Eshref Ymeri: Fjalët emocionuese të vëllait nga Çamëria

2h më parë

Fjalët emocionuese të vëllait nga Çamëria

Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri

Në Protestën e ditës së sotme (28 qershor), çdo shqiptari atdhetar i lanë mbresa të thella fjalët e bashkatdhetarit të dashur, i cili kishte ardhur nga Trualli ynë etnik, nga Çamëria jonë e shtrenjtë, dhe pikërisht nga Margëlliçi.

Disa ditë më parë, mes shumë pankartave që mbanin në dorë protestuesit, binte në sy së tepërmi edhe Pankarta me mbishkrimin  “Çështja çame kërkon vëmendje, jo fjalë”.

Në historinë e atdheut amë, pas vitit 1944, Çështja Çame, e braktisur dhe e tradhtuar përgjithmonë nga diktatura komuniste e kriminelit Enver Hoxha dhe nga demoshëmtia dhjetoriste pas vitit 1991, për herë të parë, po shtrohet publikisht në një Protestë mbarëpopullore. Si e tillë, kjo Çështje po vlerësohet si Çështje Kombëtare Çame. Pra, vetvetiu del përfundimi se, në frymën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Protestë po shtrohet edhe prolemi i ribashkimit të trojeve tona etnike.

Duke pasur parasysh, që, partia socialiste në pushtet, si një formacion politik komunist, me orientim antikombëtar, nga radhët e veta ka nxjerë Ramën në krye të qeverisë, një armik i betuar ky i kombit shqiptar, kalorës i helenizmit, i cili shpërfill me arrogancë kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e tij të padiskutueshme, atëherë duhet që ushtarakët nacionalistë, me në krye kolonelin Hajro Limaj, veteran i shquar ushtarak, të marrin situatën në dorë.

Koloneli Hajro Limaj gëzon një respekt të thellë në radhët e gjithë bashkëkombasve tanë me dinjitet të lartë kombëtar, sepse në vitin 1997, kur Athina kishte krijuar bindjen se në Shqipëri “qe bërë deti kos” dhe, me pretendimin për gjoja mbrojtjen e minoritetit grek, afroi në kufi trupat ushtarake për pushtimin e jugut të vendit tonë, ai, si atashe ushtark në Ankara, takoi Kryeministren Tansu Çiller dhe e vuri në dijeni për sa më sipër. Dhe, siç dihet, Zonja Tansu Çiller mori në telefon presidentin grek, të cilin e paralajmëroi, se, në rast se sulmohej Shqipëria, ushtria turke do të zbarkonte në Athinë. Pas këtij paralajmërimi, Athina u tërhoq me bisht ndër shalë, si ndonjë qen i rrahur, çka të kujton fjalët e Xhovani Bokaços  (Giovanni Boccaccio - 1313-1375), i cili ja si shkruan për grekët në veprën e tij të famshme “Dekameroni”:

“… duke ditur vesin e grekëve, që sa më pak të gjejnë burra që t’ju thyejnë dhëmbët, aq më tepër shtyhen përpara me potere e kërcënime dhe, përkundrazi, kur hasin ndonjë burrë të vërtetë, jo vetëm përulen, por arrijnë sa të poshtërojnë veten” (Xhovani Bokaço. “Dekameroni”. Botim i plotë. Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Tiranë 1993. Vëll. 3. f. 217. Përkthyes: Ali Hashorva).

Kaliforni, 28 qershor 2026.