Florim Zeqa: Zgjedhja e kryetarit përmes Referendumit, akt i kthesës së madhe në LDK!
Zgjedhja e kryetarit përmes Referendumit, akt i kthesës së madhe në LDK!

Duke
e parë tendencën e katandisjes së partisë drejt greminës së pafund dhe
zhgënjimin e thellë të elektoratit të LDK-së për humbjet e njëpasnjëshme në
zgjedhjet parlamentare, e shpreha gatishmërinë time që ta marrë përgjegjësinë e
drejtimit të partisë më të vjetër në vend, jo pse kam ambicie personale, por,
për të parandaluar ndarjen e re dhe për të ndihmuar ngritjen dhe rikthimin e
LDK-së në vendin që e meriton.
Kthimi në ADN-në
politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kjo nuk është deshirë personale, por
mundësi reale për të përmbushur kërkesat e elektoratit Rugovian të LDK-së.
Kemi nevojë për lidership të ri dhe unitet veprues në
reformimin dhe konsolidimin e plotë të strukturave të LDK-së përmes një procesi
të brendshëm zgjedhor, të rregullt dhe demokratik e jo përmes Kuvendeve të
improvizuara për të ruajtur vazhdimësinë e kapjes dhe uzurpimit të LDK-së!
Kjo që ofrojë unë nuk është rrugë e re dhe as e vjetër, por
është kërkesë për Referendum qyetarë për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, e
cila është kthim në ADN-në politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila
për qëllim ka rikthimin e shkëlqimit të tri shkronjave të arta-LDK.
Të shumtë janë mbështetësit e filozofisë politike rugoviane
edhe nga partitë e tjera, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për rikthim të
menjëhershëm në LDK në rast të zgjedhjes time në krye të LDK-së!
Unë, në rrugëtimin politik nuk e synoj vetëm në 16
përqindëshin e mbetur në LDK, por e synoj 30 përqindëshin e elektoratit pasiv
(rugovian) të shpërndarë gjithandej subjekteve e tjera politike!
E mirëpres edhe vullnetin pozitiv nga 16 përqindëshi i
elektoratit të LDK-së, të rreshtuar verbërisht pas rrënuesve të filozofisë
politike rugoviane.
Më 2 Janar 2026 ka
filluar Epoka e dryshimit në LDK
Pavarësisht heshtjes së zyrtarëve të
lartë të LDK-së, me kandidaturën time për Kryetar të LDK-së, më 2 Janar 2026 ka
filluar Epoka e dryshimit dhe e rikthimit të fuqishëm të filozofisë politike
rugoviane, të cilin nuk mund ta pengojë dhe parandaloj askush!
Tashmë krahë meje janë rreshtuar shumica e elektoratit të
heshtur të LDK-së dhe të penduarit që kanë ikur nëpër parti të tjera si pasojë
e kapjes dhe uzurpimit të LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit!
Elektorati e ka mirëpritur dhe vlerësuar lartë kandidaturën
dhe misionin tim jetësor për ringritjen e LDK-së si 'Feniksi' nga hiri i
rrënuesve të pamëshirshëm!
Vullneti im dhe gatishmëria e elektoratit janë fisnike dhe
hyjnore, janë aq impulsive sa që nuk ka forcë që na ndalon në misionin tonë për
ringritjen e LDK-së!
LDK-në nuk mund ta ringrisin ata që e rrënuan, ata që e
kapën dhe e shfrytëzuan pamëshirshëm për dy dekada për interesa personale.
LDK nuk ringritet me demokraci të improvizuar pa moral
politik dhe pa etikë njerëzore.
Ringritjen nuk mund ta bëjë një autokrat i sojit të Lumir
Abdixhikut, i cili dorëheqjen e ktheu në pazar politik dhe në luftë klasash në
LDK!
Lumir Abdixhiku dhe askush tjetër nuk mund ta konsideroj si
fitore votimin në "Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor", pasi
diferenca mes mbështetësve dhe kundërshtarëve do të jetë minimale dhe nuk do
t'i jepë votëbesim të plotë!
Votëbesimi është demagogji dhe mashtrim i radhës i klanit të
Isa Mustafës, të cilët me kërkesën kinse për dorëheqjen e Lumirit, për qëllim e
kanë mbrojtjen dhe jo largimin e tij nga drejtimi i partisë!
Vjosa pa kredibilitet më shumë e dëmtoi sesa e ndihmoj LDK-në
Me rikthimin e Vjosa Osmanit jo vetëm që nuk ndodhi
'bashkimi i madh', ndodhi përqarja më e madhe e elektoratit brenda LDK-së!
Vjosa është produkti që e solli loja djallëzore e Lumirit
dhe mbështetësve të tij morbid, ku prapa tij qëndron një klan i fuqishëm
antirugovist dhe antishtetëror!
Klanorët po mundohen t'ia shesin 'sapunin për djath'
elektoratit përmes të ashtuquqjturit "Kuvend i Jashtëzakonshëm Zgjedhor",
të cilat janë mashtrime të kriposura me hipokrizi siq ishte
"dorëheqja" e Abdixhikut pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të
kaluar!
Pas votimit të kontrabanduar në 'Kuvendin e Punës' jo vetëm
që nuk ndodhi ndryshimi në qasjen e drejtimit të partisë, LDK-në e çojë drejt
ndarjeve dhe përplasjeve të fuqishme dhe të njëpasnjëshme!
U dëshmua katërçipërisht se në LDK nuk janë vetëm dy klanet
e së njëjtës kokë (Isa Mustafa) që u ballafaquan në Kuvendin e 31 Janarit, por
janë edhe shumë klane tjera me ambicie për të udhëhequr me këtë subjekt
politik, të cilat do të përplasen fuqishëm në të ashtuquajturin "Kuvend i
Jashtëzakonshëm Zgjedhor"!
Referendumi e kthen
vendimarrjen tek elektorati dhe e shpëton LDK-në nga zhbërja totale
Në fakt, kjo është arsyeja pse unë
vendosa të kandidoj për drejtimin e partisë. Kandidatura ime nuk është ambicie
personale por mision për ringritjen e LDK-së!
Kandidatura ime është treni i fundit për shpëtimin e LDK-së!
Pa kaluar kohë e gjatë do të bindeni për këtë, por kam dronë
se do të jetë vonë për LDK-në!
Në rrethanat aktuale të ndarjes dhe fragmentizimit të
LDK-së, e vetmja mundësi për kthimin e shpejtë të besimit është krijimi i një
grupi të pavarur brenda elektoratit për organizimin e një Referendumi për
zgjedhjen e Kryetarit, në të kundërtën, në LDK asnjëherë nuk do të ketë paqe
mes yryshnikëve të pushtetit derisa kjo parti të bie në humnerën e pakthim,
pasi LDK është katandisur keq jo vetëm në aspektin numerik, por në vlerat
demokratike.
Baza deleguese e Kuvendit të LDK-së është e vjetëruar dhe e
konsumuar nga viti i largët 2010, të cilën e instaloj Isa Mustafa përmes puçit
politik.
Andaj, vetëm Referendumi mund ta kthejë vendimarrjen tek
elektorati dhe mund ta shpëtoj LDK-në nga zhbërja totale!
Kthimi i vendimarrjes tek elektorati kinse përmes
"Kuvendeve të Jashtëzakonshme" pa zgjedhje të brendshme, të lira dhe
të ndershme është vetëm një frazeologji mashtruese e klanorëve, të cilët
dëshirojnë që ta konsolidojnë tandemin Lumiri-Vjosa në LDK pa zgjedhje të
brendshme dhe pa e reformuar partinë!
Vendimarrja tek elektorati kthehet
vetëm përmes Referendumit si barometër demokratik i cili e bën matjen më të
saktë të vullnetit të elektoratit!
Vullneti i popullit është vullneti i Zotit!
Cilido kandidat që zgjedhet Kryetarë i
LDK-së përmes Referendumit do të jetë i pranueshëm për të gjithë dhe i
suksesshëm në ringritjen e partisë.
Nëse elektorati më ngarkon me besim për
drejtimin e LDK-së, unë do ta shpërblejë me ringritje të shpejtë në vendin që e
meriton, si zonjë të parë të skenës politike kosovare dhe mbretëreshë të
qeverisjes së vendit pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare!
Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së!
Orsago (Itali), 20.07.2026


