Florim Zeqa: Kalkulantët bashkëpjesëmarrës në rrënimin e LDK-së!
Kalkulantët bashkëpjesëmarrës në rrënimin e LDK-së!

Lajmi i mirë për LDK-në do të ishte
sikur pas përfundimit të takimit 'konultues' të kryetarit Abdixhiku me
kryetarët e degëve, të dilnin me komunikatën, se nga nesër fillon procesi i
brendshëm zgjedhor në LDK, e jo të thuhet se nga sot fillon debati në LDK!
Statuti elastik i LDK-së, shpëtim për
dështakët politik
Debati në LDK është i hapur që nga
Kuvendi i VI apo kuvendi i karrigeve, nga Kuvendi i VIII i katandisjes së
LDK-së e deri në kuvendin e fundit më 31 janar të këtij viti, ku u përligj
rrënimi i LDK-së rugoviane!
Deklarata
e 'Kolegjiumit' të degëve të LDK-së e dëshmon kapjen e kësaj partie nga klanet
dhe grupet e interesit! Nuk ka si të jetë ndryshe, kur arsyetohet humbja e thellë në
zgjedhje e 7 qershorit dhe zgjedhjet e brendshme partiake prolongohen 'përgjatë
vitit 2027', pa caktuar afatet kohore se kur do të mbahen ato!
Është
interesant të thuhet, se klanorëve të LDK-së, kur ju konvenon thirren në
statutin elastik të partisë, ndërsa kur nuk ju konvenon, jo vetëm që e
harrojnë, e shkelin me të dyja këmbët siq është rasti i kryetarit aktualë, i
cili e gëlltiti dorëheqjen e ofruar vitin e kaluar si akt moral për humbjen në
zgjedhje, të cilin e kthejë në 'mocion besimi', ku për një fije floku i shpëtoj
shkarkimit në kuvendin e ashtuquajtur të punës!
Kurse
tani, pas humbjes së tretë radhazi më 7 qershor, nuk flet më për përgjegjësi
politike, por për vazhdimësi të drejtimit (kapjes) të LDK-së në kundërshtim me
vullnetin e elektoratit!
Kalkulantët vegla të secilit që e
drejton partinë
Sikur të ishte vetëm kryetari fajtor
për humbjen, kjo do të ishte e keqja më e vogël, por janë në soj tjetër i
njerëzve brenda LDK-së, të cilët gjithmonë bëjnë kalkulime, si t'i ofrohen apo
imponohen kryetarit të partisë, për të nxjerrë ndonjë privilegj prej tij!
Kalkulantët
janë tërë kohën aktiv në rrjetet sociale, dhe ashtu siq varion politika ditore
i ndryshojnë qëndrimet e tyre!
Për
ta dëshmuar këtë, po e ilustroj me një shëmbull parktik: "Një figurë e
lartë e LDK-së, derisa ishte Fatmir Sejdiu kryetar, në profilin e tij mbante
vetëm fotot e tij! Mirëpo, pas rënjes së Sejdiut përmes puçit politik, brenda
natës e rifreskon profilin e tij, duke i zëvëndësuar fotot e Fatmir Sejdiut me
fotot e Isa Mustafës!
Ky
soj i servilëve e kanë sjellur në këtë dergje LDK-në, në të cilën qëndrojnë
vetëm formalisht për realizimin e interesave personale, kurse në zgjedhje
votojnë mbase edhe votojnë për partitë rivale të LDK-së, më qëllim të hapjes
edhe të një dere tjetër për kënaqjen e egos për pushtet dhe privilegje personale!
Kalkulantët
politikë, sa herë që hapet debati politik në LDK heshtin dhe presin përfundimin
e debatit për të treguar pozicionin e tyre në përputhje me epilogun e debatit,
duke u arsyetuar në këtë mënyrë: "Unë i repektoj vendimet e organeve
drejtuese të partisë"!
Thënë
ndryshe pa ekuivoke, kalkulantët janë pjesëmarrës në rrënimin e LDK-së
post-Rugoviane, duke mbështetur herë njërin e herë tjetrin klan për interesa
personale.
Për dallim prej servilëve dhe
puthadorëve të kryetarit, aktivistët dhe veprimtarët e devotshëm janë sikurse
çlirimtarët që e bëjnë luftën për ideale pa asnjë lloj kalkulimi! Nuk i
nënstrohen egos së askujt, nuk shiten dhe as nuk blihen në fushata zgjedhore!


