Florim Zeqa: Rugovistët e rrejshëm më të dëmshëm sesa antirugovistët!
Rugovistët e rrejshëm më të dëmshëm sesa antirugovistët!

LDK nuk e di ku e ka 'bishtin e as
kokën'
Pas shkuarjes në amshim të liderit
historik, LDK-në e kanë pushtuar klane dhe grupe interesi, të cilat e kanë
keqpërdorur filozofinë politike rugoviane, duke u munduar të imitojnë Ibrahim
Rugovën, disa me shall rreth qafe, sa të tjerë me buzëqeshje cinike tentuan që
të krijojnë imazhe fallso në emër të Ibrahim Rugovës.
LDK e zhveshur tërësisht nga filozofia
politike rugoviane
Individ dhe grupe të interesit ndërtuan
karrierë politike, duke u ngritur madje dhe në hierarkinë më të lartë
shtetërore pas asnjë kontribut personal në çlirim dhe shtetndërtim, të cilët e
shfrytëzuan LDK-në vetëm për qëllime personale, grupore dhe klanore.
Aq
shumë e kanë bastarduar Lidhjen Demokratike të Kosovës, saqë Ajo nuk ka mbetur
më as si surrogat i LDK-së rugoviane!
LDK
aq shumë është varfëruar në vlerat e saj politike, historike dhe kombëtare,
saqë është zhveshur tërësisht nga filozofia politike rugoviane!
Këta
individ, klane dhe grupe të interesit, e kanë ndarë partinë shtetformuese në
disa fraksione si brenda ashtu edhe jashtë në mërgatën tonë.
Janë
këta shërbëtor të ish sistemit komunist jugosllav, të ricikluara dhe mercenarë
të cilët ishin kundërshtarë të Rugovës dhe rival politik të LDK-së rugoviane,
që asnjëherë nuk ishin në linjën e pastër kombëtare.
Pas
vdekjes së Rugovës, Lidhja Demokratike e Kosovës është abuzuar pamëshirshëm në
vijimësi nga grupet e caktuara të interesit, të cilat sot kanë marrë formë dhe
përmbajtje antishtetërore!
Këta
individ dhe grupe të interesit kanë ndërtuar fraksione brenda partisëe, e kanë
sjellë Lidhjen Demokratike të Kosovës jo vetëm në pozitën e tretë në nivel
vendi, por me tendencë të zhbërjes totale si subjekt politik!
Fakti
që LDK nuk po arrin të konsolidohet asnjëherë, e gjithë kjo është pasojë e
aspekteve të sipërcekura dhe pasojë e ambicieve të sëmuara karrieriste të
individëve dhe grupeve të interesit.
Rivaliteti mes grupeve të interesit e
rrënoj në themel LDK-në post-Rugoviane
Aq i madh është rivaliteti mes grupeve
të interesit në subjektin më të vjetër politik në vendin tonë, saqë më nuk
dihet kush e ushtron forcën e vogël reale të mbetur në këtë parti!
Pa
dashur që ta personalizojë, sot LDK nuk e di ku e ka 'bishtin e as kokën' për
shkak të ngatërrimit të roleve politike, ku të ricikluarit dhe mercenarët po
ngriten më lartë në hierarki sesa veprimtarët dhe themeltarët!
Kjo
e ka zbehur në masë të madhe imazhin LDK-së.
Andaj
nuk është për t'u habitur pse elektortati i saj ka lëvizur drejt partive tjera!
Për
të qenë ironia edhe më e madhe, klanet dhe grupet e interesit këtë elektorat të
LDK-së të shpërndarë gjithandej partive politike në Kosovë i quajnë
"trushpërlarë", e vetën "shpëtimtarë" të LDK-së!
Po
ndodhë pikërisht kështu, për faktin se LDK asnjëherë nuk iu ka dhënë hapësirë
veprimi dhe vlerësimi figurave markante të saj, aktivistëve dhe veprimtarëve,
të cilët më vite dhe dekada e kanë bartur mbi supet e tyre barrën e të gjitha
aktiviteteve dhe vështirësive të kohës.
Por,
ju ka dhën hapësië dhe i ka ngritur në karrierë politike ata që nuk kanë asgjë
të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përkatësisht me traditën e
lavdishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës përgjatë viteve të '90-ta apo siq e
pëlqej t'i quaj ndryshe, 'Vitet e Krenarisë Kombëtare'.
Përkthyer ndryshe këtë realitet të hidhur, LDK-ja e sotme në radhë të parë ka mungesë lidershipi, mungesë të vlerave njerëzore, politike dhe atdhetare! Nuk ka si të jetë ndryshe, kur akuzohet elektorati për dështimet e drejtuesve të saj!


