plaku thirri:- Oj grua, ku je ti?!
Ma kthe kokën, në anën tjetër,
fryma në grykë më ka mbetur.
Por, Xhebraili, si për shaka,
prapë te këmbët i del pa nda’.
Gruaja përsëri e rrokullisi,
shtratin krejt e përmbysi.
Në fund Xhebraili qeshi,
fjalën butë ia përsheshi:
- Ktheje nga ta kthesh kot,
erdha shpirtin t’ia marr sot.
Po deshe rrotulloje krevatin,
hiqi këmbët, ndërro’ shtratin.
Bëje rreth si rrota e mullirit,
si tramaku në lesh të kallirit.
Ora kur vjen, nuk pyet njeri,
as pasuri, as parti, as qeveri.
Kur shpirti për fyti të kapë,
s’ka forcë që e kthen prapë.
Plaku mbylli sytë ngadalë,
heshti, pa thënë asnjë fjalë.
Kuptoi, foli veç për të tjerë,
e për vete kurrë, asnjëherë!
(Karikatura marrë nga interneti)


