Presidenti i Edi Ramës ju uron: Gëzuar Kurban Bajramin!

Presidenti i Edi Ramës, Bajram Begaj, i njohur edhe si “Sheqeri”, por edhe “Byrom”… apo diçka e tillë, e ka hedhur petkun e një “presidenti” të një shteti laik dhe është veshur me çarçafin e Haxhi Qamilit, ndjesë, me çarçafin e Haxhi…llekut!
Bajromi
ne FB:
''Bajram
Begaj
Të
dashur besimtarë myslimanë,
Nga
Meka, qyteti i shenjtë i besimit dhe paqes, në këtë ditë të shënuar të Kurban
Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për më shumë begati, shëndet,
harmoni dhe mirësi në familjet tuaja!
Kurban
Bajrami është kujtesë për sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit, solidaritetin me
njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë. Shoqëria bëhet më e
fortë kur njerëzit ndajnë jo vetëm gëzimin, por edhe dhembjen dhe përgjegjësinë
për tjetrin.
Festa
si Kurban Bajrami na rikujtojnë vlerat që i kemi mbajtur gjallë ndër shekuj:
besimin, familjen, mikpritjen dhe respektin për njëri-tjetrin.
Jam
veçanërisht i nderuar që këtë festë ta pres në Mbretërinë e Arabisë Saudite me
ftesë të Mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud, në vendin ku miliona besimtarë
nga e gjithë bota bashkohen në lutje, përulësi dhe paqe.
Gëzuar
Kurban Bajramin!
Zoti
sjelltë paqe, mirësi dhe begati në çdo vatër shqiptare!''




