Vladimir Shyti: Qef o qef Lale… Të mjerët numërojnë qindarkat
Një përshkrim nga e kaluara
Qef o qef Lale…
Të mjerët numërojnë
qindarkat…

Përgjatë
viteve të sistemit kapitalistë në rritje kanë ndodhur aq shumë ngjarje,sa që ka
humbur tërë kuptimi kohës.Kur,si dhe qysh u ndërtua ky rend?Si u largua populli
shqiptarë në getot Europiane?Kur ishin larguar nga shtëpitë?Po me tren nga
kishin udhëtuar?Vite më parë,apo një natë para?Sa kohë patën qëndruar në erën e
acartë dhe,sa të shara,ofendime?Sa orë më parë,sa vite,sa muaj,sa
minuta?Patjetër që duhet të ishin në ëndërr,që ende vazhdon edhe sot e kësaj
dite.
Pse
e shkrova këtë artikull?
Mos
vallë e shkrova që të qetësoj veten,apo për arsyen krejt të kundërt,të mos
luaja mendsh,apo të kuptoi llojin e çmendurisë,këtë marrëzi të pamasë,që
shpërtheu si histori dhe në ndërgjegjen e shqiptarëve.Ku,u bënë ujqër,ose i
bënë misionarët që morën përsipër ndërtimin e rendit kapitalist,duke përfituar
të fortit,banditët dhe brezi i ri komunist.
Apo
mos vallë u shtyva nga ideja për të lënë pas një trashgëmi fjalësh,kujtimesh,që
do t’i përkasë së shkuarës si një histori të shëmtuar.Ose si dëshmimtari,i cili
beson se ka një detyrim moral që përpiqet me aq forcë të pakët që kam për të
ndaluar këtë armik,që është duke shijuar këtë fitore të fundme ku, dhe të
fshehë krimet e tyre nga populli ,i cili tërhiqet zvarrë për të qenë edhe ata
të pranishëm në këtë festë të vitit të ri me mundime e sakrifica.
Fituesit
festojnë përmes jehonës së zymtë që varfëria ka pllakosur vendin,ku zvarriten
nëpër zyra të qeverisë për një pike ujë.Majmen mbi ushqimet e kalbëzuara që
vijnë nga ana e anës dhe,ku kontrollorët mbushin xhepat e turpit me
sëmundjet,që nuk i parandalojnë qysh në doganë.Ndërtojnë rezorte mbi vuajtjet e
vdekjet e të mjerëve,që ilaçet e farmakosura nga skadenca që u jep mjeku pasi
ka marr xhelepin e vet.Turp xhvasin pensionistët që numërojnë qindarkat për të pirë
kafenë e mëngjezit,të cilët sa hapin sytë mendojnë për vdekjen.
Kjo
panorama me dy sfonde;të pasurit me shumë krime dhe të varfërit me shumë
mundime kalojnë çdo cak të një jetese.Krejt të ndryshme nga ato të muzgut
shpirtëror,zymtisë së purpurt dhe,shkëlqimit nga odet e rënduara të
oligarkëve.Asnjera prej tyre nuk është krejt ritmike,si himnet e shkruara për
zymtinë,që janë të rimuara me shtrirje të gjërë drithëruese,ashtu dhe strofa të
ndërtuar bukur,ku poeti lodhet shpejt dhe shpirtërisht është i paqëndrueshëm,trembet
mos shkon poshtë,tek odet e lira në ujvarën tronditse të ritmit,ndaj mbështet
te rima me patericë.Në asnjë nga këto panorama nuk është e arsyeshme në
kuptimin e qartësisë,dhe asnjera pamend;nuk ka forma.Dikur në barazi,pa
prona,pa të fortë,pa oligarkë dhe vjen një ditë që kafshët e egra shqyejnë
tufën,e cila merr arratinë nga sytë këmbët dhe,ç’të molloisë më poeti.
Tashmë
kërceni e këndoni,rendi pas tingujve të rimuar nga vet ju në poezitë e të
çmendurve.Por,mos harroni;se shqiptaria një ditë do të mblidhet dhe do t’u
këndoj këngën e përvajshme,ku dhe do të hoshëtij koralen e madhe bijëve dhe
bijave të këtij vendi të sakatosur nga ju,që dolët nga hiçi.


